“Baronesha Shenteben”, ose romani i parë shqiptar ku personazhet gay nuk shfaqen si figura të gjymtuara

11 Shkurt 2015, 20:13Kulturë TEMA

Nga Pirro Dollani

Nga gjërat e bukura që mora me vete kur u ktheva nga Shqipëria ishte edhe një çantë plot me libra. Një pjesë të tyre i kam lexuar, pjesa tjetër pret radhën. Natyrisht, librin e Kadaresë “Mëngjeset në Kafe Rostand” e lexova pa mbërritur avioni në Las Vegas. Por libri që më befasoi, që më futi në mendime e më bëri t’i kthehem përsëri është romani i fundit i shkrimtarit Viktor Canosinaj, “Baronesha Shenteben”.
Nga faqet e para, ku Vilma, baronesha, zgjohet nga klithmat e një orgazme që i shpërthen në një ëndërr dashurie me një shqiptar, mikun e të shoqit, dhe deri në faqen e fundit ku shërbyesja njofton se te dera “është një shqiptar”, lexuesi kalon nëpër një “rroller koster” emocionesh e befasish saqë e ka të pamundur ta largojë nga dora pa arritur faqen e fundit.
Ngjarjet në roman zhvillohen në fillimet e shekullit XX. Autori ka arritur ta japë mjeshtërisht atmosferën e kohës, një atmosferë marrinash, vrasjesh, grindjesh, apo siç thotë njëri nga personazhet: “Shqiptarët nuk rrinë dot pa shpalosur fodullëkun dhe marrëzitë e tyre”, atmosferën ku tragjedia “Medea”, pasi luhet në një skenë primitive me Vilmën në rolin kryesor, ndodh live shekuj e shekuj pas vënies së saj të parë në skenë me një grua shqiptare.
Por romanin e bën edhe më interesant fakti që ajo atmosferë e fillimshekullit XX shërben edhe si një lloj alegorie për realitetin e kohës postkomuniste, ku politikanët grinden për mustaqet e Çelos, apo siç ndodh edhe në roman gjatë një dasme ku plas sherri. Përse? Sepse një palë mbrojnë tezën se laraska ka më shumë pendë të bardha, ndërsa pala tjetër mbrojnë të kundërtën. Dhe e gjitha kjo ndodh gjatë dasmës. Ndërmjet Vilmës dhe Gretës, dy të huaja që ndodhen aty, zhvillohet ky dialog:

– Pse sillen si fëmijë kur i kanë mustaqet një pëllëmbë?
– Sepse janë ende në fëmijëri të njerëzimit, – tha Greta.

Një nga meritat e kësaj vepre është se autori, me shumë art e guxim, lëvron një temë që deri tani, realisht tani, ka qenë tabu në letërsinë shqipe. Me romanin “Baronesha Shenteben” për herë të parë ndeshim në letërsinë shqipe personazhe homoseksualë, që nuk paraqiten si karikatura të shëmtuara apo si figura të gjymtuara, por përkundrazi, janë dhënë me shumë objektivitet. Historia e këtyre karaktereve shërben edhe si një kontrapunt për të krijuar kontrast me realitetin shqiptar të atyre viteve. Autori, si një eksplorator që shkel për herë të parë në këtë “tokë”, ka bërë kujdes që karakteret homoseksualë të jenë thuajse të huaj. Kanë qenë të zakonshme largimet nga vendet e tyre të njerëzve me prirje seksuale ndryshe. Rast shumë i njohur është ai i autorëve të mëdhenj amerikanë Allen Ginsberg, Jack Kerouac, Paul Bowles etj., që në vitet 1950 shkonin të jetonin në Marok, apo autorë të tjerë që vendoseshin në Paris për t’u shpëtuar ligjeve amerikane të kohës. Si shumë të huaj që nën petkun e misionarit, studiuesit, bamirësit etj., vendoseshin në vende të tjera, ashtu edhe heroi kryesor i romanit, baroni Shenteben, ka ardhur në Shqipëri. Kuptohet lehtësisht se autori është ngacmuar në realizimin e kësaj figure nga disa motive të jetës së albanologut të njohur austro-hungarez, baronit Franc Nopça, një figurë tepër interesante dhe e veçantë për kohën kur jetoi. Ndoshta mund të jetë edhe figura e lordit Bajron, arsyeja e vërtetë e largimit të të cilit nga Anglia ishte orientimi i tij seksual tepër ekstravagant për kohën. Dhe po ashtu si Bajroni që ndihmoi lëvizjen çlirimtare greke për të fituar pavarësinë, ashtu edhe baroni Shenteben i furnizon shqiptarët me armë.
Pavarësisht se si paraqitet baroni Shenteben në vepër, nuk është e vështirë të përcaktosh se cila është arsyeja e vërtetë e ardhjes së tij në Shqipëri, po të kihet parasysh sesi përfundon në fund të romanit. Ai shkruan në revista për botën shqiptare, merret me trafik armësh e shpeshherë largohet nga qytetit në mënyrë misterioze. Ndryshe na shfaqet Greta, gruaja e konsullit perandorak. Nëse baroni Shenteben është më i rezervuar, Greta është më e hapur dhe nuk lë rast pa shprehur pikëpamjet e saj homoseksuale. Autori ka meritë në skalitjen e figurës së saj. Është një personazh gjithë mish e gjak e me një shpirt polemizues që të bën të mendosh.
Por këto karaktere nuk i manifestojnë veprimet e tyre hapur. Natyrisht, jo. Pasi ngjarjet në roman nuk e kalojnë cakun kohor të dekadës së pare të shekullit XX. Prandaj autori është mjaft i kursyer në rrëfim. Ai e shikon homoseksualitetin si një fat njerëzor dhe jo si prirje seksuale. Pikërisht këtu qëndron vlera parësore e veprës.
Në një tekst të tillë, lexuesi është po aq i rëndësishëm sa edhe vetë autori. Ai duhet të “plotësojë” e të interpretojë tekstin për të nxjerrë në dritë atë pjesë të padukshme të “ajzbergut” që autori nuk e zbulon. Le të marrim një fragment për ilustrim: Vilma bashkëbisedon me të ëmën, e cila është e shqetësuar se, edhe pas disa muajsh martesë, e bija s’ka mbetur ende shtatzënë.

Do të kalonin muaj dhe, një ditë, ndërsa Vilma po pinte çaj me të ëmën në dhomën e ndenjies dhe sytë ia kishte ngulur një fotografie të të shoqit me mikun shqiptar, ajo do ta pyeste jo pa habi:
– Bija ime, çfarë shikon ashtu e mekur në atë fotografi?
– Tim shoq, – i ishte përgjigjur ajo kokulur.
– Ky është miku shqiptar i Rudit?
– Njëri nga miqtë. Dy shqiptarë i ka bërë vëllezër. Ka pirë gjak me ta.
– Ashtu?! Zakon i vjetër. . . Racë e egër, por e bukur. . . I martuar është miku i Rudit?
– Jo, mama, është ende i ri, vetëm 25 vjeç.
– Oh, raca e tyre martohet që 16 vjeç.
Kupa e çajit të nënës kishte tringëllirë mbi pjatën e porcelantë…

Siç shihet nga ky dialog, që nga ky çast shqetësimi i nënës për shtatzëninë e Vilmës do të dalë në plan të dytë. Shkrimtari na e jep shumë bukur këtë gjendje emocionale të nënës, por hesht për të shpjeguar arsyen. Pikërisht këtë pjesë të padukshme të “ajsbergut” ua lë lexuesve ta zbulojnë. Dhe me këtë “formulë”, me këtë “technique of absence – teknika e mungesës”, siç e quajnë studiuesit, autori procedon gjatë tërë romanit.
Një vlerë tjetër e romanit është se autori nuk i “përflet” veprimet e karaktereve. Ata shpalosen para syve të lexuesve me lëvizjet e veprimet e tyre si të jetë hapur sipari i një skene. Pikërisht, ky procedim e ka bërë më dinamik e më të zhdërvjellët rrëfimin.
Edhe pasi lexuesit do të kthejnë faqen e fundit, atyre do t’u mbeten shumë pikëpyetjeje dhe histori që autori qëllimisht i ka lënë të hapura, si: Çfarë e lidhte zonjën Horti me zonjën Shentenben? Ç’marrëdhënie ka Greta me shërbyesen shqiptare? Ç’ndodhi në të vërtetë me shqiptarin, mikun e Rudit? Etj. etj. Ndoshta tërë këto “të pathëna” autori do t’i shtjellojë në një vëllim të dytë. Këtë mendim e përforcon edhe më shumë fraza mbyllëse e romanit që do të nxisë më shumë fantazinë e lexuesit.
“Te dera ndodhet një zotëri. Thotë se është shqiptar.”
Vërtet, cili është ky shqiptar? – do të pyesë lexuesi kur të mbyllë faqen e fundit.

Las Vegas, Janar 2015

11 komente në ““Baronesha Shenteben”, ose romani i parë shqiptar ku personazhet gay nuk shfaqen si figura të gjymtuara”

  1. Pelasgian says:

    C’po dun me na bo me zor me i pranu Arditat me shoke …

    Homo ne shpin e tyre mund ta bejne sa te duan por jashta te sillen si gjithe te tjeret se perndryshe edhe un kur te me teket do dal me loqe perjashta tek ndonje kopsht apo cerdhe e pastaj hajde e guxoni te me ndaloni .

    1. Wendy-B says:

      Ate mos e bej. Aman te pakten jo te kopshti i kalamajve te mi.
      U’R gonna scar them 4life …Lol

    2. albatros says:

      Po se kjo eshte evropa nuk,interesohet per njerezit qe,nuk,kane,buke te hane por per te drejtat e vrimes.Do Zoti u leshon Putini bomben ketyre

  2. Mallakastrioti says:

    Nuk jame Primitiv..POR HOMOSEKSUALITETI PER MUA ESHTE TABU..eshte n je Semundje qe duhet Kuruar, dhe ka mjete per Kete…
    Bota Moderrne i ka dhene Shume Hapsire Homove-Lesbikeve…Pra eshte pikerishte qe ne Emer te “Demokracise” se Individit, Po shkaterrohet Baza e Shoqerise familja….Nuk kame respekt per kete Kategori Njerezish..jane Kunder Ligjeve te Natyres..per kete..lol

    1. petrit says:

      Ky eshte nje nga romanet me te bukur qe kam lexuar kohet e fundit. Autori Viktor Canosinaj tashme eshte afirmuar me stilin e tij origjinal te krijimtarise ku heronjte e tij e shtrijne aktivitetin jo vetem brenda teritorit shqiptar por shume me gjere e kjo i ben ata shume me komplekse dhe interesante. Romanet e Canosinajt “Pjanistja Belge” apo” Mallkimi i grave” jane vepra qe te mbeten ne kujtese dhe e pasurojne boten e lexuesit ne kuptimin e plote te fjales.
      Me vjen shume mire qe kete shkrim e shikoj te dale nga duart e perkthyesit te talentuar Pirro Dollani. Vleresimi qe Dollani i ben trajtimin e homoseksualitetit si nje linje e vecante e romanit eshte vertet per tu perqendruar e per ta kuptuar kete fenomen si dukuri biologjike qe ka ekzistuar historikisht me njerzimin. Vepra te tilla do i paraprijne edhe shoqerise shqiptare per ta pranuar kete fenomen ashtu sic eshte. Jam i bindur qe angazhimi i Pirro Dollanit ne kete vleresim te romanit te Canosinajt mund te jete edhe si nje sinjal i ndonje mundesie te perkthyesit per ta sjelle kete veper edhe per lexuesit anglishtfolese qe me siguri do te pritej si jo me mire.

      1. Wendy-B says:

        @petrit
        Eshte e drejta e cdo shkrimtari te zgjedhe nje teme e ne baze te saj te krijoje nje roman, apo vellim poetik. Por duhen promovuar vlerat e nje shoqerie njerezore, ndjenjat, probleme sociale qe prekin nje pjese te madhe te shoqerise etj. Nuk me duket se promovimi apo te” lartesosh ” homoseksualitetin , eshte i dobishem per shoqerine shqipetare. Nuk eshte “semundje” , por eshte nje deshire per te provuar ” endrat me te erreta” te strukura ne trurin e semure te njeriut.
        Ashtu si shume gjera qe po i “merr lumi” ashtu dhe letersia po ndjek kete rruge.
        Ka shume poete e shkrimtare te rinj , brenda dhe jashte vendit , qe me veshtiresi botojne libra , permbajtja e te cilave akoma permban ndjenja te pastra njerezore, ose pjese nga realiteti shqipetar ku jetojne.
        Para disa ditesh nje poete jo e degjuar nga jugu i Shqiperise , e cila banon ne jug te Frances promovoi nje liber me poezi “Heshtje e kthjellet”. Poezite e saj ishin te thjeshta, me ndjenje , e pjese nga realiteti i perditshem i secilit. Nuk mund te them se ishte nje nga librat me te bukura qe kam lexuar, por mendoj se ja vlen te lexohet.

        http://botimedudaj.com/autore/enkelejda-kondi-masseboeuf/

        http://revistakuvendi.org/?p=4925

        1. Arber says:

          Petriti vdes per presh me lesh prandaj levdon kete liber qe flet per rritjen dhe ngrenien e preshit ne kooperativen e ambasades pink.

          1. petrit says:

            wWendy e Arber, ju kini mendimin tuar dhe une u respektoj, por romani i Canosinajt trajton nje teme shume te bukur e interesante dhe homoseksualiteti s’eshte vecse nje aspekt fare i vecante e qe cfaqet nepermjet ndonje episodi shume natyrshem dhe nuk perben thelbin. Do kisha shume deshire ta lexonit dhe me siguri do me shkruani ndryshe.

            1. besa says:

              Sapo e mbarova se lexuari Baronesha Shenteben. Eshte nje roman qe me ka terhequr shume, s’me behej ta hiqja nga dora. Nga ky shkriimtar kam lexuar edhe Pjanistja belge. Ai shkruan shume bukur.

          2. Hilmi says:

            Eshte per te ardhur keq qe neper forume flitet me nje gjuhe banale e fyese per te tjeter. Demokraci, do te thote liri e fjales, dmthne, liri edhe per nje mendim qe mund te jete krejt ne kundershtim me mendimin e tjetrit. Nese “petriti” shpreh nje mendim pro njerezve qe jane ndryshe nga ne, pse duhet te fyhet me fjale banale. Persa i perket problemit te homoseksualeve ai eshte nje dukuri qe nuk verehet tek njerezit, por shkencetaret e kane pare nje enomen te tille edhe tek bimet, kafshet etj. Pra eshte nje dukuri natyrore, dhe jo nje zgjedhje qe njerez te tille bejne per veten e tyre. E cili ose cila do te ishte ai ose ajo qe do te donte te behej objekt perfoljeje, abuzimi, poshterimi. . . si te thuash “tabele qitjeje” nga njerezit duke u “vetebere” homoseksual apo lezbike. Pra, nga nje qytetar te “dores se pare”, te shnderrohen ne “qytetare te dores se dyte?” E aq me teper ne nje shoqeri qe mentaliteti patriarkal eshte mbisundues? Apo me keq: ne shoqeri te Lindjes se Mesme e Arabia Saudite qe denohen me vdekje? Pra, a eshte normale qe kete njerez zgjedhin te behen homoseksuale dhe te denohen me vdekje? Nese vertet se do te ishte ne doren e homoseksualeve qe mos te ishin te tille, ata vete te paret, do te “arratiseshin” nga nje gjendje e tille. Por ato jane fate njerezore, qe ata individe jane te paafte ta ndryshojne. Dhe çdo prirje per t’i ndryshuar homoseksualet eshte pa baze shkencore dhe s’ka dhene asnje rezultat. Kur e pyeten Papen para disa muajsh, se ç’mendon per homoseksualet, ai u pergjigj: “E kush jam une qe te gjykoj per ta?” Shoqerite e verteta demokratike, jane te tilla se “pakicat” (qofshin njerez nga ethniciti te ndryshme, homoseksualet, etj.) jane te mbrojtur me kushtetuta nga terrori i shumices. Gjate Luftes se Dyte Boterore, nje matematicien anglez zbuloi kodin e gjermaneve dhe ale tij, jane shpetuar qinra mijera vete nga vdekja dhe gjermania kapitulloi. Por ky shkencetar ishte homoseksual, dhe mbasi bota u çlirua me kontributin gjigad te tij, dikush e spiunoi se ishte homoseksual, dhe gjykata i dha nje alternative: ose te shkonte ne burg, ose t’i nenshkrohej “kurimit” Natyrisht ai zgjodhi kete te dyte, dhe pas dy vjetesh “kurim” ai vrau veten. Dhe tani mbas 60 vjetesh, Mbretereshea e Anglise e rehabilituan. Romani KONTESHA SHENTEBEN eshte nje veper qe s’mund ta shqitesh nga dore, pasi jepet me nje mjeshteri te rralle nga autori, jeta shqiptare ne fillimet e shekullit XX, dhe karakteret jane skalitur shume bukur. Viktor Canosinaj padyshim eshte nje nga prozatoret me t e mire te brezit te tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje