Përmbytjet/ Rama: Presim një sasi të konsiderueshme fondesh nga BE

7 Shkurt 2015, 11:15Politika TEMA

Kryeministri Edi Ramaka zhvilluar një takim me komunitetin e sipërmarrjes për të sensibilizuar solidarizimin në ndihmë të banorëve të zonave të përmbyturta.

Në fjalën e tij me disa sipërmarrës që janë përfshirë me ndihmën e tyre për banorët e zonave të përmbytura Rama foli për punën e bërë nga strukturat e shtetit dhe ka bërë thirrje për solidaritet për përballimin e situatës.

Ajo që vlen të theksohet sot është se puna e strukturave të ndihmës menjëhershme , qoftë forcat speciale dhe emergjencave civile dhe gjithë forcave të angazhuara ka qenë e lavdërueshme sepse ka garantuar , të jepet edhe ndihma e domosdoshme.

Nga ana  tjetër këto struktura që janë në dispozicion, nuk janë të mjaftueshme pa rrjetin e solidaritet shoqëror , që do shtrihet nga sipërmarrje në vendin tonë tek sipërmarrja në Kosobë ,ku janë marrë ndihma pozitive”, tha Rama.

Ai lajmëroi edhe mbërritjen e 15 kamionëve me ndihma nga Kosova për zonat e përmbytura në Jug të vendit.

Sot janë nisur 15 kamionë të ndihmës së Kosovës . Rrjeti i solidariteti shkon dhe përtej Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe është vënë në lëvizje mekanizmi i solidaritetit të BE-së, që konsiton në një diskutim sëbashku me KiE në lidhje me një sasi të konsiderueshme fondesh dhe ndihmën e drejtpërdrejtë të vendeve anëtare të BE-së siç e sheh të arsyeshme ky mekanizëm në rastet e katastrofe natyrore”, tha Rama.

Kryeministri i vendit, risolli në vëmendje marrëveshjen me bankat e nivelit të dytë, për letësimin e kredimarrësve në zonat e përmbytura.

Ai tha se koha e dhënë nga bankat , do t’ju japë mundësi banorëve të zonave të përmbytura të rimëkëmibin ekonomitë e tyre.

“Dje pas një takimi me bankat e nivelit të dytë , Guvernatori dhe përfaqësues të tjerë zhvilluan takim të dytë , për lehtësimin e kredimarrësve që kanë humbur prodhimin për të cilët do të ketë trajtim të posaçëm.

Të gjithë kredimarrësit nuk do kenë nën kurriz barrën e rëndë për tju përgjigjur bankave , kjo na jep mundësi që në kohën që bankat u kanë dhënë kredimarrësve, ne sëbashku me ta do bëjmë të mundur zëvendësimin e krerëve dhe rikuperimin e infrastrukturës prodhuese, që në fund të kohës së dhënë , ndaj bankave të përgjigjen siç janë përgjigjur me shumë korrektesë me parë.Kemi të bëjmë me kredimarrës punëtor dhe serioz” , u shpreh Rama.

Në takim me sipërmarrësit të organizuar nga Ministria e Mirëqenies Sociale , Rama tha se ky është vetëm fillimi i ndihmës për zonat e përmbytura dhe se rrjeti i solidarizimit do të shtrihet në disa plane.

Ashtu si kundër ju kemi informuar që në momentin e parë, plani ynë për të përballuar këtë emergjencë të krijuar nga moti, ishte i ndarë në dy faza.

Faza e parë ishte përballimi i emergjencës së motit, ashtu si kundër tregojnë statistikat e dëshmojnë dhe banorët moti pati një tërbim që nuk mbahej mend në ato zona.

Më të vjetrit kujtonin vitin 1971. Për ne ishte e domosdoshme të fokusoheshim tek përballimi për dy luftimin me notin. Ministri i Mirëqenies Sociale ishte i angazhuar me detyrën e fazës së dytë për të kuruar plagët e hapura nga këto përmbytje.

Jam shumë i lumtur dhe krenar që sipërmarrja shqiptare i është përgjigjur pa asnjë ngurrim të gjitha thirrjeve parapërgatitore për të qenë e gatshme për të zbatuar fazën e dytë dhe për të kuruar në terren plagët e hapura nga përmbytjet. Duke e bërë kështu më të lehtë jo vetëm situatën e familjeve në ato zona, por dhe punën tonë që lidhet e me domosdoshme e një mbështetjeje në afatmesëm nga ana e qeverisë. Nga sot do të fillojë lëvrimi i ndihmës, që do të jetë në disa plane.

 Qeveria do të detajoje të gjitha dëmet dhe nevojat dhe në bazë te detyrimeve ligjore dhe morale, në një përiudhë afatmesme do te punojme per riparimin e argjinaturave dhe pritave, por dhe pastrimin dhe zhbllokimin e kanaleve kulluese që rezultojnë të mbushura me inerte dhe baltë.

Ajo që vlenë të vlerësohet është fakti se puna e skuadrave të emergjencës ka qene e lavderueshme, sepse kanë dhënë ndihmën e nevojshme.

Këto struktura nuk janë më të mjaftueshme pa solidaritetin popullor, që do të shtrihet nga sipërmarrja në Kosovë dhe Shqipëri, nga ku kanë konfirmuar oferta gadishmërie dhe nga sot kanë ardhur 15 kamione me ndihma nga Kosova.

Rrjeti i solidaritetit shkon përtej Shqipërisë dhe shqiptareve, por ka solidarittet edhe nga Bashkimi Evropian lidhur me një sasi të caktuar fondesh per ndihmë te drejtpërdrejtë nga vende te ndryshme te BE-se”, tha kryeministri Rama.

Rama u ka bërë thirrje bizneseve qe të jenë të koordinuar në veprimet e tyre për të realizuar këtë plan madhore, që ndihma të shkojë në kohë dhe aty ku është më e nevojshme.

Ai falenderoi edhe komunitetet fetare për gatishmerinë e tyre në ndihmë të banorëve të prekur nga përmbytjet.

Por gjithashtu Kryeminsitri tha se duhet një kordinim sa më i mirë për të shmangur dhe abuzimet në këto raste. Sipas tij një rol të rëndësishëm kanë dhe komunitete fetare që janë shprehur të gatshme që në fillim për të ndihmuar.

“Do t’iu lutesha të jemi sa më të kordinuar në mënyrë që të gjitha ndihmat që ju do të jepni, falë këtij kordinimi, ndihma të shkojë në kohë dhe aty ku është më e nevojshme.

Për të shmangur humbjen e kohës, mungesën e efiçencës dhe abuzime që në këto raste janë një kërcënim dhe kanë qënë prezente.

Jam mirënjohës dhe përfaqësuesve të komuniteteve fetare që na janë adresuar që në sekondën e parë duke na ofruar gadishmërinë e tyre për të mobilizuar burime njerëzore”, deklaroi Rama. /Anisa Xhani/

2 komente në “Përmbytjet/ Rama: Presim një sasi të konsiderueshme fondesh nga BE”

  1. Kico says:

    Kafshe e neveritshme, mos iu afro Vlores.

    1. stili> says:

      Pse keshtu te ka mbetur merak gje nga Saliu as mos e prit me,te pakten ky po ju demshperblen,e jo si ai monstra qe u tall per20 vjet ,,,!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje