Ushtria britanike është duke eksploruar mënyra te reja për të rekrutuar sa më shumë myslimanë në radhët e saj.
Shifrat e fundit tregojnë se myslimanët përbëjnë më pak se 1% të totalit të njerëzve të rekrutuar me forcat britanike.
Mospërfshirja e tyre lidhet edhe me marrjen pjesë të Britanisë së Madhe në konfliktet si në Irak dhe Afganistan.
Ushtria britanike është gjithashtu e shqetësuar se pakicat etnike si afrikanët dhe aziatikët dhe të tjerë, nuk janë të përfaqësuar në masë të mjaftueshme.
Ka vetëm 480 myslimanë në ushtrinë britanike nga një fuqi e përgjithshme prej 88.500 njerësish, ku myslimanët përbëjnë 4.4% të popullsisë britanike, sipas censusit të vitit 2011.
Ushtria është përpjekur që të bashkëpunojë me komunitetet në vende si Bradford dhe Burnley, ku myslimanët përbëjnë rreth 25% dhe 10% të popullsisë.
Gjenerali Sir Nicholas Carter, shefi i shtabit të përgjithshëm, tha: “Rekrutimi në ushtri nga bashkësitë etnike afrikane, aziatike dhe nga pakicat e tjera ka qenë në përmirësim gjatë viteve, por nuk është aspak atje ku ne duhet të jemi. Duhet të bëjmë më shumë. “
Ndërsa njëri nga myslimanët më të lartë në ushtri, Imam Asim Hafiz, këshilltar islamik i stafit, tha se diversiteti ishte një nga pikat e forta te Britanisë së Madhe dhe kjo lidhet me mirëkuptimin kulturor te ushtrisë. “Sipas mendimit tim, vlerat e forcave të armatosura janë plotësisht në përputhje me vlerat e Islamit, si dhe të besimeve të tjera“, – tha ai./j.h
po ca dreqin ti rekrutoni, qe te sterviten aty dhe pastaj ti rekrutoje SIS e te vejne t’i sherbejne? Ata do te jene ne qender te vemendjes se ISIS-it. Cfare llogjike idioti.
mos harroni se dhe rromën mercenarët e saj e vunë nën zgjedhë dhe e sunduan për 1000 vjet!!
Futini, futini keta islamiket ne ushtri, se keni per t’ua pare hajrin! Nuk ka nevoje Mbreteria e Bashkuar per keta kafshe ne ushtrine britanike!