Publikimi i filmit “American Sniper” ka çuar në rritjen e kërcënimeve kundër myslimanëve në Shtetet e Bashkuara, ka thënë një grup arabo-amerikan për të drejtat civile.
Komiteti Amerikano-Arab kundër Diskriminimit, i ka shkruar letër regjisorit Clint Eastwood dhe aktorit Bradley Cooper.
Filmi i tyre bazohet në shërbimin e ushtarit amerikan, Chris Kyle, në Irak, nga viti 2003 deri më 2009.
Komiteti Amerikano-Arab kundër Diskriminimit ka thënë se “shumica e kërcënimeve të dhunshme që kemi parë gjatë disa ditëve të kaluara, janë rezultat i asaj se si janë përshkruar arabët dhe myslimanët në filmin American Sniper”.
Organizata, e cila e përshkruan veten si organizata më e madhe e të drejtave të arabëve në SHBA, ka thënë se ka mbledhur qindra mesazhe të dhunshme kundër amerikanëve arabë dhe myslimnanë, shumicën e tyre nga Facebook-u dhe Twitter-i.
Regjisorit Eastwood dhe aktorit Cooper u është bërë thirrje që të flasin kundër mesazheve të tilla, në përpjekje për të reduktuar retorikën e urrejtjes.
Jack Horner, zëdhënës i studios filmike, Warner Bors, e cila ka publikuar filmin, i ka thënë agjencisë Reuters se kompania dënon çdo retorikë të dhunshme dhe anti-myslimane, ndërsa zëdhënësit e Eastwoodit dhe të Cooperit nuk u janë përgjigjur kërkesave të menjëhershme për komente.
“American Sniper” ka qenë hit i madh në Amerikën e Veriut, duke kaluar të gjitha parashikimet për shikueshmëri. Ai ka fituar 90 milionë dollarë në fundjavën e parë të shfaqjes – një shumë rekorde kjo për muajin janar. Filmi po ashtu ka gjashtë nominime për Çmimin Oscar.
Ai, megjithatë, ka shkaktuar polemika. Disa e kanë përshëndetur portretizimin e ushtarit Kyle si hero të luftës, por të tjerët e kanë kritikuar atë për lartësim të dhunës dhe për qëndrimin e Kyle ndaj viktimave.
Kyle ka shërbyer katër turne në Irak dhe ka vrarë mbi 160 njerëz, duke u bërë snajperisti më vdekjeprurës në historinë amerikane.
Filmi bazohet në librin e tij, i titulluar po ashtu “American Sniper”, në të cilin ai ka thënë se nuk ndjen keqardhje, ndërsa atyre që ka vrarë, u është referuar si “egërsira”.
Kyle është qëlluar dhe vrarë në shkurt të vitit 2013, në Teksas, nga Eddie Routh. Ky i fundit ka qenë veteran i luftës në Irak, të cilin Kyle ka bërë përpjekje të ndihmojë për t’u shëruar nga çrregullimet e stresit post-traumatik.
Premiera botërore e filmit “American Sniper” ka qenë më 11 nëntor të vitit 2014, në Festivalin e Institutit të Filmit Amerikan.
Marrë nga BBC-REL
Une e pashe filmin ,nuk me dukej ndonje diskriminim i llahtarshem pervec luftes puro dhe pasojave te saj ,ajo qe u djeg ketyre eshte pabesia e civileve irakene ne disa skena ,sidomos ajo kur snajperi chris kyle me shoket e tij po hanin ne te njeten tavoline, me nje simpatizues se al-kaedes ne irak duke mos ditur qe nje sasi armesh,qe sherbente per te luftuar “kryqtaret ” ishte e fshehur ne dyshemene e shtepise se tij
Filluan arabo islamiket me viktimizimin e tyre se qenka film rracist ky ndersa prerjet e kokave ne vendet e tyre qe vijne era sh*rre vazhdojne cdo dite.
https://www.youtube.com/watch?v=99k3u9ay1gs
sa keq me qen……..korrak!
Hollivudi ne rolin e G.Strazimirit.
Nuk ka krim me te madh se te angazhosh dirket femijet ne lufte !
Femijet – krijesat me te pafajshme te botes !
Filmi eshte racizem i gjalle. Pushtuesit jane te miret dhe ato qe luftojne pushtuesin jane egersirat. Meqenese jeni dakort me kete gje pse e lavderoni Enverin dhe luften nac-clirim dhe shani italianin e gjermanin. Keshtu i bie qe ata kane qene te miret dhe ju te dhieret.