Përmbytjet/232 pjesëtarë të FA në ndihmë të popullsisë në zonat e përmbytura

3 Shkurt 2015, 13:05Kronika TEMA

Forcat e Armatosura, me kërkesë të Prefekturave të qarqeve të Jugut dhe me urdhër të Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të FA-së, u angazhuan në ndihmë të popullsisë së përmbytur në jug të vendit, Sipas një informacioni nga Ministria e Mbrojtjes, Komanda e Mbështetjes, u angazhua në operacion evakuimi:

a. Në komunën Novoselë Vlorë me 20 forca dhe 3 mjete transporti, 2 motobarka, 4 gomone të batalionit të Kërkim Shpëtimit. U evakuan 5 persona dhe shpërndanë ndihma për banorët në nevojë.

b. Në komunën Levan, Fier, me 2 automjete të kalueshmërisë së lartë, në mbështetje të Shtabit të Emergjencave Civile të Qarkut Fier, për evakuim popullsie si dhe transport të forcave të rendit për në fshatin Hoxharë.

Komanda e Doktrinës dhe Stërvitjes, u angazhua në operacion evakuimi:

a. Në komunën Novoselë, Vlorë, me 10 forca dhe 4 mjete transporti të QSI, Bunavi, në mbështetje të Shtabit të Emergjencave Civile të Qarkut Vlorë, u evakuann 35 persona, 2 mjete civile dhe kanë shpërndarë ushqime për familjet ne nevojë.

Totali i forcave dhe mjeteve të Forcave të Armatosura të angazhuara në operacion:

Forca: 232 persona.

Mjete transporti: 29 copë.

Mjete transporti ujor: 2 motobarka, 4 gomone.

Gjithashtu, Forcat e Armatosura kanë në gatishmëri operacionale të gjitha kapacitetet e deklaruara për përballimin e Emergjencave Civile.

Për shkak të vijimit të kushteve të këqija të motit, angazhimi i Forcave të Armatosura në operacion për përballimin e situatës së krijuar në Jug të vendit për shkak të reshjeve të dendura të shiut, vijon me të njejtin intensitetet dhe me të njejtin përkushtim. /gj.k/

1 komente në “Përmbytjet/232 pjesëtarë të FA në ndihmë të popullsisë në zonat e përmbytura”

  1. Eri says:

    hallall qumeshti i nenave

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje