Rusia, vendi i vizitës së parë zyrtare për diktatorin Kim Jong-un

28 Janar 2015, 12:03Bota TEMA

Rusia thotë se udhëheqësi i Koresë së Veriut ka pranuar një ftesë në Moskë në maj, raporton agjensia  Yonhap e Koresë së Jugut.

Agjencia e lajmeve citon një përgjigje me shkrim nga Kremlini, por thotë se ajo nuk e përmend Kim Jongun me emër.

Kim Jongun nuk ka bërë ndonjë vizitë jashtë shtetit që nga marrja e pushtetit të Kores së Veriut në fund të vitit 2011.

Destinacioni i tij i parë i vizitës do ndiqet me vëmendje për atë që vizita mund të tregojë në lidhje me politikat dhe strategjinë e tij.

Në fillim të këtij muaji, qarkulluan lajme se Rusia mund të jetë vendi  i vizitës së parë zyrtareKim Jong-un.

Ministri i Jashtëm, Sergei Lavrov u tha gazetarëve më 21 janar, se Rusia e kishte ftuar zotin Kim festimet 9 majit që shënojnë 70 vjetorin e përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.

Ai tha se sinjali i parë ishte pozitiv nga qeveria e Koresë së Veriut./j.h

 

 

2 komente në “Rusia, vendi i vizitës së parë zyrtare për diktatorin Kim Jong-un”

  1. gjynaf says:

    Kim me veze. Puh cfare derrkuci qe eshte ky. E te mendosh qe kete derrkucin ato te shkretet andej e trajtojne si perendi se perndryshe i rras plumbin kokes ky derrkuci. Ta kisha pas iher kete derrkucin perballe do ja rrifja mollaqet me thuper

  2. elinor -- nqs une largohem nga debati pa te kthyer pergjigje, kjo nuk do te thote se ti fitove; thjeshte do te thote qe kohen e kam teper te vlefshme per ta shkuar dem me nje imbecil si ti! says:

    Te dy vendet ndajne cilesi te perbashketa diktatoriale.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje