Ministria e Shendetesise i ka bere thirrje qytetarit Arian Galdini qe te bashkpunoje me autoritetet lidhur me pretendimet e tij ndaj rastit qe ka denoncuar.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, znj. Milva Ekonomi u takua me z. Galdini, në një përpjekje për të kërkuar bashkëpunimin e tij dhe të familjes, me qëllim vënien në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë të një kopjeje të dokumentacionit të spitalit në Turqi, ku pacienti ishte kuruar, dokumentacion, që provonte se kurimi në Shqipëri kishte qenë problematik, apo qoftë edhe i paqenë sipas tij.
Vetëm duke patur dokumentacionin e spitalit në Turqi, Ministria e Shendetësisë mund të kryente një hetim të plotë dhe shterues mbi trajtimin që pacienti kishte marrë në QSUT, mjekimet e përdorura, cilësinë e barnave, efektet e tyre dhe protokollin e ndjekur nga specialistët shqiptarë, gjë e cila vërtetohet paraprakisht edhe nga rezultatet e analizës nëpërmjet teknikës me markues tumoralë të përdorur për këtë qëllim.
Kopja e dokumentacionit turk ishte mëse e nevojshme për të zbardhur të vërtetën, duke qenë se zoti Galdini në cilësinë e të afërmit të pacientit pretendonte se specialistët turq kishin gjetur anomali në mënyrën e trajtimit të këtij rasti në Shqipëri.
Pavarësisht premtimit të z. Galdini për të bashkëpunuar me autoritetet e Ministrisë së Shëndetësisë, ende sot nuk kemi asnjë dokument, asnjë provë, asnjë rezultat analize që të provojë akuzat e ngritura nga zotëria në fjalë.
Ministria e Shëndetësisë është duke kryer ndërkohë hetimin e saj, por për aq kohë sa dokumentacioni që z. Galdini pretendon se ka nuk do të vihet në dispozicion, rezultatet e hetimit do të jenë të cunguara, pasi do të mungojë krahasimi mes gjetjeve të mjekëve shqiptarë dhe atyre turq.
Duke vazhduar të besojmë se denoncimi i z. Galdini ishte një denoncim i sinqertë i një shqiptari të ndershëm që kërkon që problemet e vuajtura nga familja e tij të shërbejnë si shembull për të mos u përsëritur më, Ministria e Shëndetësisë fton edhe njëherë z. Galdini të tregohet bashkëpunues me Ministrinë për të zbardhur të vërtetën, teksa akuzon publikisht mjekët e QSUT-së.
E nëse arsyeja pse z. Galdini nuk bashkëpunon e nuk ofron një kopje të dokumentacionit që ai pretendon se justifikon akuzat e ngritura është mungesa e dëshirës për të zbardhur të vërtetën, atëherë Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me institucionet e drejtësisë do të vazhdojnë të hetojnë deri në zbardhjen përfundimtare të së vërtetës për këtë rast të bërë publik.
Mos u merni me plehren sepse plehra eshte mashtrues ordiner i parfumosur mire
Pse dhe denoncimet e gomereve do te trajtohen???
Te besosh kete plere eshte me e demshme se vete semundja. Galdini duhet futur ne burg per mashtrim.
M.Sh. duhet ta hetoje deri ne fud rastin duke e denoncuar vete ne prokurori. Per zbardhjen e te vertetes Ka shume mundesi qe te tjete nje shpifje e trilluar per qellimet ogurzeza te fatos e sali mutit.
Nuk kuptoj perse duhen prova per ju ne lidhje me kete ceshtje.Zonjen farmaciste e njohin te gjithe.Bile edhe Ministrin qe vidhte qe kur ishte tek Sigurimet Shoqerore.keta tipa nuk e merritojne te hetohen,por duhet te shkarkohen.Hetimin e ben prokuroria e jo Ministrua.
Ka qene zedhensi i Fatos Nanos, mereni me mend se sa i besueshem eshte.
Te gjith ata qe e konsiderojne nje trillim hallin e ketij njeriu I cili e ka ndare me ne kete problem jane njerez te ndyre sepse komentojne ne favor te atyre bastardeve qe drejtojne kete shendetsi te degjeneruar.te gjith ata qe qe e quajn trillim hallin e ketij familiari u duhet ta vuajn vet kete gje qe ta kuptojne . …..tng