Zbulimet e gazetës “Le Monde” flasin për një sistem të gjerë evazioni fiskal i orkestruar dhe inkurajuar nga banka britanike HSBC në vitin 2006 dhe 2007 në shkallë ndërkombëtare. A jeni i habitur nga këto zbulime? A janë të zakonshme dhe të njohura këto praktika?
Jo, kjo nuk është aspak e çuditshme. Këto janë praktika që ne jemi të shumtë që i denoncojmë qysh prej shumë kohësh për banka të tjera, por në mënyrë shumë të veçantë për HSBC. Shumë ishin të vetëdijshëm sidomos për shprehitë tregtare të HSBC, që godisnin klientelën për t’i propozuar asaj mashtrimin dhe evazionin fiskal, në Francë apo në botë. Një nga teknkikat kryesore është të organizohen ndeshje polo apo gara golfi për njerëz të pasur dhe t’i propozohen atyre shërbime bankare gjatë këtyre garave, apo gjatë koktejleve. Për HSBC nuk është afera e saj e parë. Të citojmë për shembull akuzën e saj për Shtetet e Bashkuara në vitin 2012, në një aferë pastrimi dhe transferimesh fondesh të fshehta. Ky zbulim i ri nuk është pra absolutisht një surprizë, por më tepër një konfirmim.
HSBC pohoi në një njoftim të saj se nuk kishte “ndryshuar”, “mangësitë e konstatuara në vitin 2007″. A është e mundur të synohet që bankat e përshtatura të propozojnë këtë lloj shërbimi, dhe a mundet të shtrohen vetë?
Këto deklarata janë të rregullta dhe përfshijnë të gjitha bankat, kur ato janë kapur me dorë në thes. Çdo herë, bankat pretendojnë të ndërpresin këto praktika, por aferat vazhdojnë. Eshtë e pamundur të besohet që ato do të shtrohen vetë. Megjithatë, duhet vënë në dukje se aktivitetet e tyre janë më pak të dyshimta, kur Zvicra ka ngritur një sistem kontrolli pak më rigoroz. Përkundrazi, këto masa të marra nga zviceranët nuk janë medoemos të zbatuara në vende të tjera financiare në botë, ku po këto banka janë gjithashtu të pranishme. Duke qenë ndërkombëtare, praktikat e tyre nuk janë të njëllojta në të gjithë botën.
Në shikimin e gjerësisë së fenomenit të evazionit fiskal në nivel ndërkombëtar, si shpjegohet që shtetet nuk nxjerrin ligje për këtë problem dhe nuk kooperojnë më midis tyre?
Nga pikëpamja e kooperimit, konstatohet qysh prej një viti arritje; Ligje dhe direktiva evropiane janë vënë në zbatim në disa vende në fushën e fiskalitetit. Këto inisiativa janë vijim i problemeve buxhetore që ndeshin shtetet dhe që kanë filluar të luftojnë në mënyrë më efikase kundër mashtrimit fiskal. Gjithashtu, vërehet një bashkëpunim në nivel evropian dhe më gjerë në nivel ndërkombëtar, sidomos në kuadrin e OCDE-së. Problemi qëndron në faktin se në termat fiskale vendet dëshirojnë të ruajnë sovranitetin e tyre dhe kanë secili sisteme që zotërojnë veçoritë e tyre. Pra të gjitha shtetet nuk kanë pikpamje dhe përqasje të njëjtë në këtë fushë. Nga një pikëpamje represive shpesh herë shtetet qortohen që nuk bëjnë shumë për të luftuar kundra mashtrimit fiskal. Ka shumë arsye për këtë. Shtetet mundet nganjëherë të përfitojnë nga parajsat fiskale dhe madje të kenë nevojë për të, për shëmbull për të bërë operacione jashtë shtetit, apo për të financuar grupe rebellësh. Për këtë lloj veprimesh preferohet të kalohet në llogari të cilat gjinden në territore të padepërtueshme në planin bankar. Ekzistojnë gjithashtu qeveri me elita politike që përfitojnë nga parajsa fiskale, ose për financimin e partive politike, ose thjesht për pasurimin e tyre vetjak. Këto elita në këto raste nuk kanë asnjë interes për të rregulluar këto praktika bankare. Disa vende bëjnë presion tek të tjerët që gjërat të mos ndryshojnë. City Bank në Londër, për shembull, ka interesin për ekszistencën e parajsave fiskale për larguar paranë dhe që të bëjnë të funksionojnë aktivitetet e saj, që përfaqësojnë megjithatë 13% të GDP të Britanisë së Madhe. Në fund, bankat janë ndër nënpunësit e parë të botës . Të futësh hundët shumë afër aktiviteteve të tyre, apo t’i pengosh ato, është të marrësh rrezikun të provokosh ndryshime të vërteta ekonomike dhe sociale – për të cilat pushtetet publike dyshojnë dhe dëshirojnë në përgjithësi ta evitojnë atë. Për rrjedhojë, të gjitha këto arsye të shpien në frenimin e luftës kundra mashtrimit dhe evazionit fiskal.
* Studiues në Institutin e Marrëdhënieve Ndërkombëtare Strategjike, Francë
s.m./www.bota.al
Parja blen gjithcka . Kush do ti beje kto ligje ‘???? Politika ???? Blihet me pare !
