FOTO/ Britania përballet me temperatura të ulëta dhe stuhi dëbore

29 Janar 2015, 14:22Bota TEMA
FOTO/ Britania përballet me temperatura të ulëta dhe stuhi

Pas Shteteve të Bashkuara edhe Britania është prekur nga temperaturat e ulëta dhe stuhitë e dëborës.

Gjatë javës në vijim Britania do të përballet me ngrica dhe rreshje të dendura dëbore, ku veriu i saj do të vuajë më shumë pasojat e këtij moti.

Dëbora mendohet se gjatë natës së sotme do të shkojë në 15 cm.

Zyra meteorologjike ka ndezur sinjalin e verdhë të paralajmërimit nga ngrica dhe bora, nga e cila do të përfshihet thuajse gjithe Britania, duke përfshirë edhe jugun, Anglinë perëndimore.

Trashësia e dëborës e regjistruar në veri të Anglisë është 10 cm në Cumbria, 5cm Northumberland dhe 3cm  West Yorkshire.

Por trashësia me e thellë e borës u regjistrua  Skoci dhe Irlandën e Veriut, me 23cm  dhe 21cm në Glenanne Armagh.

Ndërkohë shumë shkolla në Derbyshire, Yorkshire, Durham, Cumbria dhe Lancashire janë mbyllur. Po ashtu gjithë fluturimet në aeroportin e Manchester janë anulluar. /j.h

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje