Rimishërimi, 5 vjeçari: Isha grua kur vdiqa, më quanin Pam

7 Shkurt 2015, 16:03Lifestyle TEMA
Rimishërimi, 5 vjeçari: Isha grua kur vdiqa, më quanin Pam

Një djalë 5 vjeçar është i bindur se ai ishte një grua me ngjyrë 30 vjeçe në jetën e mëparshme dhe pretendon se mban mend se në jetën is gura vdiq nga një zjarr.

Kjo është historia e pabesueshme e Luke Ruehlman, nga Cincinnati, Ohio, i cili thotë se dikur quhej Pam dhe jetonte në Chicago derisa humbi jetën në një ndërtesë që u përfshi nga zjarri në vitin 1993.

Fëmija pretendon se ai u rimishërua dhe se e mban mend se u quajt Luke nga prindërit e tij.

Megjithëse kujtimet nga e kaluara kanë ndalur, nëna e Luke, Erika i tha stacionit lokal Fox8 se që nga mosha 2 vjeçe i biri i fliste për gjëra në të shkuarën.

Në fillim, tha ajo, ai thjesht përdorte emrin Pam dhe dukej i fiksuar me atë emër. Më vonë ai nisi t’i referohej pamjes së tij në jetën e shkuar si grua.

Erika tha: Ai filloi të thoshte: kur unë isha vajzë kisha flokë të zi, ose “unë përdorja vathë si ata kur isha vajzë”.

Nëna e 5 vjeçarit tha se kur ajo përballej me të birin se kush ishte Pam, ai në fakt i tha se Pam ishte ai dhe i tha se kujtonte një proces të çuditshëm kur “ishte shtyrë prap në Tokë” si i rilindur.

Djali i kishte thënë nënës së tij kur e kishte pyetur: Unë duhet të isha Pam, por vdiqa. Shkova në parajsë dhe pashë Zotin dhe ai më shtyu prap këtu dhe kur u zgjova isha bebe dhe ti më quajte Luke”

Erika tha se djali i saj përdorte fakte që nuk kishte se si ti kishte kopjuar apo dëgjuar nga dikush tjetër, madje e pamundur t’i kishte mësuar vet.

Pas kësaj historie, nëna e Luke zbuloi se ekzistonte një Pamela Robinson, e cila kishte jetuar në Chicago, por kishte vdekur nga një zjarr në Paxton Hotel në vitin 1993.

Shkencëtarët disa herë janë përballur me studimin e rasteve ku fëmijë mund të flisnin “gjuhë të vdekura”, të cilat sipas disa spiritualistëve lidhen me kujtimet nga jetët e mëparshme, por për rimishërimin nuk ka asnjë provë shkencore deri tani. Rimishërimi besohet në shumicë nga budistët, ndërsa njerëzit e quajnë një formë të jetëve të kaluar edhe atë që njihet si “deja -vu”. Përgatiti: J.H

 

 

 

8 komente në “Rimishërimi, 5 vjeçari: Isha grua kur vdiqa, më quanin Pam”

  1. Treviso says:

    Ato qe besojne ne zot le ta besojne edhe kete rimeshirim qe tregohet ne kete shkrim.

  2. Lala says:

    C’fare ndjesie ndjen vet kane te gjithe njerzit ne pergjithesi ,aftesia per te reflektuar me shume se te zakonshmet jane dhurate e Zotit e ne se kete aftesi e ve ne sherbim te njerzve je i “Bekuar” nga Zoti te gjitha te tjerat vjine nga mashtrimi d.m.th nga Djalli

  3. coli says:

    pirdh pirdhni se do liroheni groposini pasurite se do i gjeni kur te rizgjoheni nga vdekja cdo mengjes

  4. Sokoli says:

    e kush i ha keto, pervecse mendjet e mykura qe rriten ne dere te kishave apo xhamive.

    1. ani says:

      Fenomeni eshte shkencor, madje shkenca ka arritur ne perfundimin se nuk ka as kohe dhe cdo jete (e dikurshme, e tashme, e ardhme) ndodh njekohesisht, por nga deformimi elekto-magnetik i rrejtes gravitacionale, ne perceptojme frekueca te caktuara si ngjarje te ndodhura e te tjera frekuenca si te ardhme qe nuk e njohim. Interesohuni pak per “Fiziken Kuantike” dhe do te shihni se fizika nuk eshte aq shkence ekzakte sa e mendonim me pare, psh: ne jemi njeheresh ne disa hapesira ne te njejten kohe, prandaj Anjshtaini nuk e ndante fjale ‘kohe-hapesire’ apo ‘hapesire-kohe’ pasi nuk ekziston nje gje e tille si “kohe”, ajo perceptohet nga deformimi i rrjetes elek.-magnetike ….. hulumtoni pak …

  5. rimeshirimi, plotesisht i vertete.

  6. katarakti says:

    Eshte mashtrim. E ka mesuar e ema se çfare te thote. Qe te jape intervista dhe konferenca shtypi te mirepaguara. Dhe qe te behen te famshem. Qe te flitet edhe per ta. A nuk i keni para “kallashet” tone apo kardashet se çfare nuk po bejne, me bythen perjashta, per para dhe fame. Keshtu eshte edhe puna e nenes se ketij djalit.

  7. Agjenti Boris Karpichkov says:

    Kjo puna e atij cunit amerikan eshte me se e vertete. Kur isha nje here ne Kaliforni, me del perpara nje mize folese qe me tregoi rrugen per ne nje restorant kinez.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje