Forcimi i marrëdhënieve mes dy vendeve ishin në fokus të takimit që ministri i Drejtësisë Nasip Naco zhvilloi me homologun e tij kosovar Hajredin Kuci.
Naço po zhvillon një vizitë zyrtare në Kosovë, ku ka theksuar se ndasitë e diktuara për shkak të rrethanave historike duhen rikuperuar përmes vendosjes së marrëdhënieve bilaterale në të gjitha fushat, përfshirë edhe drejtësinë.
Ministri Kuçi ka shfaqur interes lidhur me funksionimin e mbikqyrjes elektronike, për të cilën do të ishte me rëndësi dhënia e disa specifikimeve teknike.
Në nivelin e deritanishëm të bashkëpunimit të dy ministrat kanë mbetur të kënaqur, ndërsa dakorduan mbi nisjen e një marrëveshjeje në fushën e të drejtës civile.
Gjatë konferencës pasuese për shtyp të dy ministrat theksuan nevojën e ndërmarrjes së reformave të shkëmbimit të eksperiencës, duke patur objektiv ngritjen e një sistemi drejtësie lider në rajon, përsa i takon thellimit të reformave.
Ndërkaq Naço evidentoi rëndësinë e sigurisë juridike në të dyja vendet, si një fakt përcaktues edhe në nivel të përthithjes së investimeve të huaja.
“Reformat tona do të jenë në një linjë me standardet e BE-së duke qenë se anëtarësimi në të është një sfidë e përbashkët”, tha Naço.
Në vijim të takimeve zyrtare, Naço është pritur edhe nga Kryetari i Kuvendit të Kosoës Kadri Veseli. Gjatë takimit u vlerësua rëndësia e një dialogu politik parlamentar, i cili do të ishtë në shërbim të thellimit të reformave.
Naço theksoi se vullneti politik dhe gjithëpërfshirja janë çelësi i suksesit të reformave. Referuar ngjarjeve të fundit të shënuara në Kosovë, Naço vlerësoi se duhen respektuar të drejtat e pakicave apo edhe opozitës për të protestuar, por kjo duhet të ndodhë brenda standardeve të gjithëpranuara demokratike, duke mos cënuar proceset integruese të vendit.
Naço është takuar edhe me kryesuesin e Këshillit Gjyqësor të Republikës së Kosovës Enver Peci. /gj.k/
Marrveshja juaj mes vedi eshte si dashuria mes elefantit ku shkaterohet pylli e mjere ke do te zini poshte