Pasi u shpall gjendja e emergjencës së lartë në 6 shtete, mëngjesin e sotëm meteorologët amerikanë kërkuan falje për parashikimin e tyre.
New York vendosi të paralizojë gjithë lëvizjet si me makinë, ashtu edhe metro, trena apo edhe në aeroporte duke pritur kulmin e stuhisë historike të dëborës.
Por dëbora që ra ishte shumë normale, dhe në orën 7;00 të mëngjesit me atë amerikane meteorologu Gary Szatkowski kërkoi falje për parashikim e gabuar dhe ngrirjen e lëvizjes në 6 shtete.
“ Kërkojë faljen time të thellë për shumë vendime që u morën dhe për pjestarët e shërbimit publik”, -shkroi Gary Szatkowski, meteorologë ne Mount Holly, New Jersey.
Ndërkohë guvernatorët e shteteve të prekura nga dëbora, e cila duket se nuk do të jetë më historike, bënë thirrje dhe urdhëruan qytetarët të qëndronin në shtëpi mbrëmjen e së hënës.
Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo paralajmëroi banorët që mos të shkelin urdherin per ndalimin e levizjes me automjete në 13 qarqet jugore të shtetit.
“Nëse jeni në makinën tuaj dhe gjendeni në ndonjë rrugë, qytet, fshat, qytet, kjo nuk ka rëndësi… pas orës 11:00 ju do të jeni duke kryer teknikisht një krim. Kjo mund të jetë një çështje për jetë vdekje, ndaj masa të tilla janë të nevojshme“, tha guvernatori.
Stuhia historike pritej që të kulmonte ditën e sotme duke shënuar dëborë mbi 1 metra, në New York, New Jersey, Connecticut, Rhode Island, Massachusetts dhe New Hampshire. Gjithsesi të gjitha masat janë marrë në këto shtete dhe për herë të parë New York mbylli metronë nga frika e stuhisë. Të paktën tashmë njerëzit mund të dalin të pijnë kafe jashtë shtëpive të tyre!/j.h
E kan ofenduar me 1 000 leke.
Të kërkosh falje për ne që jetojmë në Amerikë është gjëja më normale dhë unë nuk shoh asgjë të keqe , por ajo që mund të themi është se dëbora vazhdon të bjeri këtu në NY me intensitet më të madhe pas orës 7 të mengjesit
Hera e pare ne 15 vjet banues ne zonen verilindore te USA qe parashikimi nuk del plotesisht i sakte.Keto kane njerezine te kerkojne edhe te falur.
Persa joshme konstatume nji dite e zakonshme bore ne toke.Pastrimin nga bora rreth shtepise nuk shkoj ma shume se rreth nji ore.Cdo gja shkoi normale bile perfitune disa qe nuk iu kthyene punes po ndejen pushim perhiqegja ne shtepi.
Une nuke e di se ku jeton ti o Zef por ketu ne Boston e ka kaluar 1 metershin dhe bo bia akoma me intensitet te madh. keshtu qe deshtoi parashikimi per ne New Jersey apo New York po jo ketu ne Boston.
Nuk e di se ku i merni keto lajme. Une banoj ne Boston, dhe sipas parashikimeve nuk ishte New York-u me i rezikuari,por bregdeti i Ma ( Cape Code dhe ishujt). Dicka jeter, problemi kruesor nuk ishte sasia e bores por shpejtesia eres dhe temperaturat e ulta. Sa per parashikemet keni te drejte se shpajtesia e erres ishte parashikuar 50- 55 mil/ore por ariti deri ne 75 mil/ore. Sasia e debores u parashikua 12″-24″ por jane mbi 7 qytete ku ra mbi 31″. Ndersa temperaturat ne disa vende zbrite 10-15 grade F me poshte se parashikimet. Dhe tani po vazhdon akoma te bier bore, o shume por prape po bie. Ju uroj mos pafshi nje gje te tille se pastaj do thoni ishte apo sishte historike. Ne shumicen e Europes nuk esht pare ere as 75 km/ore jo me pastaj 75 mil/ore.