Kriza në Ukrainë, OKB: Gjendja është katastrofike

3 Shkurt 2015, 18:13Bota TEMA
Kriza në Ukrainë, OKB: Gjendja është katastrofike

16 civilë të vrarë dhe dhjetra të tjerë të plagosur kanë ndodhur në harkun e 24 orëve të fundit në luftën që po zhvillohet në Ukrainën lindore.

Organizata e Kombeve të  Bashkuara ka paralajmëruar se rritja e fundit e kësaj dhunë  është në gjëndje  “katastrofike”.

Përfaqësuesit e qeverisë dhe rebele raportuan vdekjet e fundit në vende anembanë rajonet  të Donetsk dhe Luhansk.Ushtria e Ukrainës gjithashtu tha se pesë ushtarë kanë vdekur duke luftuar me rebelët pro-ruse në afërsi të qytetit strategjik të Debaltseve.

Vdekjet e fundit ishin në qytetin e Donetsk, Debaltseve, dhe disa fshatra nën kontrollin e qeverisë në rajonin e Luhansk, ndërsa shifrat e sakta nuk mund të konfirmohet ende.

Shefi I  të drejtave të njeriut në OKB, Zeid Ra’ad Al Hussein tha se ka patur një “shkelje të qartë të ligjit ndërkombëtar humanitar që rregullon kryerjen e konflikteve të armatosura”.u shpreh ai duke theksuar se “Çdo përshkallëzim i mëtejshëm I situates do të ketë pasoja katastrofike për 5.200.000 njerëz të cilët jetojnë në mes të konfliktit në Ukrainë lindore,” shtoi ai.

Sipas OKB-së, numri i të vdekurve ka shkuar në 5350 njerëz dhe më shumë se 12.000 njerëz të tjerë janë plagosur në luftime./f.b

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje