“Ne as nuk do të provokojmë prishjen me partnerët tanë dhe as nuk do ta vazhdojmë nënshtrimin pa kushte”. Me këto fjalë u përpoq ta përmblidhte politikën e tij pak para mesnate, triumfuesi i padiskutueshëm i zgjedhjeve të parakohshme në Greqi, Alexis Tsipras. Aleanca e tij Syriza, para pak vitesh një grupim politik jo me shumë rëndësi, u ngjit në shkallën e një partie popullore përmes votës protestuese të të pakënaqurve. Udhëheqësi i ri popullor e karizmatik, Tsipras nuk e njeh përgjegjësinë politike të qeverisjes së një vendi. Tani ai hyn në fazën më të vështirë të karrierës së tij politike: Si fitues i zgjedhjeve dhe shpresa e një mazhorance ai duhet që ta bëjë realitet retorikën kundër masave të kursimit.
Por nuk ka për të qenë e lehtë për Robin Hoodin grek. Greqia është ende e varur nga injeksionet financiare të trojkës së urryer – të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të Bankës Qendrore Europiane dhe Komisionit Europian. Një përpjekje e para disa muajve për rifinancimin e vendit përmes tregjeve financiare dështoi keqazi. Me fjalë të tjera: Një qeveri e Syrizas as nuk mund ta rrezikojë prishjen me partnerët ndërkombëtarë, pa pasur pasoja fatale në vend. Ajo do të kërkojë rinegociim me qëllim faljen e një pjese të borxheve. Ndryshe Syriza nuk ka shans t’i bëjë realitet premtimet që u ka bërë shtresave të popullsisë greke të rraskapitura nga kriza.
Shërimi ende i pasigurtë
Edhe në vitin e pestë pas falimentimit Dd-facto të Greqisë dhe megjithë ombrellat e hapura të shpëtimit, vendi ende nuk është rimëkëmbur. Sukseset si rritja e prodhimit në vitin 2014, të ardhurat plus në buxhetin shtetërror, një turizëm bombastik – të gjitha këto nuk duhet të na bëjnë të harrojmë se ekonomia greke ka humbur një të pestën e vëllimit të saj në vitet e fundit. Papunësia është ende në nivele rekord, shtresa të tëra të popullsisë kanë rënë në varfëri për shkak të masave të kursimit jo të menduara mirë e tatimeve shtesë. Mund të thuhet se Greqia po përjeton një modernizim jo- sistematik me kosto sociale të jashtëzakonshme.
Edhe Brukseli nuk duhet të provokojë prishjen me Athinën
Shtyllat e qeverive të koalicionit në vitet e fundit kanë qenë partia konservatore, Nea Dimokratoa e kryeministrit që dështoi në këto zgjedhje, Antonis Samaras bashkë me partinë socialdemokrate, PASOK. Këto janë partitë përgjegjëse për keqmenaxhimin ekonomik dhe korrupsionin e dekadave të fundit. Votuesit i ndëshkuan ato me mosdhënien e votës. Tani Syriza premton të bëjë realitet të pabërën: të luftojë korrupsionin, të ndjekë penalisht evazionin fiskal, të rimëkëmbë sektorin publik. Detyra që për politikën greke janë kthyer në punën e Sizifit. Syriza e freskët, dhe pa përvojë politike në pushtet bëhet gati tani ta zgjidhë nyjen gordiane. Për Greqinë dhe Europën do të ishte me interes nëse edhe partnerët e Brukselit nuk do të provokonin një prishje me pushtetin e ri në Athinë.
Dmth me pak fjale ,ky buzekuqi i premton popullit te tij ,pa marre
asnje ok nga parlamenti Europian .Nqs Parlamenti do te pranon kerkesat e tij ,ketu kemi te bejme me nje dore te forte .C’thote populli ben partia .
C’thote Tsipras ben Europa .
Duhet te presim se ku ka per ta bere takimin e pare Mister Robin Hoodi,ne Bruksel,Berlin,Pekin apo Moske???
Europa nuk mund ta mbaje Greqine me force ne EU por dhe Greqia nuk mund te detyrohet te pranoje kushtet gati shkatrruese per te qendru ne EU.
Rrugzgjidhja eshte brenda Greqise,
Te taksohen Grekerit e pasur,ata qe jane pasuruar çmendurisht keto 30 vitet e fundit.
Duhet thene gjerat sakte dhe qarte qe Greqia ka mbi 5(PESE) VJET qe ece rreshnjanesi kemba dorazi nga politikat e falimentuara te 2(DY) PARTIVE Nea Demokratia dhe Pasok. Kjo ndodhi se ne kry te ketyre kishte vetem njerez demagog, mashtrues, genjeshtar, te korruptuar deri ne palce. Ku te gjitha ndihmat dhe financimet qe vinin nga institucionet e Bashkimit Evropian u shperdoronin duke i grabitur dhe duke i futur ne xhepat e tyre, duke derguar MILIARDA EVRO ne Bankat e Zvicres nen emrat e tyre.
Pamvaresisht se gjerat dolen te qarta si drita e diellit as vete keto horra politikan dhe as Insticionet e BE-se nuk i vendosen pikat mbi i.
Ku veprimi i pare do te ishte sekuestrimi i pasurive te lujteshme dhe te paluajteshme te politikaneve dhe pushtetareve grek.
Por keshillat si nga Evropa politike, financiare dhe politikanet grek ishin reforma me kursime te tejskashme tek shtresa e mesme sipas shprehjes se fameshme te nje filmi artistik grek te shfaqur neper kinemate e Shqiperise perpara viteve 1990: “THANAS SHTRENGO RRIPIN”.
Si rezultat i kesaj 1(NJE) PERQIND GREKERVE POLITIKANEVE u MBI pasuruan, kurse 99 PERQIND e tjere GREK varferohen per dite me e shume.
Prandaj ndodhi kjo levizje e madhe ligjore me zgjedhjet, ku FITOJ LEVIZJA “SYRIZA” me drejtues ALEXIS TSIPRAS dhe partite e “TRADITES” shkuan per lesh.
Si fitoret dhe humbjet duhen per te gjithe te jene njelloj dhe te barabarta.
Problemi eshte neqoftese kjo LEVIZJE e ALEXIS TSIPRAS do te zbatoje filozofite teorike dhe praktike te komunizmit, jam i sigurte se gjithcka ka marre fund dhe do te behen me keq se ne SHQIPTARET e periudhes 1944 – 1990.
E vetmja filozofi zhvilluese eshte ajo e majte SOCIAL DEMOKRATE MODERNE qe zhvillojne vendet NORDIKE. Prandaj te shikojme si do te zhvillohen ngjarjet ne GREQI, mbasi kemi edhe 600 MIJE SHQIPTARE qe jetojne, banojne dhe punojne aty.
POR KETO NGJARJE dhe LEVIZJE duhen te jene MESIME edhe per shqiptaret qe nga viti 1990 dhe deri tani, viti 2015, NE SHQIPERI, kemi mendere nje “KLASE POLITIKE” te papergjegjshme, te paskrupullt, demagog, mashtrues pa burreri qe per 25-se vjet shkaterruan gjendjen ekonomike, financiare dhe sociale te shqiptareve duke grabitur, vjedhur dhe shperdoruar gjithcka te vlefshme te SHQIPERISE dhe te popullit shqiptar.
U bene 25-se vjet qe pasurite kombetare si bakri shitet per dhe te zakonshem, ne nje kohe qe ky mineral nxjerr deri 200 kg flori ne vit. Nxjerrja, prodhimi i naftes, si ne asnje vend te botes del me humbje te medha financiare. Kete gjendje katastrofike e sjellin tipa te tille te flliqur si SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META dhe me sa shikohet edhe EDI RAMA dhe LULEZIM BASHA kete rruge jane duke ndjekur.
Prandaj ka ardhur koha ky “GRUPIM” politik bastard dhe pervers ti heqim qafet, sepse si ne te gjithe vendet me korrupsion 1(NJE) PERQIND e ketyre kane 50 PERQIND te PASURISE te SHQIPERISE dhe 100 PERSONA pasuria e tyre eshte e =(barabarte) sa disponon GJYSMA POPULLSISE e SHQIPERISE.
Pra, nga LEVIZJA e ALEXIS TSIPAS duhet te nxjerrim mesimet e duhura cdo shqiptar qe dashuron familjen dhe shoqerine pozitive shqiptare. Tung.
Zonja Katherine die Grosse me larte mos u merzit se viziten e pare do ta bej ne Qipro nje nga viktimat e fasshisteve Europiane,sic bejne me sllavet e Shkupit,sic bejne me kombil Ilyro-Epirot te quajtur Albanistane ne favor te Italise dhe Turqise.
@Katherina; kot se po pyes, si taksohen te pasurit? Mbi pasurine qe kane ne banke dhe te tjera te paluajtshme apo mbi te ardhurat vjetore? Jam i bindur se edhe ne Greqi, ashtu si ne cdo vend te BE, taksat jane progresiste. Te pasurit me te ardhura te larta paguajne gati gjysmen e tyre ne forme taksimi. A mendon ti se duhet te taksohen me shume? Sa me shume, 60%, 70%? Deri ne cfare pike mund t’i taksosh te pasurit derisa ata te permjerin ne pashaporte e t’ja mbathin ne ndonje parajse fiskale? E njejta gje edhe me pronat. Sa mund t’i taksosh ata ne lidhje me pronat perpara se ata te paketojne valixhet e te zhduken nga vendi… pasi t’i kene shitur pronat?
Nqs ka prova korrupsioni atehere ne ligj eshte gjithcka e parashikuar. Opresioni nepermjet taksave nuk eshte pergjigja, aq me teper ne nje sistem demokratik. Cdo gje duhet te jete e drejte dhe e arsyeshme. Dikush qe eshte i afte si ndermarres nuk eshte e drejte ta ndeshkosh per aftesite e tij.
“Te taksojme te pasurit” eshte nje ide idiote komuniste! Keni zero edukim ne shume drejtime dhe mendoni se jeni te afte per te komentuar ne lidhje me drejtimin e nje shteti.
@@@ Ajo qe me intereson me shume eshte:Si do ta shikoj Qeveria e Aleks Cipras MARRDHENJET SHQIPETARO-GREKE??
Si do te interpretohet Marrveshja detare??
Po C´eshtja Came??
@@PARA SE GJITHASH, Z.Cipra ka Probleme MADHORE PERPARA..ka nje “Lufte” me Brukselin-Berlinin…personalisht po ta shikosh HOLLE; AI do te fitoj dicka POR JO TE GJITHA::Nuk Mendoj se Europa Do tja Mbylli deren Greqise..eshte nje Deshtim ne politiken e saj te Brendshme::
dhe e rendesishme eshte se sa i Gatshem do te jete Cipras, per te Pranuar Kushtet e reja te Eu-se..