Një video e shpërndarë mbrëmjen e djeshme tregonte trupin e pajetë të një prej dy pengjeve japoneze, i ekzekutuar nga xhihadistët e ISIS-it, pasi Tokioja dështoi në plotësimin e kërkesës së tyre që kishte të bënte me pagimin e 200 milionë dollarëve për lirimin e tyre.
Videoja e postuar në rrjetet xhihadiste, tregon edhe pengun tjetër, Kenji Goto, si edhe një foto të pengut të ekzekutuar, Haruna Yakawa.
Në video, Goto lutet për jetën e tij duke thënë se pengmarrësit nuk donin më para’ për lirimin e tij.
Sipas Gotos, ISIS-i do ta lirojë në shkëmbim të lirimit të Sajida al-Rishawa, xhihadist i burgosur në Jordani për një akt të dështuar kamikaz në vitin 2005.
“Këto mund të jenë fjalët e mia të fundit. Mos i lini që ato të jenë të fundit”, thotë Goto në anglisht, gjithmonë sipas kësaj videoje.
Autenticiteti i videos nuk është vërtetuar ende.
Nuk ka b*th ISIS te ekzekutoje japoneze, sepse Japonia u vjen mu ne shtepi e i zhduk njehere e mire rrjepacaket e shkretetires.
Pse i lejoni qe te publikojn vidjo? pse i ben reklam ? esht ver perendimi qe dobsoi shtetet si siria, iraku, etj
Moisi ate e egzekutuan, tani presim japonezet te shkojne ne shkretetire. Thua do ndodhe?