Mesnata e së enjtes për Nju Jorkun vendosi një rekord të ri kur përgjatë 11 ditëve rresht në megalopolin amerikan nuk u regjistrua asnjë vrasje, njoftoi gazeta italiane ”Corriere della sera” në botimin e saj online.
Vrasja e fundit ndodhi të dielën e 1 shkurtit kur Shadale Graham, një 28-vjeçar nga Harlemi, u qëllua me një pistoletë në kokë pas një zënke në një bar në 137th Street.
Bëhet fjalë për periudhën më të gjatë pa vrasje që nga 1994-a, vit kur policia e Nju Jorkut filloi përdorimin e CompStat, sistem i kompjuterizuar për monitorimin e krimit.
”Kjo është një provë se qyteti i Nju Jorkut është qyteti më i madh i sigurtë i Amerikës”, deklaroi kryetari i bashkisë, Bill de Blasio.
Ndërkohë, gazeta ”New York Daily News” shkruan me ironi se meritë për këtë rekord të ri kanë dy ”agjentë”, i Ftohti i madh që ka përfshirë prej ditësh qytetin si edhe Dëbora që bie prej disa ditësh në të. Kjo ka bërë që njerëzit të mos dalin nga shtëpitë e tyre.
Qyteti i Nju Jorkut ka mbi tetë milionë banorë.
Po Shqiperia qe eshte trefish me e vogel nga popullsia kru do e thyeje?!
Edhe detroiti sa nje e katerta e Shiperise eshte por kabme mijra vrasje dhe plagisje ne Vit.Philadelphia sa nhe e treta e Shqiperise po disa here kane fut forcar rezerviste ushtarake te patrullojne per te pakesuar krimin shume te larte.Saint Luis eshte sa gjysma e Tiranes por policua ka vene tabela qe nik te garanron jeten pi hyre ne shumicen e zonave te qytetit.Los Angeles sa Shqiperia eshte po ka mbi 300000 veta pjestare te rregullt te betuar ne banka kriminale.KURREVNUK KRAHASOHET KRIMI KATASTROFIK NE AMERIKE me Shqiperine e vogel.Mua me duket parajse Shqiperia ne krahasim me keto qytete
Debila, Nju Jorku ka mbi 14 milionë banorë…(???!!!)
O e verteta qe lesh.thote per qytetin e ny (manhhatan) qe ka 8 milion.se shteti I ny ka 16 milon.