Ndërron jetë studiuesi i njohur arbëresh Emanuil Giordano

17 Shkurt 2015, 18:12Kulturë TEMA

Ndërron jetë në Lungro (Kozenca), në moshën 95 vjeçare, papas Emanuil Giordano, studiues arbëresh, i njohur për një seri studimesh rreth historisë, letërsisë, foklorit dhe muzikës arbëreshe.

Ishte autor i “Fjalorit të arbëreshëve të Italisë”, i cili ka patur disa botime.

Ka kujdesuar botimin kritik të veprës së shkrimtarit arbëresh Bernardo Bilotta, me titull “Shpata e Skënderbeut ndë Dibrët poshtë”, botuar nga Instituti i Historisë dhe Gjuhësisë me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar.

Ndër të tjera ka botuar: “Mbledhje këndimesh arbëreshe çë këndohen në Ejaninë e Frasnitë”; “Gramatikë arbëreshe”, “Vangjeli” etj.

Njohës shumë i mirë i muzikës  kishtare arbëreshe, vitet e fundit ai merrej me përkthimin dhe përshtatjen e muzikës liturgjike bizantine në arbërisht. Ka lënë një seri artikujsh shkencorë të botuar në të përkohshme të ndryshme si “Zjarri”, “Shejzat” etj.

13 komente në “Ndërron jetë studiuesi i njohur arbëresh Emanuil Giordano”

  1. Uji i ftohte says:

    U prefte ne paqe,lavdi i qofte.

    1. adriatik says:

      Ky nuk mund te jete shqiptar.

      Po nuk e pate emrin hasan,hysen,islam bajram nuk je shqiptar.

      1. shih shih says:

        Edhe ti nuk je grek me ate emer ?

        1. DinPaku says:

          Adriatiku tamam nuk eshte shqiptar, sepse shqiptari qe eshte shqiptar nuk dallohet nga elemente te jashtme siperfaqesore si emri, feja, etj., por nga gjithshka qe eshte me thelbesore dhe me e thelle, qe Emanuil Giordano e ka shfaqur gjate gjithe jetes se tij. Do t’i thoshja Adriatikut, kujton ti se te gjithe ata Hasaner dhe Hysener qe shkojne ne Greqi dhe per t’iu pershtatur mentalitetit mesjetar grek ndrojne emrat ne Jorgo, Dhimiter, etj., behen greke? Apo ti qe mban emrin Adriatik, qe s’ka asnje lidhje me Greqine, kujton se behesh shqiptar?

      2. Po,Po says:

        Ike ne Anadoll!S`ke pune ti,as me Adriatikun dhe as me Arbereshet,apo shqiptaret.Je nje cope trung,qe edhe ne zjarr te te hedhin,ban vec tym.

  2. Irokezi says:

    Figure e bukur e Arberise sone.

  3. Zekthi. says:

    Lavdi pac, e Zoti te paste ne lavdi, ty qe punove per te shtrenjten tone Shqiperi, per dashuri, vetem per dashuri!

  4. vlonjati says:

    i pa haruar qofte kujtimi yt.

  5. me thene te drejten says:

    RESPEKT!!!

  6. TOMS says:

    U prehte ne paqe thuhet o uji i ftohte

  7. melo says:

    Nje njeri i madh. Shqiperia duhet te bej me teper per tu rilidhur me Arbereshet, te organizoj evenimente kulturore dhe sidomos te hedhi hapat e para per krijimin e nje mini-ministrie apo brenda ministrise se kultures te kete departament e vecante qe te meret me ceshtjet e diaspores se lashte shqiptare.

  8. Gjon says:

    Respekt i perjetshem.

  9. A says:

    EMANUIL GIORDANO,pushofsh ne paqe. Me vdekjen e Heroit te Madh te Kombit dhe Popullit shqiptar, te Krishterit GJERGJ KASTRIOTI me mijra vete deri tani ne keto momente ikin nga toka ARBERORE per nje jete me te mire. 48 MIJE SHQIPTAR te SHQIPERISE kane ikur gjate VITIT 2014.
    Ne menyre te vecante ata qe iken deri para dates 28 NENTOR 1912.
    Po atje ku shkuan, atje ku u vendosen ne ITALI nuk e harruan KURRE dhe vetem KURRE atdheun, memedheun dhe menjehere hapen SHKOLLAT ne GJUHEN SHQIPE, per te mos harruar per asnje cast historine, zakonet dhe traditat shqiptare qe i kane ne zemer edhe sot.
    Keto u hapen sepse kishin ndihmen direkte te MBRETIT te NAPOLIT dhe PAPES se SELISE se SHENJTE ne VATIKAN. Sepse ato ishin MIRENJOHES per nderet e medha qe i kishte bere GJERGJ KASTRIOTI dhe nuk donin te ishin mosmirenjohes.
    Kurse shqiptaret qe jane ngulur ne Turqi deri ne keto momente, per asnje cast nuk kane patur te drejte te mesojne gjuhen e tyre ametare SHQIPE. Por sa kalon brezi qe vjen direkt nga Shqiperia e me prapa menjehere fillon mos folmja ne gjuhen shqipe. Ketu qendron dhe diferenca. Sot ne TURQI jetojne, banojne dhe punojne rreth 6 MIJELION SHQIPTARE ku mbi 90 PERQIND e pranojne se jane shqiptare, zbatojne traditat e vendit nga kane ikur, por NUK FLASIN SHQIP.
    Prandaj eshte detyre e MEDIAS se SHQIPERISE qe te kemi lajme, informacione, reportazhe nga te gjitha zonat ku banojne shqiptaret e mocem, ARBERESHET, sepse kultura e tyre na nevojiten sepse jane te dalur nga trungu dhe rrenjet tona me nje gjak dhe gjuhe.
    Ne te tille jane ARBANASIT e ZADARIT te KROACISE, te cilet luftojne per te mbajtur ne kembe zakonet dhe traditat shqiptare.
    Vendi ame, SHQIPERIA, ben shume pak ose aspak per ta, sepse politikanet dhe pushtetaret tane mendjen e kane vetem per te DEXHENERUAR QEVERINE SHQIPTARE me pislliqe, vjedhje, grabitje, ngaterresa, intriga nga hordhiku ne hordhik, nga degjenerimi ne degjenerim. Tung.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje