Ministria e Shëndetësisë ka pezulluar nga puna infermieren e cila shfaqet në një video duke i marrë para një pacienti deri në verifikimin e plotë të ngjarjes . Lajmi është konfirmuar nga zv.ministrja e Shëndetsisë Milva Ikonomi gjatë një deklarate për mediat. Konomi tha se njerëzit e korruptuar nuk kanë vend në shëndetësi .
“Duke marrë shkas nga akti i sotshëm qytetar i denoncimit publik të këtij rasti të dënueshëm korruptiv të mitmarrjes, si dhe duke vlerësuar angazhimin e qytetarëve si partnerë të rëndësishëm në zhvillimin dhe përmirësimin e shërbimit tonë spitalor, Ministria e Shëndetësisë i bën thirrje dhe nxit çdo qytetar të këtij vendi që të jetë pjesë aktive e bashkëpunimit të ndërsjelltë për denoncimin e çfarëdolloj akti korruptiv, me të cilin ata ndeshen gjatë ofrimit të shërbimit të kujdesit shëndetësor.
Ashtu siç e kemi theksuar përherë, sfida jonë mbetet rikthimi i besimit të humbur të qytetarëve tek shërbimi shëndetësor.
Prandaj, jemi të vendosur që të mos lejojmë që asnjë akt që bie ndesh me këtë angazhim themelor qeverisës, apo çdo punonjës të sistemit të kujdesit shëndetësor që provohet të jetë i përfshirë në akte korruptive, të mos gjejë vend në sistemin e kujdesit shëndetësor që duam të ndërtojmë”, u shpreh zv.ministrja Milva Ikonomi.
Ajo theksoi se sfida e drejtuesve të shëndetësisë mbtet rikthimi i besimit tek qytetarët , teksa i ka ftuar këta të fundit të denoncojë korrupsionin në portalin e prezantuar këtë të hënë nga qeveria.
“Për këtë qëllim, ftojmë qytetarët të denoncojnë aktet korruptive në portalin unik online kundër korrupsionit të prezantuar sot në takimin e organizuar nga Ministria e Çështjeve Vendore: www.stopkorrupsionit.al
Gjithashtu, gjejmë rastin të informojmë publikun se shërbimi mjekësor në spitalet publike është falas, duke ju kujtuar se mitdhënia është po qa e dënueshme si dhe mitmarrja.
Së fundi, dëshirojmë të sigurojmë opinionin publik se Qendra Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, si dhe profesionistët e shërbimeve mjekësore të këtij institucioni, mbeten të përkushtuar në çdo orë të ditës dhe çdo ditë të vitit, për të çuar përpara misionin e ofrimit të kudesit cilësor mjekësor ndaj pacientëve”.
Videoja është regjistruar me celular në spitalin pediatrik të Tiranës.Aty duket një infermiere që merr para nga një pacient. Kjo është video e dytë e regjistruar brenda pak muajve në ambientet e QSUT-së. Me herët disa të rinj regjistruan një video teksa ngacmonin një paciente,e cila kishte mbërritur në QSUT pas konsumit të pijeve alkolike.
Ndërsa kryeministri Rama nga ana e tij, përmes videove të publikuara në profilin e tij në Facbook shkruan se ndryshimet në ambientet e QSUT-së janë reale në shërbim dhe fasadën e brendshme dhe të jashtme të ndërtesës./j.h
Mos u merrni me cironka po shifni peshqit e medhenj!
Nuk luftohet korrupsioni me spiunllik.
Rrituni rrogat punonjeseve te administrates se jane per faqe te zeze e pastaj kerkojuni hesap.
alekso,
ti nuk po bën gjë tjetër veçse po tregon injorancën tënde!!injorancë që është prezente në një shumicë dërrmuese në shqipëri!!
zotëri kërkuam kapitalizëm??
po!!
në kapitalizëm ka një rregull të thjeshtë!!
zbatimin e kontratës së punës!!(ishte dhe në socializëm)
në kontratën e punës shkruhet se punë marrësi duhet ta zbatojë atë!!në kontratë për punën e bërë caktohet një shpërblim!!para se të firmoset ajo punë marrësi ka të drejtë të mos e firmosë!!ka të drejtë të kërkojë më shumë shpërblim!!nëse shpërblimi nuk i pëlqen ai nuk duhet ta firmosë atë!!
kështu dhe në këtë rast!nëse kësaj infermiere nuk i del rroga mund të largohet nga puna dhe të gjejë një tjetër me rrogë më të lartë!!
ti do të thuash “e ku ta gjejë”?
nës nuk ka një më të mirë,duhet ti mëshojë bythës dhe ta mbajë atë që ka!!nuk ka asnjë arsyetim që mund ta arsyetojë vjedhjen!!kjo ka vjedhur dhe pikë!
ti do të thuash është një “cironkë”!e di po të ishte peshkaqen i bardhë so ti kishte zënë vëndin ilir metës!!
Booooboooo kush flet per korrupsionin ne shendetesi nje super hajdute dhe mashtruese si Milva Ikononi. Po mire moj zonja zv. ministre e Shendetesise nje pyetje kam sa Euro mblodhe vitin e kaluar teksa u beje promovimin e punes punonjesve te ministrise? Ata qe nuk morren pjese ne kete “testim” e dime qe u larguan nga puna!
Ne fakt, i gjithe ky korrupsion nuk mund te lulzonte sikur qytetart/qytetaret do te rrefuzonin te jepnin lemoshe. Megjithate, duhet patjeter qe te gjithe atyre qe ju kerkohet rryfshet ti denoncojne ata pasi vetem keshtu mund te shkulet kultura e mit-marrjes. Poshte hajdutet kudo qofshin ata/ato. Njerez parazite.
Altini
Mjaft meshou. mos u merni me 200 leke por shikoni milionat e eurove qe vjedh ministria e shendetesise me tendera dhe ilace te fallcifikuara.shikoni standartet e rrugeve ,milionat qe vidhni dhe nuk investoni per hidrovoret,argjinaturat e lumejve,milionat qe fitoni duke qene aksioner te spitalet private dhe studiot televizive
Mjekët filojnë të goditen sa herë lart punët s’janë mirë.
Keta e “kapen” nje te korruptuar se i futen ne xhep 200 leke .Po kaq “dine” e kaq munden se nuk kane kohe jane te zene me tenderat miljonalekeshe jane te zene me ryshfetet per te emeruar drejtore .O na i shpifet me horrllekun qe ju ka zene syte ju e nuk arrini te dalloni sa te neveritshem jeni bere .Ju votuam se kishte vajtur ku nuk mbante me dhe nuk mund te durojne kete tallje publke qe u beni halleve dhe probleneve me karshillekun tuaj.Thyeni qafen o te paafte , te korruptuar e meskine , injorante e te ndryre qe e shikoni pushtetin per te mbushur xhepat me miljonat e taksave tona e gjurmoni 200 lekeshe per te hedhur hi syve se po beni te pamunduren .Me ke ????? do beni punet e mira me faren ekeqe qe keni shpendare si drejtues te institucioneve ???.Me gjeni nje mjek te nderuar qe drejton Spitalet , jane vetem degjeratat qe u lepine bythen ju se mjeket e nderyar me me dinjitet punojne ne heshje , nuk jane ankuar kurre fale humanizmit ,kurse ata te paaftet qe ciren e bertasin lufte kunder korupsionit i keni bere drejtora e jane duke vjedhur edhe kripen ne guzhine jo me te tjerat .
turp ata qe e kane xhiruar per 200 lek.Ata se kuptojne qe e moren ne qafe dhe i hoqen buken e kalamajve.Turp kush meret me infermjere