500 kursantë nisin Shkollën Bazë të Policisë, Didi: Kjo shkollë nuk duhet parë si privilegj për të mira materiale

4 Shkurt 2015, 17:35Kronika TEMA

500 kursantë nisin  Shkollën Bazë të Policisë “Për patrullë të Përgjithshme” për grupin e dytë , të cilët u përzgjodhën pasi kaluan me sukses të gjitha fazat e procesit konkurrues të zhvilluar vitin e kaluar.

Gjatë fjalës së tij në këtë ceremoni Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, duke i uruar suksese kursantëve gjatë procesit të shkollimit dhe trajnimit, u kërkoi atyre që të angazhohen maksimalisht, të marrin sa më shumë dije, në mënyrë që të jenë të aftë profesionalisht për t’i shërbyer sa më mirë publikut.

“Fillimi i këtij shkollimi nuk duhet parë nga ana juaj si një privilegj për të përfituar të mira materiale, por si një mundësi për ti shërbyer denjësisht publikut,- u shpreh Didi.
Po ashtu Drejtori i Përgjithshëm u kërkoi kursantëve, që krahas aftësimit të tyre teorik, ti kushtojnë vëmendje të veçantë dhe procesit të përgatitjes fizike dhe aftësimit të tyre praktik, pasi siguria kërkon punonjës policie të përgatitur fizikisht, si dhe nga ana operacionale.

“Ju do të jeni punonjës policie, që do shërbeni në të gjitha rrethet e vendit, duke u përballur me sfidat e këtij profesioni sa fisnik aq dhe të vështirë dhe në këtë shërbim ju duhet të reflektoni korrektësi, profesionalizëm dhe etikë, duke mos u pajtuar me asnjë akt korrupsioni dhe duke zbatuar me përpikmëri ligjin”, theksoi Didi.

Gjatë kësaj ceremoni Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së shtetit dhe Drejtori i Qendrës së Formimit Policor vunë në dukje faktin se njohuritë e fituara gjatë procesit të shkollimit bazë policor, shërbejnë si gur i rëndësishëm në themelin e karrierës profesionale të gjithë kursantëve në Policinë e Shtetit, por ky proces është vetëm fillimi i shkollimit policor, pasi në strukturat ku do të shërbejnë në të ardhmen, do të vijojnë trajnimet dhe shkollimet për forcimin e vazhdueshëm profesional, që bazohet në teorinë e të mësuarit gjatë gjithë jetës.

Ky është kursi i 9-të i Shkollës Bazë të Policisë për Patrullë të Përgjithshme, përmes të cilit do të marrin njohuritë e duhura 500 kursantë, rreth 50% e të cilëve janë femra.

3 komente në “500 kursantë nisin Shkollën Bazë të Policisë, Didi: Kjo shkollë nuk duhet parë si privilegj për të mira materiale”

  1. coli says:

    o didell duhet kontrolluar sjelljet e tyre njerez me probleme me te kaluar kriminale nuk mund te jene figure e policise

  2. treporti says:

    Kurset e analfabetizmit zhvilloheshin ne cetat partizane.Te pakten sa jam une deshmitar,ka nja 40 vjet qe egziston akademia e rendit,qe nxjerr police me shkolle te larte.Kuadro te formuar ne ate akademi,sot jane pa pune,ose jane roje private,se nuk i pranojne ne polici,qe po mbushet me kursante plepash.Po kete beri Sali Berisha ne 92-shin,nxorri nga puna gjyqtaret me fakultet juridik dhe punesoi kursantet 6 mujor te plepave.Sot po ja sheh hajrin gjithe shqipria ketyre kursanteve,qe jane bere kanceri i drejtesise shqiptare.Prandaj Didi mos hap kurse policash,por shto nje lende specialiteti ne akademine e rendit,se policat me akademi i ke pa pune!

  3. Tafili says:

    Duhen te pergatiten ne vazhdimesi edhe grupe te tjere me nga 500 e 1.000 police te rinje qe te zevendesojne ata qe nuk i pergjigjegjen stadit te tanishem te zhvillimit. Te tille qe duhen te largohen nga policia e shtetit jane ata qe nuk kane pergatitje fiziko-profesionale, nuk kane aresim dhe qe nuk kapin normat e pergatitjes fiziko-ushtarake. Gjithashtu te mos harrojme ata qe nuk paguajne energjine elektrike, ujin dhe taksat e tjera, qe i mesoj keq PD me modelin e qeverisjes Berisha-Topalli & Co.Duhet testim si per mjeket se ajo pune e ndane shapin nga sheqeri. Polici ne demokraci duhet te jete shembullor ne sjellje dhe ne punen e tij te jete nje profesionist i afte jo nje spiun i partise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje