Vjedhja e energjisë/Arrestohen 33 persona, 38 të tjerë shpallen në kërkim

15 Shkurt 2015, 10:42Kronika TEMA

Policia e Shtetit dhe OSHEE vijojnë kontrollet e përbashkëta ndaj abuzuesve të energjisë elektrike, ndërsa në të gjithë vendin veprojnë 130 grupe të përbashkëta kontrolli. Sipas një njoftimi zyrtar nga Policia e Shtetit, janë kryer  6722 kontrolle, ku janë evidentuar 93 raste të vjedhjes së energjisë elektrike me  93  autorë.

Policia bëri të ditur se janë arrestuar në flagrancë  33 persona të cilët akuzohen për vjedhje të energjisë elektrike, si dhe janë shpallur në kërkim  38 të tjerë.

Gjithashtu  janë ndërprerë 5159 lidhje të abonentve debitorë dhe 93 lidhje të paligjshme. Po ashtu janë kontrolluar 264 kabina elektrike dhe abonentët që furnizohen nga këto kabina.

Policia e Shtetit dhe OSHEE  janë të vendosur ta çojnë  deri në fund punën e nisur ,  deri në shkëputjen e fundit të lidhjeve të paligjshme, duke përballur  me forcën e ligjit të gjithë ata persona, të cilët abuzojnë me energjinë elektrike, duke e vjedhur atë, qofshin këta përfaqësues biznesesh, individë, apo punonjës të vetë OSHEE-së.

1 komente në “Vjedhja e energjisë/Arrestohen 33 persona, 38 të tjerë shpallen në kërkim”

  1. tfgs says:

    veshtire se sunitoshqifolesit do te behen njerez ndonje dite,bishti qenit bisht qeni do te mbetet…………pune korrakesh,sikter milet!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje