Hackerët grabisin më shumë se 1 miliard dollarë në banka. Ja se si

16 Shkurt 2015, 15:26Bota TEMA

Një grup hackerësh ka vjedhur deri 1 miliardë dollarë nga banka në të gjithë botën, në atë që mund të jetë një prej shkeljeve më të mëdha të sigurisë në banka, bëri të ditur kompania ruse e sigurisë Kaspersky Lab, në një raport që ka dalë sot.

Shumica e bankave të shënjestruara kanë qenë në Rusi, SHBA, Gjermani, Kinë dhe Ukrainë, ndonëse aktiviteti i tyre po zgjerohet edhe në Azi, Lindjen e Mesme, Afrikë dhe Europë.

Kaspersky nuk i identifikoi bankat dhe punon ende me agjencitë ligjzbatuese për të hetuar sulmet, që kompania thotë se vazhdojnë edhe sot, raporton bota.al.

Hackerët kanë qenë aktivë të paktën që nga viti 2013 dhe kanë infiltruar në më shumë se 100 banka në 30 shtete.

Ata vijnë vërdallë me muaj të tërë duke mësuar për sistemete  bankave, duke përftuar fotografi e madje edhe pamje filmike të punonjësve që përdorin kompjuterët etj.

Sapo hackerët mësojnë mirë mënyrën e operimit të bankës, ata i përdorin këto njohuri për të vjedhur paratë pa shkaktuar dyshime, duke programuar bankomatët që të nxjerrin para në kohë të caktuara ose duke krijuar llogari false dhe transferuar paratë tek aty, sipas Kasperskyt.

Objektivi është financiar dhe nuk ka lidhje me spiunazhin. Ata nuk janë të interesuar për informacionin në këtë rast, por vetëm për paratë.

Në një rast, një bankë humbi 7.3 milionë dollarë përmes mashtrimit me bankomatët.

Në një tjetër rast një institucion financiar humbi 10 milion dollarë pasi hackerët shfrytëzuan platformën në internet të veprimeve bankare.

2 komente në “Hackerët grabisin më shumë se 1 miliard dollarë në banka. Ja se si”

  1. Sali=Geddaf says:

    Nuk e keni iden sa lehte eshte te gjesh credit card te vjedhura, me 5, 10, 20 dollar copa i gjen, dhe e vjel mire e mire ?

    1. Torollaku Rilindas says:

      Ou, me verte? Po pse nuk na e kallxon pak ku shiten keto kartat e vjedhme, a mund te blehen me shumice? Knej ka ne psh kur te hum (ose ta vjedhin karten) e denoncon me nje here dhe karta del jashte loje, po ju kadoshet Sali Gadaf ju jeni shume te zot..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje