Kurthi i kredive në franga zvicerane

29 Janar 2015, 11:56Bota TEMA

Për vite të tëra bankat u rekomandonin huamarrësve që të mos i merrnin kreditë e tyre në euro, por në franga zvicerane. Por rritja e kursit të frangës po u krijon probleme huamarrësve në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Marko Vasić bleu në vitin 2008 një banesë në Beograd dhe për këtë mori një kredi të bazuar në vlerën e frangës zvicerane. Kësti mujor i shlyerjes së kredisë ishte 350 euro, shumë kjo që elektriçisti mund ta përballonte. Por tani pas rritjes së vlerës së frangës dhe shkëputjes së vlerës së saj prej vlerës së euros atij i duhet të paguajë 560 euro në muaj.

Të njëjtin problem kanë edhe qindra-mijëra qytetarë në Evropën Qendrore dhe Lindore që kanë marrë në vendet e tyre kredi hipotekare të bazuara në vlerën e frangës. Në Poloni ka rreth 550.000 kredi hipotekare të lidhura me monedhën zvicerane, në Rumani rreth 150.000, në Kroaci 60.000 dhe Serbi 22.000.

Kush paguan për humbjet?

Për vite të tëra bankat u rekomandonin huamarrësve që të mos i merrnin kreditë e tyre në euro, por në franga zvicerane, sepse me këtë monedhë normat interesit ishin edhe në periudhë afatgjatë më të favorshme.Por bankat kanë ndjekur në këtë mes interesin e tyre, kritikon ekonomisti serb Dejan Gavriloviç: “Huadhënësit padyshim kanë spekulluar me forcimin e frangës.

Nuk është rastësi që kjo ndodh vetëm në Evropën Lindore. Këtu qytetarët kanë pak informacione në lidhje me financat dhe nuk mbrojen sa duhet nga shteti”, thotë Gavriloviç në bisedë per DW. Ai punon për shoqatën serbe të klientëve të bankave “Efektiva” dhe e përshkruan situatën e re të krijuar si një rreth vicioz. Megjithëse ata i shlyejenë këstet e kredive, huamarrësit zhyten edhe më thellë në borxh, thotë Gavriloviç.

Edhe Manuel Ammann nga Universiteti i St. Gallenit në Zvicër nuk e përjashton që në shumë raste, konsumatorët janë këshilluar gabim. Por eksperti zviceran për bankat thekson aspektin e detyrimeve kontraktuale: “Në parim, duhet të paguajnë ata që marin përsipër rrezikun dhe në këtë rast këta janë konsumatorët. Është naive të mendosh se mund të marrësh norma të ulëta interesi pa rreziqe që mund të lidhen me monedhën në të cilën merret kredia.” Prandaj, është problematike nëse politika i detyron me dekret bankat të marrin përsipër humbjet”.

Politikanët në vendet e prekura i shohin gjërat ndryshe, sepse në rast se do t’i lënë në baltë mijëra familje që nuk mund të paguajnë sot kreditë për shtëpi, do të kenë vështirësi politike për t’u rizgjedhur përsëri.

Edhe kryeministri socialdemokrat kroat Zoran Milanoviç dëshiron të të rizgjidhet vitin e ardhshëm, dhe prandaj qeveria e Zagrebit do t’i detyrojë bankat që të marrin mbi vete pasojat e ngritjes së kursit të frangës zvicerane.

Hungaria si shembull?

Ideja bazë është në pamje të parë shumë e thjeshtë: Kreditë në franga duhet të konvertohen në euro ose në monedhën përkatëse kombëtare – sipas kursit të këmbimit në kohën kur franga qe e lidhur me kursin euros. Si model për vendet e tjera shërben Hungaria, e cila sa i përket politikës bankare konsiderohet prej kohësh si fëmija problematik i Bashkimit Evropian. Edhe përpara se franga zvicerane të zgjidhej nga kursi i euros, qeveria në Budapest i detyroi bankat që t’u kthenin klientëve interesin e kredive dhe t’i konvertonin kreditë në monedhën vendase, forint, sipas një çmimi të caktuar prej shtetit. Për këtë shumë banka edhe nga Austria dhe Italia – patën një humbje prej rreth tri miliardë euro.

Këtë rrugë duan të ndjekin tani dhe qeveritë në Kroaci dhe Poloni. Ndërhyrja e politikës është e domosdoshme thotë Barbara Liberda nga Universiteti i Varshavës: “Kreditë janë bërë vërtetë një problem i madh social, perspektivat në tregun e punës janë përkeqësuar dukshëm vitet e fundit dhe shumë njerëz nuk do të jetë në gjendje për të paguar kreditë “, tha ajo në bisedë per DW. Prandaj, profesororesha e ekonomisë mendon që duhet që bankat dhe klientët t’i ndajnë humbjet.

Eksperti serb Gavriloviç sjell një argument tjetër: “Nëse shumë konsumatorë do të falimentojnë, bankat do të mbeten mbi një grumbull pronash bosh dhe të vështira për t’i shitur.” Por qeveria konservatore serbe, deri tani është e tërhequr sa u përket planeve të tilla.

7 komente në “Kurthi i kredive në franga zvicerane”

  1. Pelasgian says:

    Shume mire ja ka bo Hungaria Fashiste !!! I lumte !!!

    Shteti eshte ai qe duhet ti mbroje qytetaret se Bankat dhe Bankieret jan HAJDUTE TE LIGJSHEM ,,,IDENTIK SI KOMPANITE E SIGURACIONEVE !!!

    Me thoni se ku qendron ndryshimi mes Bankave dhe “Fajdeve” qe sot jan te paligjshme ?????

    Jan e njejta gje …vecse FAJDET te bera nga filan fisteku jan ilegale(te paligjshme) ndersa fajdet e Bankave jan te ligjshme .

    Gjithe krizat ekonomike ne mbareboten studiohen ne tavolinene e bankierve qe asnjehere s’dalin me humbje !

    1. Albani says:

      PRA tregiet financiare punoine per interesin e tyre,dhe per tua futur kredimarresve,nga kio u kriiua dhe precedenti Grek.

      1. elinor,.,.,. says:

        Dy koka shkencash po kuvendojne!

      2. ukerg says:

        Por greket jan t’zgjut, nji t’votue se e kan pague borxhin, dhe borxhi u pagua! Myllet perdja.

      3. lloqe lloqe says:

        Precedenti Grek nuk ndodhi sepse egzistojne tregjet financiare dhe huadhenja-huamarrja.
        Huaja financiare eshte e lashte sa vet paraja pra mijravjecare.
        Precedenti Grek ndodhi sepse klasa politika Greke per nje periudhe 30 vjecare (qe nga hyrja ne e greqise ne “Clubin Evropian”) e perdori tregun financiar jo per te marre hua e per te investuar ne projekte zhvillimi qe prodhojne para, por per te marre hua e per te shtuar vende pune ne shtet e per te punesuar me me dhjetra mijera njerez ne pune shteti si shperblime mbas cdo fushate elektorale.
        Greqia krijoi nje situate kur kishte vende pune absurde e rroga absurde te krijuara mbi premtime politike per votat e rradhes.
        Keto vende pune paguheshin me borxhe te mara nga bota.

        Gabimi I Greqise nuk qe qe morri borxh, por qe borxhin nuk e investoi por e perdori si nje vend komunist per te future njerez ne pune fictive ne punera qe nuk prodhojne para.
        Greqi jetoi per nja 20-25 vjet nje socializemn te fshehur te financuar nga kapitalizmi.
        Sot kur ju duhet te kthejn eborxhin mbrapsh I hakerrehen kapitalizmit pse I mbaji me buk 20-25 vjetet e fundit.

        Vetem nje tru Bizantin e oriental mund te akuzoje ate qe e ndihmon.

  2. aristidhopulosvarijarin says:

    E kujt po i rruhet per Marko Vasiç-in! Apo për serbinë!

  3. lloqe lloqe says:

    tregjet financiare ashtu si cdo treg egzistojne per te shkembyer/tregtuar. Nuk ka ndonje cudi apo konspiracion ne faktin pse egziston tregu financiar.
    si cdo shkembim edhe ai financiar ka per qellim krijimin e nje fitimi nepermjet shkembimit.
    Huadhenesi ka fondet e gatshme dhe kundrejt nje rreziku qe mund ti humbi I jep hua atij qe nuk ka fonde por ka nje project per tu financuar.
    te dy palet fitojne. gjate ketij procesi shpesh ndodhin ngjarje qe nuk mund te kontrollohen dhe perbejne rrezik. per kete arsye palet mbrohen me nje kontrate/marreveshje legale duke percaktuar cfare ndodh kur gjerat nuk shkojne sic ishin planifikuar.
    asgje nuk eshte konspirative apo piramidale-nese konsumatori apo huamarresi nuk kupton mekanizmat-ketu nuk ka konsipracion nga banka, por injorance nga klienti.
    Eshte si te pretendosh se ka konsiracion nga BMW per te vrarenjerez meqe ka njerez qe nga pakujdesia perplasen me makine.

    Sa per piramidat dhe krahaimin me bankat e rregullta qe u be me lart nga Pellazgu nuk po zgjatem se nuk ja vlen.
    Pellazgu si pellazg qe eshte I bashkon me arithmetike 3 elemente dhe I ve nje shenje barazimi e nje emer te perbashket.
    Para+njerez+sportel = Banke
    Para+njerez+sportel = Piramide
    Dhe rezultati Pellazgut i del: Banke = Piramide.
    Jo keq per nje pellazg, por keq per nje njeri ne shekulline e 21

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje