Lirohet nga Egjipti gazetari i Al Jazeera pas 1 viti burg

2 Shkurt 2015, 13:19Bota TEMA

Gazetari i Al Jazeera Peter Greste u lirua nga Egjipti, pasi kaloi më shumë se një vit prapa hekurave.

Greste dhe dy kolegët e tij, Mohamed Fahmy dhe Baher Mohamed u burgosën qershorin e vitit të kaluar për akuza që përfshinin edhe ndihmën ndaj Vëllazërisë Myslimane si dhe shpërndarjen e lajmeve të rreme.

Të tre gazetarët u dënuan me shtatë deri në 10 vjet.

Lajmi se Greste u lirua, është mirëpritur nga familja e tij në Australi, por  mendimet e tyre ishin me dy gazetarët e tjerë që ndodhen ende burg.

“Ai nuk do t’i harrojë dy kolegët e tij  dhe nuk do të  përfshihet nga entuziazmi i lirisë derisa  derisa  dy kolegët  e tij  te jenë të lirë. Ai nuk do të heqë dorë derisa  Baher dhe Mohamed Fahmy të dalin jashtë nga burgu”, –tha vëllai i Peter Greste, Andrew.

Grupet e të drejtave të njeriut dhe qeveritë perëndimore dënuan gjyqin e gazetarëve dhe Kombet e Bashkuara vunë në pikëpyetje pavarësinë e sistemit gjyqësor të Egjiptit.

Një fushatë globale nga mediat, mbajti gjendjen e gazetarëve në lajmet e tyre.

Kairo akuzon Al Jazeera, se ka qenë zëdhënëse për Vëllazërisë Myslimane  të ndalur  gjë ajo e mohon, ndërsa forcat e sigurisë mbyllën zyrat e saj disa orë pasi presidenti Mohammed Mursi, u rrëzua.

Ndalimi i gazetarëve ka shtuar tensionet mes Egjiptit dhe Katarit, i cili zotëron Al Jazeera-n./j.h

 

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje