Ministria e Brendshme raporton se janë evakuar rreth 300 familje në fshtrat e rrezikuara nga përmbytjet në qarqet Vlorë, Fier e Berat.
Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshem Florian Serjani, ka raportuar situatën për 24 orët e fundit ku flet për normalizim të situatës sa i përket prurjeve nga Lumi Drino.
Problem sipas Ministrisë së brendshme është lumi Gjanica, i cili sipas informacioneve ka përfshirë plotësisht fshatin Evet.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Brendshme lumi Seman ka patur ulje te nivelit të tij. Ndërkohë që në Levan forcat e ndërhyrjes së shpejtë kanë evakuara 100 familje. Nga kthesa e Qarrit janë evakuar 30 familje.
Për disa orë banorët e këtij fhsati kanë qëndruar mbi çati për ti shpëtuar përmbytjes. Zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme tha se operacionete evakuimit po kryhen bashkë me ushtrinë.
Serjani tha se në Frakull janë evakuar 30 familje ndërsa sipas tij është rivënë në punë ujësjellësi që furnizon me ujë Fierin. Me kërkesën e prefektit Fier, janë nisur 2 helikopterë për evakuimin e 5 banorëve në një fshat dhe 7 të tjerë në një fshat tjetër, të cilët kanë shpallur emergjencën pasi rrezikojnë të mbyten. Sipas Ministrisë së Brendshme janë evakuuar nga Novosela 70 familje. Në fshatin Bishaj rrezikohet përmbytje e madhe dhe për këtë arsye janë evakuar 40 familje.
Ndërsa në Elbasan vijojnë reshjet për 24 orët e fundit, Ministria e Brendshme raporton se në se ato do të vazhdojnë atehërë rrezikohet Diga e Banjës . Në se do të ketë prurje intensive orët në vazhdim është parashikuar të hapet porta por me këtë veprim rezikohet përmbytja e banesave të fshtarave përrreth. Ministria e Brenbdshme garanton se po merren masat për të evituar çdo rrezik. Ministria e Brendshme i ka kërkuar të gjithë qytetarëve të evitojnë lëvizjet në zonat e rrezikuara nga përmbytja, si dhe në rastet kur janë të rrezikuar nga përmbytjet të telefonojnë policinë./j.h
shkoi per lesh Zike arapi……….
doni edhe ”big alvania” qe ta katandisni nje hale alla turka ne Ballkan………..!
Ke te drejte turkofagos po me kete tru qe ke ti qe lef vend e pa vend heret a vone kane per te ta qi nanen.
Cudira: kur ishte ne pushtet pd permbytej vetem veriu, tani ne pushtet eshte ps permbytet jugu…