Edhe ky studjuesi, Eric Vernier, i Institutit te Studimeve Strategjike Ndërkombëtare në Francë, në këtë shkrim, është po aq i errët, me doreza dhe i pakuptueshëm për shumicën e lexuesve, ashtu sikurse edhe për prokuroritë e parajsave fiskale kudo në botë, në mes të Europës dhe Amerikës, ato “off shore” apo në teritoret dhe kolonitë financiare të korporatave botërore, si Malta, Qipro, Andoret, e plot të tjera.
Zvicra është modeli dhe zëmra shumë shekullore e këtij biznesi të fëlliqur të perandorive financiare që rrjepin miliardat e punëtorëve me mëditje të globit, të spekulatorëve financiarë dhe të tregëtarëve të armëve të luftrave të ndyra, të pupetëve diktatorë, në Republikat e Bananeve, qehallarët gjakatarë të interesave të oligarkisë financiare botërore, atyre pupetëve që masakrojnë dhe grabisin popujt e tyre dhe pastaj depozitojnë paratë e krimit në Bankat e pastrimit të krimit.
Keto “vogëlima” të industrisë financiare të botës, dihen dhe njihen prej kohësh nga organet e specializuara te Perëndimit dhe të Lindjes, nga krerët e shteteve të fuqishme të botës dhe mbahen dhe operohen në përputhje me objektivat e tyre.
Askush nuk do të guxojë të prekë këtë perandori financiare të krimit, të evazionit fiskal, të financimit te luftrave “dirty” dhe “proxy”, të akumulimit të fitimeve të të gjitha llojeve trafiqeve ilegale dhe të pastrimit të parave që vijnë era korrupsion, shfrytëzim gjak dhe operacione mafioze.
Kujtoni Hitlerin dhe nazizmin, që çanë mespërmes kufinjtë e Europës, që pa mëshirë gjakosën kontinentin dhe sekuestruan pasuritë kombëtare të vëndeve të pushtuara, por që u ndalën stop, si me magji, para kufinjve të Zvicrës.
Përse vallë? A kishin frikë nga ushtria zvicerane? Apo kishin skrupuj e respekt për sovranitetin e një shteti, pasi kishin robëruar të gjithë Europën?
Jo aspak, asnjërën nga këto!
Hitleri, në fakt, u ndal para dyerve të bankave të Zvicrës, atje ku ishin paratë e qarqeve që financonin edhe luftën dhe makinën ushtarake të tij.
Asgjë nuk ka ndryshuar që athere, përkundrazi, është afirmuar edhe më shumë.
Edhe sot, është industria financiare e oligarkëve dhe korporatave ndërkombëtare që drejton me dorë të hekurt dhe të përgjakur globin, është ky, Gobseku pa atdhe, që akumulon, financon dhe jep fajde, nëpërmje të cilave akaparohet puna, djersa, gjaku dhe jetët e miliardave njerzve kudo nëpër botë, të puntorëve me mëditje të metropoleve apo të vëndeve në zhvillim dhe të republikave te bananeve.
Askush nuk mund ti shpëtojë këtij oktapodi gjigant, që sa lind e deri sa të vdesë.
Jeta, fryti i punës dhe i djersës së seicilit, parablihet dhe e kthen njeriun në një skllav të “lirë”, por që i duhet të punojë për të shlyer me fajde të rënda borxhet e marra nga bankat, për shtëpi, për studime, për makinën, për shkollat e fëmijëve e të tjera.
HSBC-ja britanike është një nga emrat, një nga departamentet gjigante të këtij konglomerati financiar global. Britania, megjithse humbi teritoret e pafundme koloniale të perandorisë së saj, arriti të ruajë dhe te ndërtojë perandorinë e saj të industrisë financiare, nga më të fuqishmet e botës, në mos më e fuqishmja. Prandaj, Britania do ta ruajë HSBC-në dhe do ta zbusë zhurmën dhe pasojat e këtij “skandali”, që në fakt, është norma dhe morali me të cilin operojnë financat e botës, që janë edhe mbretërit e vërtetë të botës.
Më ka mbetur në kujtesë një detaj nga një shëtitje turistike me anije përballë Torontos, në Kanada, një detaj që ilustron fuqinë dhe rolin jetik dhe mbizotërues të perandorisë financiare kudo në botë.
Ciceroni i udhëtimit po tregonte detajet profilit buzëujor të qytetit, që po ravijëzoheshin para shikimit nga anija duke nënvizuar se, ato grataçielat më të larta dhe më lluksose deri edhe me kupola të praruara, që po shihni, në zemër te waterfrontit të Torontos, i takojnë bankava dhe institucioneve financiare më të fuqishme ndërkombëtare dhe kanadeze, që kanë zëvëndësuar ndërtesat e dikurshme buzëujore tregtare dhe industriale të qytetit.
Kjo ka ndodhur kudo në botë. Bankat janë gangsterët e rinj të qyteteve.
Për të realizuar fitime të paskrupullta, ato nuk ndalen para asgjëje.
Kjo makutëri e tyre gjunjëzoi Amerikën në krizën e 2008-ës dhe pothuajse shkaktoi një kolaps të botës.
Ne nuk na mbetet shumë për të bërë.
Te buzëqeshim dhe të marrim borxhe me interesa që të çojnë në skllavërim pa kthim në liri.
PERFECT KOMENTI YT !