Energjia/PD: Kërkojmë urgjentisht faljen e kamatvonesave

9 Shkurt 2015, 13:09Politika TEMA

Partia Demokratike ka reaguar sërisht mbi mbifaturimet e energjisë për konsumatorët, ndërsa paralajmëron ndërmarrjen e protestave popullore.

“Janë dhjetra mijë familjarë që ishin ankuar për mbifaturim, për fatura aforfe, për ndëshkime të padrejta. Por Edi Rama refuzoi t’i dëgjonte.

Pjesa më e madhe u detyrua të merrte borxhe, u nënshtrua me dhunë të pranonte e të njihte këto fatura të padrejta, sepse qeveria nuk la alternativë tjetër veç burgut.

Ne nuk do të bëjmë sehir, nuk do presim derisa Edi Rama të kujtohet, pasi i ka bërë zullumet. Do ta kërkojmë me vendosmëri të drejtën, bashkë me shqiptarët, masivisht e të bashkuar, edhe më shumë se me 22 nëntor”, theksoi Nënkryetari i PD-së Edmond Spaho.

Sipas tij, që me ardhjen në pushtet, Edi Rama ka krijuar një arkivë të pasur e të plotë me skandale në fushën e energjisë, me abuzime dhe me vendime kundër interesit të qytetarëve, dhe për përfitime personale.

“Lajmërimi që bëri për pezullimin e 54 mijë faturave abuzive, nuk ishte gjë tjetër vecse pranimi i vendimit të ERE-s. Por kjo nuk fsheh dot një seri shkeljesh dhe gjithë anën e errët të cështjeve të energjisë.

Sot që Edi Rama pranoi më në fund të njihte vendimin e ERE-s, pyetja që qytetarët është: çdo të bëhet me mijëra abonentë me të cilët është abuzuar, që kanë paguar ndërkohë haracin e rëndë qeveritar.

Ata janë sot në të drejtën e tyre të kërkojnë paratë, mundin e djersën.

Kjo politikë e Edi Ramës solli jo vetëm plagë ekonomike e sociale, por edhe viktima, dhe njerëz që humbën jetën nga kjo padrejtësi që qeveria e OSHEE po bënin ndaj tyre.

Skandalet e përfitimit personal në kurriz të qytetarëve, nisën herët me aferën CEZ kur Edi Rama i fali ose ndau me këtë kompani 600 milionë euro, detyrime të njohura nga firma ceke ndaj shtetit shqiptar. Avulluan me një firmë të Edi Ramës, ndërkohë që nisi një fushatë represioni policor ndaj të pamundurve, për tu marrë atyre edhe qindarkën e fundit.

Edi Rama ende nuk ka dhënë asnjë shpjegim, për aferën 600 milionë euro. Dhjetra shkolla e spitale, rrugë të reja, mijëra vende pune do të ishin hapur me këto para.

Në kulmin e fatkeqësisë natyrore, shfaqet një tjetër aferë kriminale. Për dy javë, përfitohen 4 milionë euro nga njerëzit e Edi Ramës, të cilët shesin pasurinë tone me 30 euro megavati me njërën dorë, dhe me dorën tjetër, e blejnë atë me taksat e qytetarëve dy herë më shtrenjtë.

Dëmi është publik, por disa të tjerë përfitojnë 4 milionë euro në dy javë. Partia Demokratike kërkon faljen e menjëhershme të të gjitha kamatvonesave. Uljen e cmimit të energjisë, sipas premtimit të Edi Ramës me reduktimin e TVSH-së me 14%. Shqyrtimin e shpejtë të ankesave të qytetarëve bazuar mbi faktet e tyre por dhe mbi premtimet e Ramës”, theksoi Spaho. /gj.k/

8 komente në “Energjia/PD: Kërkojmë urgjentisht faljen e kamatvonesave”

  1. salem says:

    Po ku ishe ti more kellire,kur mbeteshin pa paguar energjia per vite,apo i beje fresk mender Saliut. Tpuuuuuu!Funderina.
    Me keta te meret drejtesia dhe me ata plehra qe shkuan “mish per top” ne Ferras.Qente.

  2. Zani T. says:

    Aman, o Spa(t)ho me ate “alternativen” konstante te PROTESTAVE POPULLORE, qyshkur SOVRANI I PLOTFUQISHEM iu fshiu nga pushteti, qe e rjepet per se gjalli 23 vjet rresht (per te mos u kthyer me, te pakten takemi ju, jo njehere, jo) na trembni, po dhe na nxirrni zorret e barkut.
    Kush iu pickoi kaq fort qe iu sos durimi?
    Mos valle edhe kete e keni “ndihme konkrete” (jo guerrilase si Ferra(si), qe iu zbuloi leprushen e madhe, Albana Vokshi dhe ca kokepalare te tjere?
    Neokomiteti i maleve, alias SRB-i, etj c’nuk po beni per te gjetur nje grremç (se keshtu nis dhe orteku me nje topth me bore, nis e di ti, besoj) qe te destabilizoni vendin, ende pa dale gjethi i ri i vitit te pare?
    Turp t’u vije! Gjithcka ne vaktin e vet dhe pa kercenimin pervers: Protesta, protesta, o neokomitet malesh!

  3. Beni says:

    Te gjitha cfare thote ky jane bere nen hunden dhe me miratimin e tyre sa ishin ne pushtet. Kur CEZ ju kerkoi mbeshtetjen e policise per mbledhjen e detyrimeve keta nuk e pranuan sepse kishin hallin e votave. Tani bejne dhe te dhimsurin. Keta me cfare thone plasin dhe derrin jo me individin. Rrace hajdutash te pandreqshem.

  4. ismeti says:

    borgjlinjet me te medhaj jan horrat e PD e partis se derrave te salucit

  5. drejtesia says:

    Nuk ju mjaftoi qe lane nje borxh prej 720 milion dollare ne buxhetin e shtetit por kerkojne te bejne komande se si duhet menaxhuar financat e shtetit. Pika PeDese se sAli Bbabes me 40 hajdutet

  6. i jashtemi says:

    Po pe more idiot keshtu mbahet shteti pa paguar dritat e taksat, po keshtu i late ju kur ishit ne pushtet te vidhnin edhe ja ku shkoj ekonomia e vendit. Po pse nuk e mbyllni ate gojen edhe te mos flisni, bashke me ate rrumpallen Sali.

  7. Shqip says:

    more po keto mbifaturimet sikur ishin ne vitet 2010-2011 apo sishte spaho ne pushtet

  8. elita says:

    Ore komentues legena, po edhe kur eshte puna te perfitoje ndonje fakir, prape per hir te sales e te njales te mos behet thoni. Si ka mundesi qe keni kete kativerje ne shpirt.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje