Zbardhet misteri i vajzës së Vladimir Putin

30 Janar 2015, 10:18Bota TEMA

Raportet e lajmeve dhe blogerët rusë thonë se njëra nga vajzat e presidentit Vladimir Putin, e cila është mbajtur larg syve të publikut për vite të tëra, është një figurë e rëndësishme e një projekti në vlerë prej 1.7 miliard eurosh për zhvillimin e Universitetit Shtetëror të Moskës.

Raportimet mbi vajzat e Putinit, Maria dhe Katerina,29 përkatësisht 28 vjeçare, kishte qenë një temë tabu dhe jeta e tyre ishte konsideruar si një sekret shtetëror.

Por, gazetari dhe blogeri Oleg Kashin, ka njoftuar përmes një raporti të publikuar në internet se një femër e quajtur Katerina Tikhonova, e cila udhëheq një projekt për zhvillimin e Universitetit të Moskës, është Katerina, vajza e Putinit.

“Vajza e Putinit është gjetur”, ka shkruar Oleg Kashin.

Postimi i tij pasoi një raport në agjencinë e pavarur ruse RBC, e cila ka njoftuar se Katerina Tikhonova është drejtoreshë e kompanisë Innopraktika, e cila menaxhon projektin miliardësh.

Raporti i RBC nuk e ka bërë asnjë lidhje të kësaj vajze me Putinin.

Por agjencia e lajmeve Reuters, ka cituar një burim të afërt me universitetin, të ketë thënë se Tikhonova është vajza e Putinit.

“Unë nuk e di kush është ajo dhe puna ime ka të bëjë me presidentin dhe jo me familjen e tij”, ka thënë zëdhënsi i presidentit Putin, Dmitry Peskov, për agjencinë Reuters.

5 komente në “Zbardhet misteri i vajzës së Vladimir Putin”

  1. Sharmuta says:

    Neser do lexoni:”Vajza ne fjale nuk ishte vajza e Vladimir Putin”

  2. ARDIAN says:

    ndryshimi esht kta tonet i qesin ne tv ku bejne edhe ceremonin e lenies se pyshtetit

  3. shitsi i bulmetit says:

    Putini ka 80 miliarde USD pasuri.
    Problemi eshte se i ka te gjitha ne te zeze te palegalizuara.
    Ate moment qe bie nga fiku ja marrin te gjitha.
    Rusia nuk eshte si Albanistani.
    Atje ose i ke te gjitha ose asgje.
    Si dy agjente te zgjuar qe jane (Putini dhe Saliputini) kane shkembyer experience me njeri tjetrin.
    Saliputini i ka thene Putinit:
    Nje dite mund te biesh nga fiku ose mund te vdesesh prandaj te gjitha parate qe ke duhet ti pastrosh.
    Pra ti legalizosh ne projekte miliardeshe.
    Vdekje Putineve.

    1. Gjergji says:

      Shko e shit ca kos e mos u mer me politike.

  4. Mjelma says:

    Opo pse hani buken tuaj dhe beni hesapet e botes? Ai e ka ne terezi. Mos I qani hallin kaloresit se I varen kembet, po shikoni veten ku jeni zhytur!!!!!! Ne ISIS, tour elk, serbi, gerqi., ….SKLLAVERI . Ata jane Bolshevik dhe do ja dalin mbane. Nuk jane sahanlepires…. Nuk ja japim gruan NJERIU par pasuri…..nuk e shesin vendin dhe IDEALIN si ju….

    Hapni syte dhe shikoni se kur zihen Atllaret, shale at I HANE gomaret….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje