FOTO/ Borë e madhe në Itali. Bllokohet veriu, në jug stuhi

6 Shkurt 2015, 13:19Bota TEMA
FOTO/ Borë e madhe në Itali. Bllokohet veriu, në jug stuhi

Moti i keq  përfshirë gjithë Italinë.

Veriu i saj është përfshirë nga rreshje të shumta dëbore dhe shira të dendur deri në fushat e Emilia, në Piemonte dhe Lombardinë jugore.

Temperaturat maksimale të qëndrueshme, variojne nga 3 deri në 7 gradë, por dëbora ka përfshirë Toskanën dhe zonat mbi 600 metra mbi nivelin e detit në Sardenjë.

Jug të Italisë stuhitë kanë përfshirë Sicilin, Pulian dhe zonat përreth, teksa temperaturat kanë shënuar rënien maksimale mëngjesin e së premtes.

Koha e keqe ka shkaktuar edhe probleme në linjat elektrike në linjë e tensionit të lartë Milano-Bolonja.Vështirësi paraqiten  edhe në aeroporte, metro dhe stacionet hekurudhore. /j.h

 

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje