Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, thotë se samiti katër-palësh mbi konfliktin në Ukrainë, ka shumë gjasë të mbahet sot në Minsk, pavarësisht çështjeve të pazgjidhura.
Teksa luftimet në lindje të Ukrainës janë intensifikuar dhe vetëm nga sulmet e djeshme të rebelëve janë vrarë nëntëmbëdhjetë civilë, Fabius tha sot se takimi i Minskut “është shansi i fundit”, raporton REL.
Takimi në Minsk mes kancelares gjermane, Angela Merkel, presidenti francez, Francois Hollande, presidentit rus, Vladimir Putin dhe atij ukrainas Petro Poroshenko, është pjesë e përpjekjeve diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit në lindje të Ukrainës.
Komentet e tij, ministri i Jashtëm francez i ka bërë sot për radion shtetërore franceze.
Më herët, presidenti francez, Hollande, ka thënë se nëse nuk nënshkruhet një marrëveshje paqeje, jemi duke shkuar drejt luftës./b.l
KRIMI me i madh dhe ant’njerzore do jete kur Europa dhe Amerika te ndihmoje me armatim Ukrainen,athere do kemi LUFTE edhe per 10-t vitet qe do vijne d.m.th masaker te njerzimit pasi nga krahu tjeter jane Ruset qe ndihmojne me armatim separatistet ,me pak fjale do kemi derdhje gjaku pa fund.
Mendimi im do ishte te merrte pjese urgjentisht NU (kasket blu) ne frontin e luftes per arme’pushim per momentin.
Po pikerishte kete mundohen te bejne edhe perndimoret!
Dergimin e nje force paqeruajtese te okb ku ne te do te marrin pjese edhe rusia,
Po kjo gje kundershtohet nga rusia sepse ne te vertet nuk e intereson paqja dhe as te drejtat e popullsise rusofolese!
Qellimi i saj eshte destabilizimi. I rajonit dhe krijimi i nje republike te pavarure ruse te Doncekut ku me vone de jure do ti bashkohet rusise!
Dhe ne qofte se lene tani rusine pas krimese ukraines lindore pa reaguare atehere kush garanton se te tille politike do t vazhdoje me te tera republikat ish sofjetike baltike ku k edhe atje pakica ruse!Qellimi i saj eshte futja nen ombrellen ruse e te terave ish republikave te BS ,dhe krijimi i nje perandorie te re ruse!!
DERGIMI I FORCAVE PAQERUAJTESE JIA PRISH KETO PLANE PASI E VE PERBALLE RREGULLAVE TE OKB,
BENI GATI VENDIN KU DO TE FUSNI KOKAT KUR TE FILLOJE LUFTA.