8 shkurti, dita Ndërkombëtare e Lutjeve kundër trafikimit njerëzor

8 Shkurt 2015, 14:15Bota TEMA
8 shkurti, dita Ndërkombëtare e Lutjeve kundër trafikimit

8 shkurti do të jetë dita ndërkombëtare e Lutjes dhe e Ndërgjegjes Kundër Trafikimit të Qenieve Njerëzore. Kjo datë është vendosur në një konferencë të mbajtur në Vatikan, ku edhe u prezantua kjo ditë për herë të parë. Ajo përkon me ditën e festës së skllaves Sudaneze, Josephine Bakhita, e cila pasi që u lirua u bë murgeshë dhe u betua në ligjin e kishës në vitin 2000.

Në takim morën pjesë, Koordinatorja e Rrjetit Evropian të Talitha Kum, Gabriella Bottani, SCM, prefekti i Organizatës për Institutet e shenjtëruar të Jetës dhe Shoqërive Apostolike, João Braz de Aviz, gjithashtu Kryetari i Këshillit Papnor për Kujdesin e Migrantëve, Antonio Maria Veglio, Presidenti i Këshillit Papnor për Drejtësi dhe Paqe, Peter Turkson; si dhe presidenti i Unionit Ndërkombëtar të eprorëve të Përgjithshëm Carmen Sammut, (UISG), që përfaqëson edhe Bashkimin e eprorëve të Përgjithshëm (USG)

“Me festimin e Ditës botërore të lutjes dhe reflektimit kundër trafikimit të personave ne jemi ende larg nga çrrënjosjen e trafikimit të personave. Dita e lutjes dhe reflektimit të propozuar nga Bashkimi i eprorëve të Përgjithshëm është një fazë e rëndësishme e udhëtimit tonë, për të ripërtërirë forcat dhe të vazhdojnë së bashku në angazhimin tonë për shërbim të Mbretërisë së Perëndisë, me anë të Jezu Krishtit. ” shpjegon Koordinatorja e Rrjetit Evropian të Talitha Kum, Gabriella Bottani

Ajo ka shtuar se 8 shkurti është zgjedhur pasi kjo datë përkon me ditën e festës së skllaves Sudaneze, Bakhita.

“Pra, në këtë udhëtim ne kemi një grua të shenjtëruar si një mikesh dhe kjo na kujton rëndësinë e të qenit të gjallë dhe duke vepruar në bazë të fjalës së zotit” , theksoi Motra Bottani.

Ditae shkurtit  është promovuar nga Këshilli Papnor, i quajtur “Drejtësi dhe Paqe”, që merret me “Kujdesin e Emigrantëve dhe të Popujve Shëtitës”, së bashku me Bashkimin Ndërkombëtar të eprorëve të Përgjithshëm.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje