NATO, trupë "Porsche" për t'u mbrojtur ndaj kërcënimeve të Rusisë

6 Shkurt 2015, 11:35Bota TEMA
NATO, trupë "Porsche" për t'u mbrojtur ndaj

Në Aleancën ushtarake të Atlantikut të Veriut gjithçka shprehet me shkurtime e iniciale: pjesë të trupave, operacionet, funksionet – çdo gjë shprehet pak a shumë përmes renditjes së gërmave që ndonjeherë është e vështirë t’i kuptosh. Akronimi i fundit i NATO-s është “VJTF”, çka do të thotë “Very High Readiness Joint Task Force”. Por edhe pse kjo forcë ndërkohë ekziston vetëm në letër, për të qysh tani ka një emërtim të gjuhës së folur, ajo quhet edhe “maja e shtizës”.

Një gjeneral e ka quajtur njëherë këtë forcë edhe si “Porsche” ndër njësitë e NATO-s. Këto lojëra fjalësh kanë të bëjnë me një vendim të vitit të kaluar të 28 krerëve të vendeve të NATO-s: Në rast tensioni deri në 5000 ushtarë duhet të vendosen sa më shpejt të jetë e mundur në kufijtë e jashtëm të aleancës. Me këtë koncept NATO reagon ndaj politikës së jashtme agresive të Rusisë. Qëllimi është sigurimi preventiv i “Frontstaate” në lindje të Europës: Sapo trupat ruse të marshojnë në kufijtë e tyre, do të angazhohet trupa “VJTF”.

Gatishmëria në provë

Gradualisht njësia po mer konturet. Gjermania, Holanda dhe Norvegjia kanë shprehur ndërkohë gatishmërinë – për të formuar përkohësisht “majën e shtizës”. Ushtarakët presin tani që ministritë e mbrojtjes të “përcaktojnë detyrat lidhur me madhësinë dhe konceptin e VJTF”. Këhstu shprehet nënkoloneli Jürgen Mertins, zëdhënës i korpusit gjermano-holandez në Münster. Trupa e tij përbën kuartierin qendror të njësive të ushtrisë së “VJTF”.

Në fund të janarit nisën stërvitjet e simuluara. Oficerët e stabit të NATO-s dhe planifikuesit kryen të ashtuquajturën “Table-Top-Exercise”. Një simulim me harta dhe tabela në laptop. Në fund të prillit do të vazhdojnë të tilla stërvitje dhe atëherë do të ushtrohet edhe me një alarm të simuluar. Më këtë synohet të provohet, se sa shpejt është e gatshme trupa të reagojë pas alarmit dhe sa kohë i duhet asaj që të mbledhë materialet? Në dokumentat e NATO-s (ende) nuk ka një përcaktim përfundimtar – brenda 48 apo 72 orëve, apo vetëm pas pesë ditëve? Gjithsesi qëllimi është sa më shpejt që kjo të jetë e mundur.

Politika e jashtme e Putinit si një sinjal për t’u zgjuar

VJTF nuk është e para forcë e reagimit të shpejtë të NATO-s. Megjithatë, trupat pararadhëse deri tani kanë çaluar, sepse disa anëtarë të NATO-s nuk kanë qenë të gatshëm të venë mjaftueshëm trupa në dispozicion. Kjo ka ndryshuar rrënjësisht. Kriza e Ukrainës po tingëllon si një sinjal alarmi në NATO.

Gjermania luan një rol të rëndësishëm në krijimin dhe stërvitjen e VJTF. Përveç kuartierit qendror në Münster, batalioni i këmbësorisë 371 nga Marienberg në Saksoni përbën bërthamën e saj. Por pavarësisht këtij fakti, në Gjermani është ka rezerva sa i përket aftësisë vepruese në rast shprehjeje të solidaritetit brenda aleancës – mbi këtë çështje në Bruksel flitet me dyer të mbyllura, por publiciksta e shpreh hapur. Vendimi i qeverisë gjermane për të mos e mbështetur operacionin e NATO-s kundër diktatorit libian Gadafi në 2011 e rëndon sot reputacionin e Gjermanisë brenda aleancës. Përveç kësaj, çdo mision i Bundeswehr-it (ushtria gjermane) duhet të miratohet nga parlamenti gjerman.

Pasiguria e planifikuesve ushtarakë rusë

Krijimi i një barazpeshe të re politike mes detyrimeve ndaj aleancës dhe të drejtave të parlamentit është detyra e një komisioni të Bundestagut (parlamenti gjerman), i cili kryesohet nga Volker Rühe. Ky i fundit ish-ministër i Mbrojtjes beson se trupa e planifikuar VJTF mund të angazhohet edhe mbi bazën e legjilsacionit aktual: “Parlamenti vendos nëse është e nevojshme përmes një procedure të përshpejtuar – një gjë e tillë është e rrgulluar”. Por Karl-Heinz nga Akademia Federale për Politikat e Sigurisë (BAKS)mendon, se mund të ketë një problem, kur “ne kemi një Rapid Reaction Force për një Slow Reaction Politik”. Megjithatë është vendimtar fakti, se as planifikuesit ushtarakë në Rusi nuk janë në gjendje ta vlerësojnë një situatë e tillë konfuze të politikës ushtarake.

E pikërisht pasiguria e agresorëve të mundshëm është objektivi kryesor i VJTF. Vendimet relativisht jo preçize të NATO-s për këtë çështje kanë kësisoj edhe avantazhet e veta. Eksperti i BAKS Kamp tërheq vëmendjen, se SHBA po vendosin disa qindra ushtarë shtesë në Europën Lindore mbi bazën e marrëveshjeve bilaterale. Edhe Britania e Madhe ka deklaruar, se do të krijojë kapacitet e veta të ndërhyrjes së shpejtë.

Magazina dhe depo armësh në zonat e angazhimit

Në verë VJTF do të kryejë një stërvitje të kufizuar në kushte reale, në mënyrë “që trupat vërtetë të dalin në terren operativ”, thotë nënkoloneli Mertins. Qysh tani ndihet shqetësimi i planifikuesve në shtabin e NATO-s në Mons (Belgjikë)- e kryesisht problematik është transporti: aleatëve u mungojnë avionët dhe hekurudhat nuk kanë më si dikur gjatë Luftës së Ftohtë platforma të ulëta mobile për transportin e armatimeve të rënda.

Kur VJTF të mbërrijë në vendin e angazhimit atje duhet të gjejë depot për municion, mallra ushqimore e veshmbathje, armatime të rënda e rreth 40 oficerë, kryesisht specialistë për furnizimet dhe komunikimin. Në gjashtë vende do të ngrihen baza të tilla – në tri republikat baltike si dhe në Poloni, Rumani dhe Bullgari. Ende nuk ka një bilanc për kostot e VJTF. E vetmja gjë që është përcaktuar është ndarja e kostove: pikat e furnizimit dhe depot në terrenin e operimit duhet të zenë rreth dhjetë për qind dhe duhet të paguhen nga fondi i përbashkët; pjesa tjetër paguhet nga kombet, që ofrojnë trupa për VJTF. Kjo realizohet në përputhje me parimin e NATO-s: “Kush gjuan, paguan”. Por edhe ai që ka frikë se i duhet të gjuajë paguan.

11 komente në “NATO, trupë “Porsche” për t’u mbrojtur ndaj kërcënimeve të Rusisë”

  1. EleΥΘeriskeΨi says:

    “Kush gjuan paguan” !?
    Aaahaa tani e morem vesh pse grekeve nuk ua mbante te gjuanin ne Qipro ! Skishin lefta e jo se kishin frike nga Tyrkije….

    1. EleΥΘeriskeΨi (1) says:

      … shtet rrumpall turkalvanez pa deklarat pamvaresie!
      http://www.shekulli.com.al/p.php?id=61377

      1. raimond vlonjati says:

        Aha , Nato qenka shume mbrapa me gadishmerine…….

        Une te isha si ruset, po te kene ndermend te sulmojne, do e sulmoja Europen menejehere duke pushtuar gjysmene saj dhe aty ku do pushtoja do ta minoja gjithe vijen e frontit ne gjeresine e nje fushe futbolli dhe pas brezit te minuar
        do beja fortifikime per gjate gjithe vijes se frontit me transhe e bunkere dhe me armatime te motorizuar , tanke e raketa : toke-toke & toke -ajer ….
        …qe kur ti dilte gjumi Nato-s , te mos kishte ca te bente

  2. albatros says:

    Jane krta qe po kercenojne Rusine fgr po ja vene rajetat ne kufij fhe jo NATO.MALLKUAR WOFTE DITA QE NE BUDALLENJTE HYME NE NATO. DUHET TE ISHIM neutral si Zvicra. MATO EDHTE ORGANIZATA ME E KORTIPTUAR NE BOTE.KERA NUK BEJN DOT LUFTE ME CA TALIBANS RRECKAMANE POR ME ZEMER LUANI atehete si do bejne me Ariun Rus? Mjere Shqiptaret qe do bien viktimat e raketave berthamore tecRusise ne rast lufte se jemi jese e Nato.Nuk ishte budslla Enver Hoxha qe iku nga traktati i Varshaves dhe qendroi neutral

  3. Zig Zag Man says:

    gjynah konflikte mes te krishtereve, pa zhdukur nga faqja e dheut minaret bashke me xhihadistet brenda

  4. Polic i thjeshte says:

    “Maja e shtizes” ne gjuhen ushtarake quhen forcat speciale.

  5. Po nxehet saçi për të pjekr byrekun. Se kujt do ja plasin keta, muzhikut apo çin-maçinit të shohim.

  6. z/kallami says:

    NATO me forcat maja e shtizes asht mire ti bejne ne nji prove gjenerale tek Xhihadistet per nja 2-3 muaj.Te krijojne bindjen dhe moralin qe mund ti turren edhe mbi Mskovin,Rusi.Ndryshej llogarit dalin huq pa hanxhini.

    Edhe lufta te detyroka te besh biznes ndryshej humbet jeten.E qe te jetosh duhet te paguash sa here te kercet bira e bythes nga friga.

    Kohen ma te mire dhe ma te madhe te jetes e kalova ne qetesi te jashtzakonshme deri ne vitin 1990 ne vendin ma te mrekullueshem te botes A L B A N I A.Shto edhe 15 vjet ne emigracion mjaft bukur qetesisht.Tashti edhe me ja plas,di ti them,le t’kercas qi mos te dinje dynjaja nga t’ia mbajne.Por me vjen keq ne ekstrem per femijet e pafajshem te cilet linden erdhen ne kete jete pa vullnetin e pa ndergjegj te tyre po vetem instinktivisht me instinktin kafsherore pa dit se ku vijne.

  7. Demokrati i vërtetë says:

    Rusi, këta bythëpambukër, i vë para, me një shkop thane…(?!)

  8. Arben says:

    ERA LUFTE O SHOKE,

    GJENI VENDIN KU DO FSHIHENI KUR TE PLASE.

  9. Ajaxs says:

    Nuk ka lufte,te dy palet ja njofin forcen njera tjeteres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje