Bashar al-Assad mohon krimet ndaj popullit të tij dhe bashkëpunimin me SHBA për luftën ndaj ISIS

11 Shkurt 2015, 12:34Bota TEMA

Presidenti sirian Bashar al-Assad ka mbrojtur veprimet  e qeverisë së tij, qysh kur Siria u përfshi nga kryengritjet kundër sundimit të tij në vitin 2011.

një intervistë ekskluzive  për gazetarin  Jeremy Bowen të BBC-së,   Assadi mohoi se forcat e tij kishin lëshuar bomba pa asnjë dallim zonat  rebele, duke vrarë mijëra civilë  dhe e hodhi poshtë si propagandë një deklaratë  të bërë nga OKB-ja se qeveria e tij shpesh bllokoi  organizatat humanitare në zonat e konfliktit.

Lideri sirian gjithashtu  mohoi të ketë pasur një dialog të drejtpërdrejtë me koalicionin e udhëhequr nga SHBA për luftën ndaj shteti islamik, por konfirmoi  se “mesazhet të përgjithshme” transmetoheshin ndonjëherë përmes palëve të treta./j.h

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje