Sergio Matarella, presidenti i ri i Italisë

31 Janar 2015, 15:10Bota TEMA

Sergio Mattarella zgjidhet Presidenti i ri i Italisë.

Kandidati i kryeminsitrit italian Mateo Renzi arriti të marrë 2 të tretat e nevojshme në raundin e katërt të votimit në parlament, pas dështimit të tre raundeve të tjera.

Menjëherë ka ardhur edhe urimi i kryeministrit: Punë të mbarë president. Rroftë Italia.

Presidenti i ri italian mori 664 vota, vetëm 9 më pak nga kuorumi prej 673 vota.

Rezultati ka përmbysur parashikimet, pas situatës së vështirë të krijuar jo vetëm mes mazhorancës dhe opozitës italiane, por edhe brenda vetë Partisë Demokratike të Renzit, i cili e pranoi se emri i Matarellës nuk ishte konsensual.

Por gjithsesi ja ka dalë dhe mënjëherë pas numërimit të votave, kryeministri Renzi ka shkruar në Twitter. Punë të mbarë president, Rroftë Italia.

Gjithashtu paraardhësi i Matarelës, Giorgo Napolitano ka reaguar pas votimit, duke u shprehur i kënaqur me zgjedhjen e gjykatësit si pasues i tij në postin e presidentit.

Teksa e gjithë salla e parlamentit ka duartrokitur presidentin e ri të vendit, Mateo Renzi ka falendruar Partinë Demokratike për seriozitetin e treguar në këtë proces të rëndësishëm.

4 komente në “Sergio Matarella, presidenti i ri i Italisë”

  1. xxx says:

    Cna can drasat me kte Twitter, me teper mendojn Twitter in se te bejne ndonje pune.

  2. tani says:

    Me ne fund nje arberesh ne krye te italis .urime

  3. Pelasgian says:

    U zgjodh edhe Mafiozi i rradhes ne Itali .

  4. mondi says:

    Suksese ne detyren e re.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje