Nuk ndodh shpesh që deputetët e PD-së dhe PS-së të bien në një mendje.
Kjo gjë ka ndodhur në rastin e Visar Zhitit.
Gjatë dëgjimit të kandidaturës së tij në Komisionin e Jashtëm, Jozefina Topalli ka thënë se është krenare për emrin e Zhitit.
Namik Dokle u shpreh se Zhiti është një kandidaturë e kompletuar dhe serioze.
Ndërsa Ben Blushi është kapur me Kishën Katolike, duke thënë se ajo nuk mund të na imponohet.
“Kam parë se Zhiti është paragjykuar për shkak të besimit mysliman. Besimi nuk mund të jetë një kriter për një ambasador. Këtë nuk na e imponon askush,” tha Blushi, duke kërkuar që Zhiti të votohet me unanimitet.
Por, ata nuk kanë përmendur Bujar Nishanin, që është kundër kandidaturës së Zhitit, dhe Aleksandër Frangajn, që qendron pas refuzimit të Nishanit./b.l
George Frendo: S’jemi kundër kandidaturës së Zhitit, jam cituar gabimisht
George Frendo ka reaguar pas intervistës së tij, që ka shkaktuar shumë debate në lidhje me kandidaturën e Visar Zhitit si ambasador në Vatikan.
Ai thotë se është cituar gabim nga gazeta dhe se Kisha Katolike nuk është kundër kandidaturës së Zhitit.
“Pohoj me kompetencë të plotë se: “nuk kam thënë se Visar Zhiti është musliman”!
Nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të bëhesha aq popullor në mjetet e komunikimit. E gjithë kjo për shkak të një interviste që më bëri “Gazeta Shqiptare”.
Por dëshiroj të theksoj disa pika të rëndësishme që dolën në atë intervistë.
Së pari, vetë titulli i intervistës “Kisha Katolike kundër Visar Zhitit në Vatikan”, nuk është pjesë e intervistës. Është titull i vendosur nga gazeta.
Së dyti, në asnjë moment të asaj interviste nuk kam thënë se Visar Zhiti është musliman.
Së treti, as kam thënë se ambasadori për Vatikanin duhet të jetë katolik.
Thashë vetëm se është më e përshtatshme të jetë katolik.
A kam të drejtë, në një vend demokratik, të shpreh mendimin tim? A kam fyer ndjenjat e dikujt me këto fjalë?
Në përgjigjen për këtë intervistë. Zoti Zhiti tha se u pikëllua. Unë nuk gjej asnjë vështirësi të kërkoj falje kur padashur fyej dikë dhe nëse e kam fyer z. Zhiti, i kërkoj ndjesë.
Por, them sinqerisht, nuk besoj se kam thënë asnjë fjalë që mund të ketë fyer z. Zhiti”, thuhet në deklaratën e Imzot George Frendo, Sekretar i Përgjithshëm i Konferenca Ipeshkvore e Shqipërisë. /gj.k
Interesant ish-“Drini” (apo prape me petka te tjera?) s’po ndihet. TURP per të!
Visar Zhiti eshte nje njeri i respektuar nga te paktet qe ka ngelur ne Shqiperi.
Do ishte i pershtatshem per ambasador ne Vatikan.
Po ama i jeni sulur me inat kishes katolike. Nuk eshte e cuditshme se gazeta shqiptare eshte nje gazete anti kristiane ne shqiperi.
Po ne arabine saudite do dergoni nje katolik mbas kesaj ?
Kisha Katolike ska asnje lidhje me PD-ne
Do ishte mir qe edhe ndonje perfaqesues i saj te distancohej nga qendrimet e PD-se
O mero, O parlamentare tane ky entuziazem kunder Kishes nuk ju ban mire, ju e keni provu per 523 vjet me e nenshtru Kishen por nuk ja keni mberrite, ajo vazhdon punen e saj sebashku me besimtaret e vet. Ca ju keni me Frangajt zgjidhini vec me te, mos perzini edhe ate cka Shqiperise nder shekuj i jep vec za te mire!
Shqiptare ne i treguam Papes se Romes se nuk ka dallime fetare ne Albani, por Ai nuk merka vesh. Prandaj muslimanet nuk kane urrejtje ndaj feve te tjera, ua imponojne. Mos u merrni me me Papen. Ai po ben me politike. Muslimanet kane qene gjithmone njerez te dashur dhe te mire, por i kane percmuar. Duket ben Muuuuu…Shqiptare, harojini fete dhe politiken, merruni me familjet tuaja.
Deputetet ne fjale, dhe shume te tjere aty, s’kane asnje lidhje me vlerat e kishes….perkundrazi……ata jane antivlere….Nje “katolik” i mire ,nuk “aktron” para mediave, dhe behet per t’u misheruar,….por mbas gjithe kesaj tymtaje ,distancohet,…..dhe fali ZOT se s’dine çfare thone e bejne ….kjo duhet te ishte pergjigja e katolikut te vertete,…Keshtu veprojne “katoliket” klandestine, dhe si te tille jane komplet te papershtatshem, per ate vend…..Por prapavija e piste politike, te kujton perpjekjen e stermundimshme dhe te uleta, per rreth 600 vjet, te shtetit per te neneshtruar kishen katolike ,dhe per t’a bere ate shtojce te politikes…….Eshte vendi qe te kujtojme edhe marreveshjen e religjioneve, ne vitin ’46, per t’i sherbyer rregjimit komunist, nga icili u distancua vetem kisha katolike…..me devizen…..ajo i sherben vetem KRISHTIT……dhe dihet persekutimi deri ne temel qe pesoi……dihen boterisht dhe fjalet e fundit te martireve te saj ……..Rrofte Krishti Mbret…….i kemi falur persekutoret…….Keshtu po i shperblejme, ne menyren me te ulet keto sakrifica mbinjerezore…….Keshtu po i kthejme respektin, Mikut 2000 vjeqar qe ne fill te zhdukjes tone si komb, na i ka ruajtur dhe mbrojtur vlerat dhe identitetin tone te krishter….Keshtu ne menyre tinezare dhe te pabese, siç ka vepruar politika shqiptare gjithmone, ne fakt po i bejme sherbimin me te keq objektivave kombetare europiane………
A do biem ndonjehere reahat ne shqiptaret nga ky lloj terrorizmi i llojit frangaj? deri dje nuk la menyre pa perdorur per te mbrojtur fullanin dhe pasojat po i shohin shqiptaret qe as me 50 mij leke (te vjetra) nuk blejne dot gje ne tregjet ne te cilat dikur blenin shume gjera me 5 mij leke te vjetra. Me pas u kujtuan te mbrojne sheptim gjiken dhe aferat i tij. kaq imunitet ka nje horr nga zejmeni miore njerez? futeni ne burg dhe nxirrjani ne ankand ate TV qe e beri me grabitje shantazhe dhe vjedhje duke filluar qe nga aparaturat e vefa-s. Ne burg qenin e qenit
Kush po e q.. Rok Mirditen. Do behet ambasador edhe Pik.
Muslim brothers jane hedh ne sulm.
Jo,jo.Ndreca ishte ok!edhe Zhiti po ashtu.Jar,Sal e Sander jane kundra.Perdorin deklaraten e nji prifi per me kriju incidente,i cili nuk eshte se rreagoj me te keq.Ka nje vit pa ambasador ne Vatikan,ky eshte SKANDAL!Sandri ka moterzen,Sala kerkon incidente me Vatikanin per kunj te Edit,Jari perdoret nga te dy
Nuk ka thene kisha katolike kunder Zhitit, eshte manipulim.
Kjo ide qe Vatikani pranon ambasador nga shqiperia me kushtin Katolik.Asht idiotizmi ma i shkelqyer i politikes dhe diplomacise e Selia Shejte te Vatikani.Vatikani nuk ka kurrfare tagrit te beje zgjedhjen e ambasadorit te nji shtetit qe kerkon te vendosin mardhenie diplomatike.Vatikani qe asht cerdhja e politikes ne bote tregohet e pa nivel ma keq se te ishte njujor ne politike.
Edhe une te besoj
Por reagove shume vone mbase shpresoje qe tu plotesonte deshira????
Prandaj reagimi yt nuk me duket i sinqerte
VISAR ZHITIT i takon te jete Ambasador i Shqiperise ne Vatikan, eshte i kompletuar si intelektual. Idete dhe mendesite e tij jane pro perendimore dhe ka qene avanguarde kunder sistemit komunist duke qene i persekutuar dhe i burgosur politik.
E mira eshte qe AMBASADORI i SHQIPERISE ne VATIKAN te jete i besimit katolik, meqenese ne Shqiperi arrin qe te kete deri 15% popullsi katolike, kurse po te kishte PATRIAKANA ORTHODOKSE e STAMBOLLIT ambasador nga Shqiperia, i takonte te ishte shqiptar i besimit orthodoks, ashtu si do te jete gjithenje AMBASADORI i SHQIPERISE ne SHTETET ARABO-MUSLIMANE shqiptar i besimit musliman.
E pergjithshmja duhet te jete qe shqiptaret dhe kudo perfaqesuesit e tyre diplomatik neper bote te jene besimtar normal pa komplekse besimi dhe “FEJA e SHQIPTARIT te jete SHQIPTARIA”.
Nje vrejtje kam per VISAR ZHITIN, jo pse u perzier, ndoshta me PD-ne, sepse PD-ja i ka tradhetuar, i ka mashtruar me themeli te persekutuarit, te burgosurit, te internuarit politik ne te gjitha drejtimet e mundeshme deri sa nje i persekutuar politik si LIRAK BEJKO dogji vehten nga mos premtimet dhe fjalet e mbajtura nga PD-ja dhe kryetari i saj komunisti ekstremist enverist, agjent dhe bashkepunetori i sigurimit te shtetit me pseudonimet “BISTURIA” dhe “PENICELINA” i quajturi horri i shtetit shqiptar SALI BERISHA.
Nje te persekutuari politik si VISAR ZHITI nuk i takonte te ishte Minister i Kultures ne Qeverine e SALI QEN BERISHES.
Urime VISAR, te uroj pune te mbare dhe shpresoj te miratohesh shpejt si ambasador edhe nga Presidenti i Republikes. Pamvaresisht se elemente te caktuar sharlatan mbrenda permbrenda PD-se nuk kane qene dakort dhe kane qene per emer tjeter, i cili edhe beri te gjithe kete zallamahi si katundar qe eshte.
Kurse ne lidhje me Kishen Katolike Shqiptare duhet te jene me te kujdeshme dhe mendimet ti japin kleriket qe kane vuajtur nga sistemi komunist dhe jo tipa si GEORGE FRENDO qe nuk jane me kombesi shqiptare, por te huaj nga ISHULLI i MALTES dhe RROK MIRDITA, pamvaresisht se eshte shqiptar nga Komuna e Ulqinit ne MAL te ZI = MONTENEGRO, ka ushtruar klerizmin ne SHBA dhe pas viteve 1990 erdhi ne Shqiperi, ku gjeti rrugen e hapur nga ata qe kishin zhvilluar per here te pare ceremonite fetare dhe hapur objektet e kultit. Pra nuk din se cfare eshte ne praktike sistemi komunist. Tung.
lajm futja pordhes,e lagu se lagu,….ne te vertete nuk eshte e lehte te mbash popullin me lajme per dite,duhet edhe ti kuptojme paksa mediat qe robetohen per ne….????
Thash une. Kjo histori o ka budalla o ka llafazan. Doli qe ka budalla…
Ca kerkon kisha llatino katolike e shqiperis ne Diplomacin shqiptare. Kisha ti shikoj punet e kishes dhe fshtarve te saj. Nuk ka mbet nje kish e kar.. Te vendos agjenden politike te shtetit shqiptar.
pse nuk coni nje ish komunist si ambasador ne Vatikan?
Ndoshta me i pershtatshem do te ishte ndonje nga ata te rinj te viteve 60 qe na kryen revolucionin kinez duke djegur kisha xhamia qe mund te ishin edhe 300 400 vjecare.
Epo me e pershtatshme do te ishte nje katolik si ambasador per shume arsye:
e para ne nuk jemi si turqia apo arabia qe nuk kane katolike dhe dergojne myslimane
e dyta pse te shikohemi nga Vatikani si vend mysliman sidmos kur akoma nuk kane njohur kosoven? A nuk do te ishte nje katolik me i besueshem per ceshtje sensitive ne marredheniet Shqiperi Kosove Vatikan?
E treta Vatikani nuk eshte shtet normal laik po eshte komplet vend fetar. Provoni te nisni nje katolik ne Meke atehere do te shikoni qe ai do te denohet me vdekje sipas ligjeve atje.
E pra per shume arsye ambasadori duhej te ishte i besimit apo origjines se besimit katolik.
Te nderuar polikane shqiptar,ju lutemi shume mos e percudnoni me fene katolike ,pasi kemi edhe ne dinjitetin tone.Ju pjestar te klerit katolik tregoni dinjitet dhe mos na ktheni ne minorance brenda komunitetit tone. Absolutishte nuk kame asgje me z,Zhiti, eshte nje personalitet me dinjitet,por as ai vete nuk duhet ta pranonte oferten .I bejme me dije se nuk kemi dale fare ende ne katoliket,e membet me u perfaqsu nga muslimanet ne seline e shenjte.Perkundrazi une pretendoj qe Ambasadori i ardhshem ta kete edhe bashkeshorten doomosdoshmerisht katolike.
keto qe thua ti i dashur katolik jane gjera normale,por mos harro se kemi te bejme me nje shtet/bourdhelo e popull rrumpall duke filluar qe nga kryeministri e der tek roja i burgut…………
sunitit nuk i skuqet fytira edhe pse ulet ne nje fron qe nuk e meriton,mjafton ai te ndjehet si sulltan……..pune korrakesh!
O President MEHMETI nqs te ka mbetur nje fije shtylle kurrizore duhet te japesh doreheqjen nepermjet nje falje publike.
Jozefina Topalli i pershtate Arabise Saudite.
Pra diplomatet duhet te marrin parasyshe edhe zakonet e vendeve ku shkojne
https://albemigrant2011.files.wordpress.com/2008/04/jozefina-topalli-arabi.png