Romancë dhe idealizëm: Pse gratë perëndimore i bashkohen Shtetit Islamik?

29 Janar 2015, 18:58Bota TEMA

Gratë nga Perëndimi janë duke iu bashkuar Shtetit Islamik [IS] në Siri dhe Irak për disa arsye, përfshirë këtu edhe idealizmin fetar, besimin se myslimanët po shtypen në mënyrë sistematike dhe dëshirën për romancë dhe miqësi. Të dhënat janë publikuar nga Instituti për Dialog Strategjik, me seli në Britaninë e Madhe.

Raporti, që mban titullin “Të qenit Mulan? Femrat nga Perëndimi Migrojnë në Shtetin Islamik”, ka analizuar postimet në rrjetet sociale nga një numër grash nga Evropa dhe Amerika Veriore, të rekrutuara tashmë në IS.

Gjashtë nga gratë, postimet e të cilave janë analizuar, vijnë nga Britania, dy të tjera nga Holanda, një nga Franca, një nga Kanadaja dhe e fundit besohet të jetë nga Austria.

Këto gra duket se kanë qenë të motivuara nga bindja se myslimanët në mbarë botën po shtypen dhe se ekziston një luftë më e madhe kundër Islamit nga ana e “të pafeve”.

Utopia Islamike

Përtej mbështetjes së konceptit se krijimi i “kalifatit” nga Shteti Islamik është detyrë e secilit mysliman, gratë perëndimore të cilat rekrutohen nga IS-i gjithashtu kanë shprehur dëshirën për të kontribuuar në idenë, apo idealin, e një “kalifati” të këtillë.

Një prej tyre, Umm Ubaydah, ka shkruar se “ne nuk mbështesim dhunën për shkak të së keqes që Amerika ka bërë.  Ne po përpiqemi të ndërtojmë një shtet islamik që jeton dhe u bindet ligjeve të Allahut”.

Një çështje tjetër e shprehur nga vetë gratë perëndimore që i janë bashkuar IS-it në Siri dhe Irak është edhe koncepti i martesës me një “muxhahid”, apo “luftëtar xhihadist”.

Raporti vë në dukje se “imazhi i një luani me luaneshën ” është shumë popullor në mesin e mbështetësve femra të IS-it.

Raporter ne media gjithashtu kanë dëshmuar se përtej idealit romantik të “kalifatit”, një tjetër faktor shtytës që këto gra të braktisin familjet e tyre për t’iu bashkuar IS-it është edhe ideja e një romance të pjekur dhe sofistikuar. Në një rast të ngjashëm, një adoleshente holandeze, kishte ikur për në Siri, për t’u martuar me militantin që mbante emrin Yilmaz, një turko-holandez, i cili dikur kishte shërbyer në ushtrinë holandeze.

Një “grua shtëpie” e zakonshme?

Kur arrijnë në territore të kontrolluara nga IS-i, të rekrutuarat nga Perëndimi fillimisht çojnë një jetë të zakonshme, me detyra shtëpie të zakonshme.

Njëra prej tyre, Umm Layth, shkruan se një ditë e rëndomtë për këto gra është e njejtë me atë të “një gruaje shtëpie kudo”.

Megjithatë, sipas Umm Layth, edhe detyrat më të zakonshme të mirëmbajtjes së shtëpisë, “janë të mbushura me ndjenjën e gëzimit, sepse po i bëjnë ato ‘në emër të Allahut’”.

Instituti për Dialog Strategjik, në raport, thekson se janë disa rrugë që mund të shfrytëzohen për të kundështuar fushatën e IS-it për rekrutim të grave, duke pasur në mendje projekte që shënjestërojnë posaçërisht publikun femëror në rrjetet sociale.

Në këto rekomandime, nënvizohet edhe rëndësia e përfshirjes së familjeve të këtyre femrave, për të ndihmuar në parandalimin e rekurtimit të tyre nga Shteti Islamik.

11 komente në “Romancë dhe idealizëm: Pse gratë perëndimore i bashkohen Shtetit Islamik?”

  1. demeli says:

    ato shkojn me myslot se kari myslimon osht me i nxeht sic duket
    dhe myslimont i qijn mir ato
    te krishteret e kan mendjen me lujt bixhoz me pi drog e alkool kshtuqe grat e tyre nuk knaqen me kar,dhe per te mbush kto boshlliqe vje usta myslimoni qe don vec te haj te rrij dhe te qij.
    per pun nuk jan ata se jan dembela
    ama dembela me kar perpjet ama

    1. qamili says:

      Jane te gjjtha arabe apo muslimane qe jetojne ne evrope, qe pasi i kane hap nga te gjitha vrimat, shkojne e martohen me kopilat e muhamutit… i marrin per pak ekperience sic duket… mesim, me mire vone se hic per barbaret bytheqire.

  2. Studente i Reformes says:

    Pas reformes ne arsim, mua me shkuan dem 5 vjet, qe me cdo sakrifice edhe nje dem kolosal parash iken. Pasi ne M.A sorollaten tere diten nga nje staf i pa pergjegjeshem qe tallet gjithe diten, ska me cfare beje ne kete Republike. Nga java kame prere bileten per ne Turqi ku andej me rekomandoi nje miku im se do me presin disa tipa per te me cuar ne Kilis te Turqise, ku do kaloj kufirin edhe ti bashkohem liftes te ISSI-se. Nuk jame musliman fanatik, bile as ne xhami nuk shkoj, po ketu ne Shqiperi sme mban as gje me pasi jame plotesisht i zhgenjuer edhe i raskapitur moralisht, jame shkatruar psikologjikisht,bile edhe ne familje ka patur ngritje depresionuese. Nuk kerkoj meshire, as per te ardhur keq nuk ja pranoj njeri, vetem keq me vjene perprinderit e mi qe sjan ne dijeni ku do shkoj. As nuk dua ta politizoj po ate qe kame per ta thene do e them, Rilindja eshte ajo qe me detyron te largohem nga ky vendi.

    1. Blue Jasmine says:

      Nqs nuk eshte sarkazem ky koment dhe je vertet i deshperuar aq shume , e ke gabim mo rrush qe zgjidhjen e vetme e sheh te lesh lekuren per nje kauze idiote.
      Te gjithe kemi dijeni qe ne Shqiperi eshte veshtire te krijosh nje te ardhme e korrupsioni e krimi po e vret rinine. Por te marresh te tille vendim kur e ke koken e nxehte e i mbytur nga deshperimi eshte padrejtesia me e madhe qe mund ti besh vetes.
      Si mund te te ndihmojme????

    2. tourkofagos palio arapi says:

      Shko mer debil shko me mire puno tokat ne viçidol

    3. pjatalarsi says:

      Student i reformes, bere 5 vjet shkolle, (shkolle i thencin kesaj te sotmes!) dhe menjehere u deziliunove sepse s’po gjen pune! Nderkohe qe pritja prej disa vitesh per te gjetur punen sipas arsimimit eshte sot normale edhe ne shume vende perendimore! Ne karrieren time te pjatalarsit, une kam patur shume kolege me shkolle te larte, te cilet ose nuk kane dashur punera zyrash, ose dhe kane pritur sa te gjindet vendi i duhur i punes, kane punuar me muaj dhe vite si pjatalares, kamarier, ndihmes-guzhunjer, etj. Ndaj shko dhe futju cfardo lloj pune dhe mos bej si cun mami, sepse pikerisht keta te pakenaqurit bien pre e lloj-lloj ideollogjive idiote!

  3. GAMORI says:

    Keto grajane te zhgenjyera nga jeta e tyre e perditeshme , nuk e kane gjetur gezimin ne familje , shoqeri e pune dhe keshtu shkojne e ndermarrin dicka te re ne jeten e tyre , por kjo nuk do thote , qe ato jane te lumtuira atje ku nuk ka jeshillek dhe civilizacion normal per femijen e tyre !

  4. r. th. says:

    Behet fjale per romantizem dhe idealizem e jo per seks! Mire qe e kane zgjedhur vete ate rruge, e te mos ankohen pastaj, se fajin e ka gjithnje Amerika!

  5. Faikonica says:

    Propaganda ateiste e egoja e te djathteve kta pjedha kane nxjerre ne drite.Keshtu ka ba ene Sartri etj,por kur preknin me dore realietetn kalonin ne deshprim edhe pse vazhdonin me u justifiku.Lexoni Oriana Fallacin per 11shtatorin

  6. agostin says:

    @Studenti i Reformes.Meqense Rilindja te detyron te ikesh nga Shqiperia ,perse ke zgjedhur pikerisht ate front lufte? Te bashkon gjaku ,kombesia ,apo stresi i perbashket qe keni.Shume mire qe e kupton se ke quar dem 5 vjet, sepse kuptohet qarte, se paske dalur nga shkolla ,me injorant se para se ta mbaroje shkollen .”Nje injorant i shkolluar ,eshte me injorant, se kur ishte i pa shkolluar”.Bileten bleje pa kthim .

    1. Studente i Reformes says:

      dmthn sipas ty, qe u kape vetem tek lufta e ISIS, gjithe keta emigrant, azil kerkues, ose te perndjekurit nga politika qe u cenon mbijetesen e tyre. Te gjitha keta qenkan injorant, demagogjia jote per te keqinterpertuar ngjarjen edhe padrjetesine qe me eshte ushtruar. Te me falesh per shqipen pasi vetem keto 5 vite ne universitet kame mbaruar, pas as nje shkolle ne shqiperi se kame qene emigrand i gjenerates se dyte, erdha ne moshen 23 vjec jetim ne memedhe,pasi im at e humba qe ne femiri, mbarova shkollen edhe nje institut ne kurbet. Edhe cfare arrita…? Nje vrime ne uje …..Ja qe te falenderoj per fjalet inkurajuesezoteri, shpresoj te te ze gjumi ne darke me keto qe thua. Nuk ik per qellime fetare, risk eshte jeta, ne kete Republike zoteri te hedhin si leck posht, pa pyetur, te zhubrosin sa here te duajn, edhe pastaj thone cne del ky breze, pa edukat, pa moral, analfabetik. Po jemi pasqyra juaj zoteri, jemi fara qe ju mbillni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje