Vdekja e Mbretit Abdullah s'do ndikojë në tregun e naftës

24 Janar 2015, 16:44Bota TEMA

Vetëm një ditë pas vdekjes së mbretit Abdullah, mbreti i ri Arabisë Saudite, Salman, ka adresuar shqetësimet e manjatëve të tregut energjetik . Të afërmit e tij kanë përjashtuar mundësinë e ‘ndryshimeve të mëdha në politikat e çmimeve të naftës dhe derivateve të saj’.

Në shtigje afatshkurtëra nuk ka arësye që Arabia Saudite të ndryshojë pozicionin e saj” thotë Sadad al-Husseini, ish drejtuesi i Bordit të kompanisë nacionale të naftës ‘Saudi Aramco’.

Zyrtarë tjerë, përfshirë këtu edhe anëtarë të familjes mbretërore thonë se ‘nuk do të ketë ngritje të çmimeve të naftës’.

Pas vdekjes së xhaxhait, kruet të Arabisë Saudite, mbretit Abdullah, edhe anëtari i familjes mbretërore, Princi Alwaled Bin Talal i është përgjigjur shqetësimeve të diplomatëve botërorë mbi mundësinë e rritjes së çmimeve të naftës.

“Nuk do të ketë ngritje të çmimit të naftës. Bota nuk do të shoh më çmimin e naftës prej 100 dollarëve për barelë”, ka deklaruar Princi i ri i Arabisë Saudite.

Ai ka përjashtuar po ashtu mundësinë që mund te ketë në ngritjen eventuale të çmimeve organizata rajonale OPEC.

Arabia Saudite është shteti me influencën më të madhe në organizatën rajonale OPEC. Vetëm gjatë dhjetorit shteti ka prodhuar afro 9.5 barelë nafte në ditë, që është 10 për qind e totalit vjetor të naftës së prodhuar në botë.

Arabia Saudite ka arritur nivelin e lartë të zhvillimit ekonomik kryesisht falë resurseve të naftës. Besohet se rreth 90 për qind e buxhetit vendor krijohej nga nafta dhe derivatet e saj.

Përkundër zhvillimit të lartë ekonomik, Arabia Saudite nuk rankohet mirë në Indeksin e zhvillimit njerëzor, indeks ky që pasqyron edhe aspekte tjera zhvillimore të shteteve e jo vetëm ato ekonomike.

1 komente në “Vdekja e Mbretit Abdullah s’do ndikojë në tregun e naftës”

  1. Eraldi says:

    Vdiq mbreti, Rrofte mbreti!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje