Sëmundja misterioze, që ka vënë në gjumë fshatin në Kazakistan

7 Shkurt 2015, 14:03Bota TEMA
Sëmundja misterioze, që ka vënë në gjumë fshatin

Një fshat i tërë në Kazakistan vuan nga një sëmundje misterioze,por duket se shkencëtarët kanë zbuluar shkakun e saj. Prej disa vitesh njerëzit në fshat binin në gjumë për ditë ë të tëra dhe ekspertët thanë se kjo gjedje shkaktohej nga ”uji i tepërt në tru”.
Në fshatin Kalachi simptomat e sëmundjes u shfaqën që në vitin 2010.
Duke ekzaminuar njerëzit në fshat në gjendjen e quajtur ‘Hollow Sleepy’, eksperti mjekësor, Doktor Egor Korovin do të shprehej: “Në terma mjekësore ata janë duke vuajtur nga encefalopatia, një çrregullim i trurit, por shkaku është i paqartë.

Scanerat kanë treguar që shumë nga të sëmurët kanë akumulim të tepërt të lëngjeve në trurin e tyre.
Pas katër vitesh ekzaminime dhe mijëra testeve, shkencëtarësh kanë zbuluar përfundimisht shkaqet e sëmundjes, prapa të cilave fshihet gazi i radonit.
Profesor Leonid Rikhvanov nga Departamenti i Gjeo-ekologjisë dhe Gjeo-kimisë tha: “Ne eliminuam infeksionet virale dhe bakteriale dhe rezultatet e fituara nga testit përjashtuan edhe mundësinë e sëmundjes nga rrezatimi gjithashtu.
“Fshati është ndërtuar në afërsi të ish-minierave të uraniumit gjatë kohës sovjetike që tani janë braktisur, të cilat edhe pse nuk lënë rrezatim në nivele të rrezikshme sërish gjurmët mbeten.
Radoni është një element kimik radioaktiv dhe është një gaz pa ngjyrë,, pa erë dhe pa shije.
Prof Rikhvanov tha: “Minierat lënë hapësira të hapura nëntokësore, të cilat ishin mbushur me ujë ngadalë dhe kjo ka nxjerrë gazin përmes ujit në sipërfaqe.

Gazi radon ka një efekt toksik që shtyn një person si në një gjendje ëndërre dhe personi pastaj bie në gjumë.

Alsu Shjeladeva, 54 vjeçe e cili jeton në fshat tha për Russia Today se disa burra shkuan të kontrollojnë minierat dhe nuhatën një erë të ëmbël brenda, “por ne kemi frikë se do të biem të gjithë në gjumë”. Përgatiti; J.H

9 komente në “Sëmundja misterioze, që ka vënë në gjumë fshatin në Kazakistan”

  1. shkodrani ne vicenza says:

    ha ha ha ha.po pse nuk bjen edhe ne shqiperi,ne po e kerkojme nje gje te till qe te flejme dit e nat……

  2. vl says:

    si te libri 100 vjet vetmi

  3. labi says:

    DO DERGUAR GJITHE POLITIKANET SHQIPETARE(TE TE GJITHA TREVAVE) PER CA MUAJ NE ATE FSHATE.

    1. gegaa says:

      I pari serbi qe do çuar

  4. z/kallami says:

    Fshati te sherbej per turizemterapi.Per sherimin e pacientve te globit qe vuajne nga pagjumesia.Njerezit sherohen dhe Kazakistani mbush buxhetin.

  5. psy says:

    Po flini o njerez,nuk humbisni gje!

  6. Zigur Qarri says:

    Niveli i radonit është i lartë në disa zona në Tiranë. Harta nuk ka ndryshuar në vite. Ekspertët shprehen se segmenti nga ‘Kinostudio’ deri tek ‘Vasil Shanto’ dhe nga ‘Kinostudio’ deri në ‘Kombinat’ ka rezultuar me përqindje të lartë radoni. Flasim për zonat e banuara, pasi nivel të lartë ka edhe në zona të tjera në kryeqytet, si Dajti dhe Priska. Sipas ekspertit Mema, në vendet me përqindje më të lartë të uranit, ka edhe lëshim më të madh të gazit radioaktiv. Sipas tij, hapësirat e mbyllura sjellin mundësinë për përqëndrime më të larta, që duke u thithur me ajrin, krijon mundësinë që fragmentet pasardhës të radonit që janë materiale radioaktive, si grimca ngelen në traktin respirator.

    “Ato qëndrojnë aty dhe dëmtojnë indet duke sjellë sëmundje të rënda”, shprehet Shkëlqim Mema. Sipas tij, vetë radoni gjatë shpërbërjes së tij ka elementë radioaktive, të cilat shkaktojnë kancer të mushkërive tek njerëzit. Një apel ka eksperti mbi 40-vjeçar në këtë fushë për ndërtuesit. “Banesat që bëhen për çfarëdo lloj funksioni që të kenë, ndërtuesit duhet të kenë parasysh të kenë një monitorim paraprak të situatës. Studimet duhet të jenë pjesë e politikave të zhvillimit dhe të ndërtimit pikërisht për t’u orientuar drejt projekteve që do të ngrihen”, thotë Mema. Ai shprehet se ka një mungesë informacioni tek ndërtuesit, të cilët para fillimit të çdo ndërtimi duhet të kryejnë studimin nëse ka ose jo radon në sipërfaqen që ata ndërtojnë. Gjithashtu, edhe për lëndën e ndërtimit që përdorin, të cilat shpesh merren nga zona apo vende të tjera me përmbajtje të lartë radoni.

    Ku është më i lartë niveli i radonit

    Shtëpitë 1-katëshe kanë një përqëndrim më të madh të nivelit të radonit sesa banesat e reja. Ato janë më të predispozuara për të qarkulluar dhe futur radonin në ambjentet e brendshme. Por jo vetëm, edhe ndërtesa të vjetëra disa katëshe, në katet e para dhe të dyta rezulton nga matjet të ketë një përqëndrim të madh të nivelit të radonit. Për këtë arsye sugjerohet nga ekspertët ajërosja e banesave gjatë gjithë ditës, dhe e zyrave deri një orë para nisjes së punës. Në matjen e realizuar nga një ekspert i radonit në një nga zyrat shtetërore, e cila ndodhej në kat të parë, rezultoi se niveli i radonit aty ishte 3-fishi i normës së përcaktuar nga BE. “Ditën e premte, pasi përfunduam punën, në zyrë bashkë me ekspert Safetin vendosëm në zyrë në aparat matës të radonit, për ta monitoruar ditën e hënë sa do ishte niveli. Kur shkuam në zyrë dhe pamë aparaturën, u shokuam, niveli ishte 3 herë më i lartë se norma e përcaktuar nga BE” shprehet profesor Petrit Zorba, lidhur me këtë eksperiment të bërë në zyrën e tyre në katin e parë, nisur nga dyshimet se aty kishte përqëndrim të nivelit të lartë të radonit.

    Çfarë është radoni

    Radoni është një gaz radioaktiv, pa ngjyrë, pa shije dhe pa erë, i pakapshëm nga shqisat e njeriut. Ai krijohet si rezultat i shpërndarjes radioaktiv të uraniumit dhe toriumit, që gjenden në tokë. Ky gaz radioaktiv, për arsye të ndryshme, del nga poret e tokës që përmban elemente radioaktive dhe përhapet në sipërfaqe të saj. Për këtë arsye, ky gaz shfaqet edhe në brendësi të banesave, sidomos në bodrumet dhe në katet e para, por kurrsesi nuk përjashtohet mundësia e pranisë së tij edhe në katet e sipërme. Pra, burim i pranisë së radonit në ndërtesa, është përmbajtja e uraniumit dhe e toriumit, në formacionet e truallit të ndërtesës dhe në materialet e ndërtimit që janë përdorur (kryesisht në gurët dhe rënën që përdoret për ngritjen e pallateve, pasi më parë duhen bërë matjet në vendin ku ato merren. Zona e Dajtit nuk rekomandohet nga specialistët për marrjen e gurëve për themelet e shtëpive).

    Monitorimi i radonit në ujin e pijshëm

    Qyteti i Tiranës është me probleme shqetësuese në lidhje me radonin. Tirana vendoset mbi një trashësi aktive të kuqe, që sipas specialistëve, mund të thuhet se prodhon radon. Pikërisht pjesa që dominohet nga shtëpitë e ulëta 1-2-katëshe dhe që çdo ditë po kthehen në ndërtime të reja është pjesa ku zhvillohet kjo trashësi aktive, e cila detyrimisht duhet izoluar për të penguar kalimin e radonit në ndërtesë.

    Radoni, shkaktar i kancerit të mushkërive

    Sëmundje fatale për jetën dhe rreziku më i madh, është sidomos për moshat e vogla. Radoni vret si duhani, ngadalë dhe në kohë. Nuk shfaq simptoma që ta identifikosh në kohë, por vret ngadalë me kalimin e viteve. Ky është konstatimi që bëjnë ekspertë të Departamentit të Mbrojtjes nga Rrezatimi dhe të Mjedisit, lidhur me rreziqet që sjell ekspozimi ndaj radonit. Nëse dikush ekspozohet për vite me radhë nga niveli i lartë i radonit, i shkaktohet kanceri i mushkërive. Kjo është arsyeja pse, sipas specialistëve të shëndetësisë, këshillohet matja e radonit në mjediset e shtëpive, pasi çdokush nga ne është i rrezikuar. Madje, specialistët e shëndetësisë shkojnë më tej në referimin e pasojave që sjell ekspozimi ndaj radonit, duke u shprehur se ndotjen nga radoni e shohin si shkaktar të kancerit në 15 për qind të rasteve të pacientëve me kancer në mushkëri. Radoni, sipas specialistit Mema, duke qenë një gaz radioaktiv dhe që formohet kryesisht në tokë nga dhe del në sipërfaqe të saj, hyn në mushkëri përmes frymëmarrjes. Kjo e bën radonin një ndër lëndët më të rrezikshme për jetën, sepse nëpërmjet sistemit të frymëmarrjes ai depozitohet në mushkëri dhe kështu ai fillon të dëmtojë mushkëritë, duke e cilësuar atë një ndër gazrat më të rrezikshëm që shkakton kancer të mushkërive.

  7. gjumashi says:

    te isha une atje sa mire do ishte.

  8. Ermiri says:

    Vetem kafshen e Vicidollit mos e dergoni atje. Kam frike se kur te zgjohet nuk e harron zakonin e vjeter dhe behet i demshem edhe per brezat e tjere sepse kete brez e shkaterroi ne Shqiperi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje