Mjeti i ushtrisë gjatë operacionit për evakuuimin e 5 personave në fshatin Shtyllas, është përmbysur. Mjeti i ushtrisë po shkonte në ndihmë të të përmbyturve por fatkeqësisht është përmbysur në Kthesën e Qarrit.
Mësohet se nuk ka të lënduar nga aksidenti, ndërkohë që forca të tjera ushtarake po shkojnë në ndihmë të kolegëve dhe të të përmbyturve të tjerë.
Një një stan pranë fshatit Ferras, një çift ka mbetur i bllokuar. Një helikopter pritet që t’i vijë në ndihmë çiftit të rrezikuar.Ndërkohë në fshatin Povelç, 3 familje rrezikojnë jetën ku mes tyre janë edhe 3 fëmijë. Situata në Fier vazhdon të jetë e rënduar nga përmbytjet edhe në zonën e Darzezës.