Reshje të dendura shiu kanë përfshirë të gjithë territorin e vendit, ndërsa pritet të përkeqësohet situata nga përmbytjet në jug.
Autoritetet u bëjnë thirrje banorëve të cilët u evakuuan përgjatë tre ditëve të mos rikthehen në banesat e tyre pasi pritet përkeqësimi i situatës.
Apeli erdhi pasi disa prej familjeve janë rikthyer në banesat e tyre për të pastruar llumin e mbetur.
Po ashtu autoritetet u kërkuan banorëve që të bashkëpunojnë ngushtë me strukturat e emergjencave civileve, me Policinë e Shtetit me të gjithë të përfshirët në këtë proces, për tu evakuuar, në rast paralajmërimi. Ndërsa veriu i vendit është përfshirë nga reshjet e dëborës dhe qarkullimi i mjeteve është i vështirë, ARRSH rekmandon përdorimin e zinxhirëve për shkak të ngricave.
Një ditë më parë Ministria e Brendshme njoftoi se një sipërfaqe prej 5 mijë hektarësh në mbarë vendin ndodhej nën ujë për shkak të përmbytjeve të ditëve të fundit.
Gjithashtu u bë e ditur se ishin evakuuar 420 familje dhe se kishte nisur shpërndarja e ushqimeve për familjet në zonat më të goditura, kryesisht në fshatin Novoselë. /gj.k/
Sa popull i papergjegjshem qe jemi….Ate qe thon mos e bej ate bejme ne…????!!!!