Nga Mynihu në Mynih

9 Shkurt 2015, 14:51Bota TEMA

Mynihu është vendi i ri i konfrontimit Lindje-Perëndim edhe pse Rusia nuk ofron ndonjë rend apo model shoqëror tjetër, shkruan Christian F. Trippe.

A ndjek Rusia ndonjë strategji afatgjatë? Apo presidenti rus është situativ dhe spontan, për t’i ardhur më afër qëllimit të tij që ta bëjë Rusinë sërish një fuqi të madhe? Këtë pyetje shtrojnë analistët e politikës së jashtme që prej një viti, kur Vladimir Putini tronditi me aneksimin e Krimesë dhe luftën hibride në Donbas të Ukrainës themelet e rendit evropian.

Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, është një mysafir i mirëpritur në Konferencën e Sigurisë. Në qarkun e pushtetit në Kremlin, ai është i vetmi që kultivon kontaktet me Perëndimin – dhe i ka bërë pak më të durueshme disa tensione politike në vitet e fundit. Por prezantimi i tij në Mynih kësaj here shkaktoi tmerr, tundje koke dhe të qeshura. Lavrovi dukej herë-herë si ndonjë recitues frazash të gatshme nga një propagandë, e cila arrin në përfundime sa të rreme aq dhe të rrezikshme: fajtor për të gjitha është Perëndimi, sepse Perëndimi e ka poshtëruar sistematikisht Rusinë pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Skenë për një fjalim të zjarrtë

Pasojë logjike e kësaj qasjeje: e gjithë ajo që është duke bërë tani Rusia, i shërbejnë zhdukjes së këtij turpi që po e duron për më shumë se dy dekada – dhe për këtë arsye është e ligjshme. Diskretitues qe thënia e zemëruar e Lavrovit se Perëndimi është sjellë pas rënies së Murit të Berlinit, sikur ta kishte fituar Luftën e Ftohtë. Po çfarë tjetër? Vetëmashtrimi kalon në politikë shpesh në mbivlerësim dhe aventurizëm.

Që në vitin 2007 shefi i Lavrovit e kishte përdorur Konferencën e Sigurisë në Mynih si skenë për një fjalim të zjarrtë. Vladimir Putin sulmoi tetë vjet më parë Shtetet e Bashkuara dhe NATO-n – papritur si mendoi shumëkush. Në retrospektivë bëhet e qartë se refuzimi i Putinit ndaj një “bote njëpolare” ishte më shumë se një sfidë retorike për Perëndimin: Putin shfaqi në mënyrë programatike se çfarë do të përbënte politikën e jashtme ruse në vitet e mëvonshme – në Gjeorgji, Moldavi, Krime, në Ukrainë´n Lindore. Prezantimi shqetësues i Lavrovit këtë vit, vuri kësisoj një lloj theksi përfundimtar.

Konfrontimi i ri Lindje-Perëndim

Nëse historianët do të pyesin në të ardhmen, se kur dhe në çfarë rrethanash filloi Lufta e re e Ftohtë, ata mund t’i referohen kryeqytetit bavarez. Mynihu është vendi i ri i konfrontimit Lindje-Perëndim, që megjithatë vjen vetëm si një i ringjallur i deformuar. Këtë herë askush nuk e dëshiron në Perëndim këtë konflikt, të cilit i mungon çdo kontur ideologjik apo konkurrencë. Rusia nuk ofron ndonjë rend apo model shoqëror tjetër. Përpjekja për t’u kundëvënë vlerave perëndimore një botë ortodokse ruse duket e sajuar dhe nuk ka fuqi rrezatuese.

Udhëheqja politike e Rusisë është duke vepruar kundër interesave të vendit, duke refuzuar argumentet racionale dhe ofertat, duke u bazuar vetëm në një pushtet dhe dhunë politike të mirëfilltë. Këtu del në pah sinonimi i njohur i Mynihut, Mynihu i vitit 1938. Fuqitë perëndimore besonin atëherë, se mund ta qëtësonin Hitlerin duke i dhënë territoret e sudetëve dhe madje pa e pyetur Çekosllovakinë. Ky “Mynih” është sot për Ukrainën një shembull i tmerrshëm dhe shkaku i frikës, për atë që ndodh kur një vend bëhet top loje i fuqive të mëdha.

Gjithësesi presidenti i Ukrainës Petro Poroshenko do të jetë i pranishën kur në Minsk të nisin të mërkurën bisedimet katër palëshe për armëpushim në Ukrainën Lindore. Por për çfarëdo që të bihet dakord atje: konfrontimi i ri Lindje-Perëndim nuk do të zgjidhet. Sepse vijat ndarëse që hoqi Rusia në Mynih janë tepër të forta.

4 komente në “Nga Mynihu në Mynih”

  1. Demokrati i vërtetë says:

    Më vjen për të qeshur, kur një kukull nacional-naziste, si Poroshenko, i ardhur në pushtet me puç të organizuar nga Perëndimi, prezantohet si President serioz… SHBA dhe Evropa “demokratike”, pasi e katandisën Ukrainën si Libinë dhe krijuan një vatër zjarri në mes të Evropës dhe në kufijtë e Rusisë, tani “qajnë” për politikën ruse “të luftës së ftohtë”…

    1. komunisti i eger nacionalist says:

      cfare zberthimi qe i bere ketij artikullit,si arrite ne nje konkluzjon kaq te papame,ti duhet te hysh ne rradhe me karl marksin,dhe duhet te marrresh cmimin e 1000 vjecarit si truri qe zberthen gjithcka,bravo o njeri me tru me shume sec duhesh.

  2. Lëmi Llukës says:

    Demokrat i vërtetë !
    Nuk të lëviz asnjë presje !
    Në Botë ka shumë zëra por , shtypi ynë i lirë s’është i lirë se është shtyp servil dhe si i tillë boton atë që i pëlqen agait !
    Propaganda mashtruese perëndimore është bërë e neveritshme , e pa durueshme !
    Mjerë popujt !

  3. Mallakastrioti says:

    @@Faji eshte i Europes:::

    Vladimir Klicko, Boksjer qe jeton ne Gjermani, na shkone ne Kiev(Ukraine)na Mbledhe disa te Rinje pa harruar qe te marrin edhe Shishet e Vodkes, na ndezin Zjarre ne sheshin Qendror te Kievit,dhe duke pire, per te dale nga Rutina e zakonshme..kerkojne Ndryshimin e Marrveshjeve Ndermjet Russise dhe Ukraines.
    1-Klicko dergohet ne Ukraine, me Mbeswhtetjen e gjermaneve(Ministri i Jashtem-Steinmajer)..por Grupi i Klickos pro-Europjane u be se Bashku me ata Pro-Amerikane,per te rrezuar Presidentin e Ukraines…dhe ja e rrezuam..po Pastaj???
    2-Qeveria e re eshte Pro-Perendimore…por kjo Qeveri duhet te “Paguaj” edhe Haracin e Qeverise se Meparshme, nje Borxh ne miljona te furnizimit te Gazit nga Russia i pa-paguar..por a thua vetem kaq???
    3-Qeveria pro-Perendimore e Kievit “Harroj” Rregullat e Lojes qe te mos i Kundervihet Gjitonit(Komshiut)…dhe Rezultati:Krimeja Pushtohet nga trupat Russe, dhe ne nje kohe te Shkurter nje Referendum,qe legalizon te Drejten e nje Popullsie qe ti bashkohet Shtetit Ame(Russise)..
    4-Te gjithe nuk duhet te HARROJME, se njerizit ne Jeten e tyre Preferojne te kene nje Vella te Madhe..preferojne te jene me me te FORTIN, dhe te kene Mbrojtjen e tije..(Shiko Shqiperia sote qe lepin Ameriken Turkun..djallin vete)
    5-Embargoja vene Russise nga BE-ja..ngriti Tensjonin ndermejt Russise dhe BE_se….Russia(Putin), i Kundervihet EU-se me “Mjetet” e saj..pra zgjeron Konfliktin ne Ukraine, Konflikt qe edhe po te Eskaloj ne nje Lufte:Russi-Ukraine..Rusia del e Fituar ajo dihet.
    6-Ukraina kerkone Arem te teknollogjise se Fundit( Referim i Gazetes BILD_GJermane..data e sotme)nga NATO-dhe ne Vecanti nga Gjermania!!!
    Gjermania Heziton??Pse???..Furnizimi me Arem, apo Sisteme Raketash per Ushtrine e Ukraines, nuk shikohet se sjelle ndonje Rezultat te madhe ne zgjidhjen e Konfliktit..ajo vetem qe do ta ashpersoj ate..
    7-Gjermania dhe Politika Gjermane(Franceze) e shikojne se me Russine nuk ja Dalin dote…dhe per kete Kancelarja z.Merkel..se bashku me Homologun e saj Francez,Nderrmarrin nje Nisme “Te Deshperuar” qe te Bisedojne direkt me z.Vladimir Putin…Rezultati???Asgje…vetem se eshte lene nje takim 4-palesh ne Minske javen e Ardhshme…Dhe ky Takim qe u “Premtoj” Putin eshte si te thuash, per te mos INJORUAR Z.Merkel..si dhe z.Hollande..pra eshte nje takim “Meshire” nga Ariu Russe.
    8-Sa shanse ka ne Takimin e 4-shes ne Minsk, per Paqe???Dhe cili do te jete Cmimi i kesaj Paqeje??Sa kohe do te zgjas???Pra te tera keto jane ne dore te Zotit Putin..
    9-Ne shkembim te Paqes Russi-Ukraine..c´fare ofron Perendimi per te “NGOPUR” Ariun Russe???Le te shohim………….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje