Prindërit e amerikanes që mbahej peng nga ISIS dhe që ditën e premte militantët e grupit terrorist thanë se u vra gjatë bombardimeve të Jordanisë mbi zonat e ISIS në Siri, janë shprehur se besojnë se vajza e tyre është akoma gjallë.
Prindërit e punonjëses humanitare Kayla Jean Mueller, kërkuan që ISIS të kontaktojë në me ta dhe ta trajtojnë Kayln si “mike në zonat e tyre”.
Ndërsa zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thanë se nuk ka prova se qytetarja amerikane është vrarë nga sulmet e Jordanisë.
ISIS publikoi imazhet e një ndërtese të djegur, e bombarduar nga Jordania ku thanë se edhe shtetasja amerikane ka vdekur, por nuk kanë publikuar asnjë imazh fizik të saj.
Jordania , e cila nisi të enjten sulmet mbi zonat e ISIS në Siri, i quajti publikimet e bëra nga terroristët si propagandë.
Ndërsa në Jordani mijëra njerëz kanë marshuar duke mbështetur sulmet e shtetit të tyre mbi ISIS, të cilat vijnë si një hakmarrje pas djegies së gjallë të pilotit jordanez kapur nga ISIS./j.h
Uroj qe Jordania te zhduke te gjithd keta terroriste te ndyre qe e turperuan Islamin. Ata mund te jene gjitheshka ,vetem Islamiste nuk jane
Ata do hane ne fund njeri-tjetrin te gjalle, sic kane filluar ta hane.