Transballkanikja/ Banorë të Vlorës protestë para Kuvendit

5 Shkurt 2015, 10:40Kronika TEMA

Banorët e lagjes Kushtrim në Vlorë zhvilluan një protestë para Kuvendit të Shqipërisë në nisje të seancës parlamentare.

Banorët kërkojnë shpronësimin e banesave të tyre dhe jo strehimin në një ambient tjetër sikundër është propozuar nga Qeveria.

Ata shprehen se nuk janë kundër ndërtimit të rrugës, por kërkojnë që Qeveria të dëmshpërblejë banorët edhe për banesat.

Protesta zhvillohet dy ditë përpara se INUK të nisë aksionin për prishjen e ndërtimeve, i cili pritet të nisë të shtunën. /gj.k/

5 komente në “Transballkanikja/ Banorë të Vlorës protestë para Kuvendit”

  1. ardi says:

    Bravo Cimi! Ti duhet te jesh kryetari i Bashkise qe Vlores i eshte dashur gjithmone. Je njerezor dhe nuk ke futur duart ne leket publike.

    1. tani says:

      ne fushata te gjithe behen njerezor.

  2. beni says:

    ma jan VLONJATE apo SHPELLARE TE ARDHUR ME 1990.

  3. Klimax says:

    Erdhen, rrembyen tokat, ndertuan cfare deshen dhe tani quhen “autokton”!!!!!!!

  4. STAVRI says:

    lagja KUSHTRIM eshte BATHORJA E VLORES

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje