Ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, raportoi në komisionin kuvendorë të Veprimtarisë Prodhuese për Projekligjin e ri për Energjinë.
Gjinkuri tha se projektgjili është hartuar me asistencën e USAID.
Ministri tha se projektligji është me rëndësi jetike për zgjidhjen e problemit të energjisë duke theksuar se adresohen të gjitha problemet me të cilat ndeshet aktualisht sistemi energjitik në Shqipëri.
Gjiknuri tha se projektligji adreson të gjithë problematikën e tregut të energjisë duke shmangur kështu abuzimet e kryera më parë.
Po shteti, do të mbajë ndonjëherë përgjegjësi për cilësinë dhe furnizimin pa ndërprerje, të energjisë që i jep konsumatorit…???!!!