Përmbytjet/ Qeveria e vlerëson situatën si kritike

2 Shkurt 2015, 21:50Kronika TEMA

Qeveria e konsideroi si kritike situatën e krijuar në jug të vendit për shkak të shkak të përmbytjeve.

Qarqet ku situate paraqitet më kritike janë Vlora, Fieri, Berati, Gjirokastra dhe Elbasani, ku nga përmbytjet e 3 ditëve të fundit si pasojë e daljes së lumenjve nga shtrati dhe përmbytjes së dhjetra hektarëve tokë bujqësore dhe një numri të konsiderueshëm banesash.

Për shkak të reshjeve të shumta të shiut lumenjtë Vjosë, Osum, Gjanica dhe Shkumbin kanë dalë nga shtrati.

Kryeministri Edi Rama në inspektimin që i bëri situatës në Novoselë, një nga zonat më të prekura në jug të vendit, theksoi se kjo është pasojë edhe e barbarisë që është bërë në 24 vite ku janë shfrytëzuar pa kriter si territori ashtu edhe lumenjtë.

Qeveria e mbledhur në një mbledhje të jashtëzakonshme ka analizuar situatën dhe ka diskutuar për hapat e mëtejshëm, referuar edhe zhvillimeve në ditët e ardhshme.

Zv.Kryeministri Niko Peleshi tha se të gjitha shtabet emergjencës janë në gjendje gadishmërie.  Sipas tij, Ministri i Brendshëm ka ngritur shtabin qendror, ndërsa në cdo qark është ngritur nga një shtab me në krye prefektët. Peleshi tha se ka dëme të shkaktuara nga kjo situatë, por operacioni ka qenë i gjithanshëm.

Kemi kërkuar mbështetje dhe do të shfrytëzojmë cdo hapësirë. Shpresojmë që situate më e keqe ka kaluar”, theksoi zv.Kryeministri.

Ndërsa ministri i Bujqësisë Edmond Panariti theksoi se hidrovoret kanë qenë në gadishmëri, kanë punuar me fuqi të plotë.  Sipas tij, kjo situatë e jashtëzakonshme ka ndodhur për shkak të daljes së lumenjve nga shtrati.

Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri theksoi se shtabet e emergjencës civile do të jenë në gadishmëri maksimale për të përballuar me sukses çdo lloj situate që mund të krijohet.

“Disa qarqe në jug të vendit janë në situatë kritike, ku me mijëra hektarë janë përmbytur. Për çdo strukturë do të ishte e vështirë përballimi i situatave të tilla, kur lumenjtë kanë dalë nga shtrati.

Janë evakuar mbi 300 familje. Kjo është një emergjencë civile, një situatë kritike por ne jemi në gadishmëri të plotë. Qytetarët të mirëkuptojmë forcat e rendit apo ato të FA përsa i takon evakuimit apo moskthimit në banesat e tyre të përmbytura.

Gjendja në jug të vendit vijon të mbetet problematike dhe dëmet e shumta janë në gjënë e gjallë dhe tokë buqësore, por fatmirësisht deri tani pa dëme në njerëz. Situata pritet të përkeqësohet ditën e  mërkurën, pasi intesiteti i rreshjeve të shiut do të jetë edhe më i madh”, theksoi Tahiri, i cili vlerësoi angazhimin e të gjitha strukturave të shtetit në përballimin e situatës. /gj.k/

 

 

1 komente në “Përmbytjet/ Qeveria e vlerëson situatën si kritike”

  1. tfgs says:

    Ndertoni xhami,ndertesa 15 kateshe,bingo,kazino,”lungo mare”,qyteza/hale turistike,valvisni drone me ”big alvania” e pordhe me rigone……….popull zulu,me keq ta gjeni………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje