Guidë nga gratë xhihadiste. Modeli i gruas perëndimore dështoi, ne martohemi që 9 vjeçe

5 Shkurt 2015, 18:14Bota TEMA
Guidë nga gratë xhihadiste. Modeli i gruas perëndimore

Një traktat i gjatë është botuar në internet në gjuhën arabe nga femrat që janë mbështetëse të ISIS në Irak dhe Siri, duke u vetëquajtur Brigadat Khansaa. Këto brigade kanë si qëllim kryesisht tërheqjen e rekruteve femra nga Arabia Saudite dhe Gjirit për t’iu bashkuar “parajsës” së ISIS në territoret që ata kontrollojnë

Traktati, i cili tregon jetën e një gruaje xhihadiste është përkthyer në anglisht dhe po bën xhiron në mediat e gjithë botës.

Dokumenti thotë, se sipas rregullave të ISIS është e ligjshme, që një vajzë të martohet në moshën nëntë vjeçe.

Dhe më tej shtohet: “Shumica e vajzave, edhe ato më të dlirat duhet të jenë të martuara deri në moshën 16 apo 17 vjeçe.

Por pasi martohet, gruaja duhet të mbulohet dhe ta mbështetë Kalifatin nga prapa dyerve të mbyllura të shtëpisë.

Gratë, thotë guida xhihadiste, nuk duhet të jenë të prapambetura, përkundrazi ato duhet të jenë të arsimuara, sidomos për të gjitha aspektet e fesë islame, por kjo gjë lejohet vetëm nga mosha shtatë deri në 15 vjeçe.

“Modeli perëndimor i grave të emancipuara, të cilat dalin nga shtëpia për të punuar, ka dështuar” thonë këto gra që jetojnë nën pushtetin e ISIS, sepse ato nuk kanë fituar asgjë me pretendimin e tyre për të arritur barazinë me burrat.

Po ashtu butikët e modës dhe sallonet e bukurisë konsiderohen si vepra të djallit.

Ky dokument i gjatë është botuar në internet më 23 janar, por ai ka kaluar pa u vënë re nga mediat ndërkombëtare.

Shumica e mesazheve të postuara në mediat e sociale, bëhen nga femra perëndimore, që kanë migruar për t’iu bashkuar ISIS, dhe ato postojnë mesazhet më të dhunshme.

Gratë, duke përfshirë rreth 50 nga Britania, besohet se përbëjnë rreth 10% të mijëra rekrutëve të huaj, të cilët kanë kaluar kufirin turk për t’iu bashkuar ISIS.

Dokumenti bën të qartë se roli primar i grave është përulja dhe jo të luftojnë, por të mbështetin xhihadistët meshkuj në shtëpi, duke përfshirë edhe sjelljen në jetë të fëmijëve të tyre.

Raka, kryeqyteti de fakto i ISIS, përshkruhet si “një strehë për emigrantët”, ku familjet jetojnë të papaprekura nga uria, erërat e ftohta apo acari.

Dokumenti shton po ashtu se në Raka nuk ka urrejtje nacionaliste, por se të gjithë janë të bashkuar. Një çeçen është mik i një siriani.

Brigada e grave xhihadiste ka dalë në përfundimin se gratë në Arabinë Saudite përballen me barbarinë dhe skllavërinë.

Sipas tyre mësueset po ashtu, që etiketohen si spiunë, përhapin idetë e tyre helmuese ateiste dhe të korruptuara.

Sigurisht gratë xhihadiste nuk kanë bërmendur përdhunimin e vajzave të mitura, prerjen e kokave, dhunën e tejskajshme etj.

Mesazhi thelbësor i tyre është se gratë në Arabinë Saudite dhe shtetet e tjera duhet të nxitojnë për tu shpëtuar padrejtësive të tyre dhe të shkojnë të jetojnë në “parajsën” që ofrojnë burrat e xhihadit. Përgatiti: J.H

 

16 komente në “Guidë nga gratë xhihadiste. Modeli i gruas perëndimore dështoi, ne martohemi që 9 vjeçe”

  1. Jeronim de Rada says:

    Jo vetem rregullat e ISIS-it, por edhe rregullat e fese islame e lejojne kete martese. A nuk ishte edhe profeti Muhamed a.s. i martuar me Aishen nente vjecare ?

  2. frank says:

    Sa me pare te sillet ky ligj ne albanania dhe te ja u hypin grave qe 9 vjece qafirat .

    1. tfgs says:

      o Zikeeeeeeeeeeeeeeeeee,cfare i more Hanemes mer korrak,kur ajo e kishte bere tabele qitjeje qe 9 vjece…………!!!!!!!!!

    2. Mbreti i Epirit says:

      Serbeve u konvenon keto qe thua ti frank i biri i Ljudmillojkes!!!

    3. tfgs pisoglentis says:

      Cjane keta lugeter. Ngjajne me prifterinj grek

  3. BERISHA LARGOHU. says:

    Keta jane flliqesira dhe sorra islamike qe nuk kane nder, por jane te degjeneruar me plot injorance. Per ato shqiptar qe mbeshtesin ISIS, jeni antishqiptar qe deshironi te zevendesoni flamurin shqiptar me ate flamur te zi. Edhe flamuri gjoja i Shqiperise se madhe kishte nderhyrje me ngjyre te zeze si ai i ISIS it.

  4. sheme says:

    Atehere i bie te fejoheni qysh ne PI.. te nenes, apo jo, rrace e qelbet….

  5. Genci says:

    Edhe vet Profeti I tyre u martua me Aishen kur ajo ishte 6 vjece dhe e konsumoi martesen(dmth beri seks) me te kur ajo ishte 9 vjece!e thone Hadithet Kuranore.

  6. akili says:

    pedofili+injorance+intolerance+shtypje+mohim te drejatsh+dhune+vrasje= ISIS ose terrorizem islamik.

  7. lulzullap bin bela al bashar says:

    Sa vjec do e marresh ti ramy gruan e trete?
    9 apo 11?

  8. lulzullap bin bela al bashar says:

    Tkfg papa shume here te flet ajo mbrapa.
    Ja frank ta vesh nikun ti po dhe janulla dallohesh se te vjen ere goja.
    Kjo taktike quhet autodiskretitim.
    Lufta e pare e dyte dhe kjo e treta jane kryqezata kristiane.
    Sic tha dhe vete papa lufta e trete ka kohe qe ka filluar. Daten e dine te gjithe.
    Krijimi I isis, financimi dhe paisja me ushtare behet nga perendimi.
    Edhevmyslymani me fanatik Iurren tadhme ata dhe jo me bota e krishtere dhe budiste qe cojne qellimisht koka turku qe tu pritet koka e te digjen ne turren e druve.
    Autodiskretitimi qenka arme shume e forte.

  9. lulzullap bin bela al bashar says:

    E mbani ment kur saliu I furnizonte me arme keta dhe merua shkruante artikuj per keta heronj qe po permbysnin diktaturen e asadit te eger si te enverit dhe neti dhe ramy I quanin dashnor te allahut dhe 40 virgjereshat qe bente humor tkfg.
    Ky eshte realiteti.
    Merua shkruan sipas urdherave qe I japin financuesit.

  10. emigranti says:

    Kafshe te egra pa asnje shenje humanizmi.Se nga doli dhe si u krijua kjo fare e keqe apo ka egzistuar dhe nuk e dinim.Cdo veprim e ka nje qellim por kete lloj shtazerie nuk e imagjinoj dhe ku e ka fundin.

  11. bota says:

    Nen shembullin e profetit fallco qe e mori aishen kur luante me kukulla

    1. Dardha says:

      E paska marre me bonus, me gjithe kukullat.

      Per nje gje ka kuriozitet. Mire meshkujt se kur te vene ne ate bote do marrin 72 a ku di une se sa virgjeresha. Po femrat cfare do marrin?

      Apo 300 naked men qe bertasin “This is ISIS!!!!”

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje