Robert Budina: Destinacioni i filmave shqiptarë janë festivalet ndërkombëtare, në Shqipëri s’ka publik

6 Shkurt 2015, 21:10Kulturë TEMA

Nga Jonida Hitoveizi
Jehona e filmit “Burrnesha”, skenari i së cilit bazohet në romanin e Elvira Dones, “Hana” po pritet me kërshëri dhe interes të veçantë në Festivalin Ndërkombëtar të filmit në Berlin. Filmi konkuron për “Ariun e Artë” dhe aktualisht është renditur në listën e 10 filmave më të pritur në Berlinale. Në një intervistë për TemA, producenti i filmit Robert Budina thotë se tema e filmit është universale dhe se simboli tek “Burrneshat” qëndron tek fakti se “Çdo femër që ndihet e penalizuar nga pushteti i mashkullit, do të kish dashur vetëm një çast të bënte një udhëtim të tillë drejt së pamundurës, që të ndihej e respektuar dhe e njëllojtë me të”. “Burrneshat” mbeten një magjepsje sidomos për të huajt, por realizimi, i cili këtë herë vjen nga një regjisore italiane duhet pritur me padurim edhe kur të shfaqet në Tiranë. Sigurisht është e vështirë të bësh një intervistë për një film apo vepër të caktuar pa e parë filmin ( duke qenë se filmi do shfaqet në Tiranë, pas festivalit të Berlinit) , por në bisedën elektronike me producentin Budina nuk kemi ndalur vetëm tek filmi në fjalë, por edhe tek ajo pse kinematografia shqiptare ende nuk po sheh arritje të mëdha. Për këtë Robert Budina ndan opionion e vet, ku thotë se filmat shqiptarë janë të destinuar për festivalet ndërkombëtare, pasi sipas tij “sot filmi shqiptar nuk e ka luksin të prodhohet vetëm për publik shqiptar, sepse i tillë nuk ka kurrfarë reantbiliteti, pasi publiku shqiptar që shkon në kinema për një film qoftë edhe amerikan nuk e kalon shifrën e 20.000 vetëve, ndaj destinacioni kryesor i filmit shqiptar ngelen festivalet e huaja dhe shpërndarja e kulturës shqiptare në një kontekst shumë më të gjërë, se sa konteksti provincial i realitetit shqiptar”.

 

Pse sërish një film shqiptar, i cili vendoset mbi skenarin enjë historie qe duket jo vetëm e tejkaluar por edhe si tejet e largët nga aktualiteti shqiptar?
Në fakt një pyetje e tillë mund të shtrohej vetëm pasi ju ta kishit parë filmin, sepse nëse une ju përgjigjem ashtu siç duhet që në fakt do ta bëj, sepse nuk kam mundësi tjetër, do të tingëllojë si paragjykim ndaj jush që nuk keni kuptuar filmin, kur ju nuk keni si ta keni kutpuar sepse nuk e keni parë ,ndaj dhe nuk mund të shtroni një pyetje që paragjykon temën, idetë, mesazhin e tij dhe nuk e dini trajtimin e temës në fjalë. E dyta filmi nuk është kronikë lajmesh, ku ti reflekton realitetin ashtu si ndodh ai në mënyrë realiste, sepse realiteti mund të trajtohet edhe me figuracione artistike si metafora, alegora, simbolikat, paralelizmi etj, pa e prekur fare direkt atë, ashtu siç ndodh në fakt në këtë film.

Për të qënë më të qartë, po shpjegoj pse ky film është i veçantë dhe cili është çelësi i suksesit të tij.
Filmi trajton lirinë e femrës, në kushtet kur ajo jeton në një shoqëri maskiliste e cila për të qënë e lirë si një mashkull preferon të ndërrojë identitetin dhe të kthehet në burrë që të gëzojë po ato të drejta që gëzojnë ata, dhe më pas pasi e ka fituar lirinë zbulon se ka humbur veten dhe identitetin e saj, ndaj vendos ti rikthejë vetes kënaqësinë e të qënit femër sic shpjegohet më së miri në sinopsisin e regjisores dhe skenaristes Laura Bispuri:
“Hana Doda, ende një vajzë e vogël, braktis fatin e saj për të qenë thjesht një bashkëshorte dhe shërbëtore, e ardhme e detyruar kjo për gratë në malet e ashpra të Shqipërisë. Duke ndjekur udhëzimet e ungjit të tij, i bindet ligjit të vjetër të Kanunit, i cili i jep grave mundësinë për të jetuar të lirë si burrat dhe pasur një pushkë, duke marrë në këmbim betimin e virgjërisë të përjetshme,. Për të gjithë Hana Marku, bëhet një “virgjëreshë e betuar”.

Por diçka lëviz dhe pulson ende e gjallë nën këto rroba të reja. Zgjedhja bëhet burgu i saj dhe ato male të gjëra i duken shumë të ngushta tani. Marku vendos të bëjë udhëtimin që e kishte shtyrë për një kohë të gjatë. Ajo lë tokën e saj dhe mbërrin në Itali, ku fillon një udhëtim të ri dhe delikat, kalimit të kufirit mes dy botëve të largëta dhe të ndryshme: Shqipëri dhe Itali, e kaluara dhe e tashmja, mashkullore dhe femërore.
Ngadalë Mark zbulon trupin e saj përsëri. Ajo e përjeton marramendje tërheqëse teksa prek një trup tjetër, një njeri të dashur që jeta ia kishte mohuar më parë. Ajo i hapet rastësisht një dashurie të papritur dhe të ndaluar.
Mark rizbulon Hanën, më në fund duke ribashkuar dy shpirtra që me vite kanë jetuar brenda trupit të saj. Ajo ka rilindur si një krijesë e re, e lirë dhe e plotë.”
E trajtuar në formë të tillë “Burrnesha” nuk është thjesht shqiptare por universale. Çdo femër që ndihet e penalizuar nga pushteti i mashkullit do të kish dashur vetëm një çast të bënte një udhëtim të tillë drejt së pamundurës, që të ndihej e respektuar dhe e njëllojtë me të. Barazia ndërmjet mashkullit dhe femrës është një temë që ka nisur që në lashtësi dhe është bërë shkak i luftërave dhe shumë konflikteve mes gjinive, dhe në këtë kalvar kanë kaluar edhe shoqëri shumë më të zhvilluara se ne dhe po vazhdojnë të kalojnë, kur puna e femrës në botë vazhdon të vlerësohet më pak se ajo e një mashkulli, e shumë të tjera si kjo.
E dyta, që nje film sot në Evropë të ketë sukses ai duhet të jetë tepër i veçantë që nga tema që zgjedh ashtu edhe nga trajtimi i formës artistike. Kinemaja në botë thuajse i ka trajtuar të gjitha temat nga të gjitha shoqëritë, dhe një temë e tillë për botën është unikale dhe e papërsëritshme, ja pse ajo tingëllon si gjetje dhe tërheq vëmëndejn e të gjithëve, sepse nuk mund ta shohësh të trajtuar në një film me kombësi tjetër.
E treta është që fenomeni i “Burrneshave” vjen që nga shekulli i 15 të në Shqipëri kur në botë shndërrimi nga mashkull në femër apo e kundërta, vetëm nga ana fizike, filloi të njihej vetëm shekullin e kaluar, por gjithsesi jo në aspektin psikologjik, pra nga të huajt konsiderohet se ky fenomen për kohën kur është shpikur në Shqipëri ka qënë shumë avangard dhe kjo dhe pavarësisht se si shihet sot prej nesh ky fenomen, për të huajt është pasuri për kulturën shqiptare.

 
Burrneshat “mezi priten” në Berlinale, mendoni se do vlerësohet ashtu siç janë pritshmëritë?

 
Filmi ka filluar të vlerësohet tashmë, ai është rradhitur nga drejtori i Berlinales si një ndër filmat më të pritur dhe të veçantë të festivalit. Unë jam i bindur se filmi pavarësisht nëse merr çmim ose jo, do të lërë gjurmë dhe do të ketë vlerësime shumë pozitive nga kritika. Gjithsesi unë personalisht filmin e shoh kandidat të fortë për të fituar si filmi i parë më i mirë dhe aktorja më e mirë. Mendoj se regjisorja Laura Bispuri do të ketë jetë të gjatë në kinemanë italiane dhe mbase edhe më tej.

 

Z. Budina a është meritë edhe e bashkëpunimit me shumë vende, cilësia e filmit?

 
Cilësia varet tërësisht nga ideja fillestare e krijuesve dhe nga talenti i tyre, por në rastin konkret kur regjisorja ishte italiane dhe duhej të trajtonte një ngjarje shqiptare dhe kishte nevojë të madhe në njohjen e realitetit, njerzve, traditave, kulturës, roli i bashkepunimit me palën shqiptare mori një rëndësi të veçantë, jo vetëm për ato që përmënda por edhe organizimin e punës produktive, kastit, pjesës teknike shqiptare teknike në kushtet kur duhej të punonim në një vënd që produktivisht nuk ishte i lehtë si Valbona e Tropjës që gjendet mes maleve. Trupa teknike shqiptare dhe kososvare veproi me prfesionalizëm duke mos humbur asnjë sekondë në punë, duke i dhënë mundësinë regjisores të shprehej në maksimum me idetë e saj, sa të vështira aq të bukura.

 

 

Mendoni se kinemaja shqiptare mund të jetë më e sukseshme nëse nxit bashkëproduksionet me vende më të zhvilluara?
Patjetër që po. Sepse me to trupa teknike shqiptare por edhe ajo artistike, ka mundësi të ballafaqojë forcat e veta me profesionistë të vërtetë që kinemanë e kanë profesion dhe jo që punojnë me copa siç bëjmë ne. Kështu krijohen kontakte me produksione te fuqishme në Evropë, shkëmbehet eksperienca me ta, ata e njohin më mirë Shqipërinë dhe fitojnë besim për të punuar këtu, duke njohur njerzit dhe për pasojë, ne kemi më të lehtë pastaj tu paraqisim këtyre produksioneve edhe një histori shqiptare me autor shqiptar, e cila ka vlera universale dhe ata mund ta bashkëprodhojnë.
Nuk ka asnjë mënyrë tjetër sot në Evropë për të realizuar filma, sepse edhe vëndet më të zhvilluara i kanë drejtuar energjitë e tyre drejt bashkëprodhimeve ndërmjet shumë vëndeve, pasi kjo është e ardhmja e kulturës evropiane, dhe një film nuk mund të realizohet dot vetëm nga një vënd as në vëndet më të zhvilluara. Kjo bëhet që filmi të mos ngelet lokal por të marrë vlera universale që u flasin të gjithëve. Kjo është politika e sotme evropiane per kulturën dhe Shqipëria nuk mund të qëndrojë jashtë saj, në kushtet kur kërkon të bëhet pjesë e Evropës.

 

Pse skenari i ështëbesuar një italianeje?
Sepse libri “Hana” i Elvira Dones i është sugjeruar regjisores nga vetë producentët italianë, të cilët mendonin se ajo me aftësitë që kishte, këtë libër mund të konvetronte në një gjuhë filmike shumë të suksesshme. Dhe ata nuk gabuan, sepse një film të atij lloji vetëm ajo regjisore mund ta realizonte kështu.

 

 

Të gjithë mahniten me historinë e burrneshave, por sot sa “burrnesha” ju duken gratë shqiptare?

 
Për mendimin tim nëse i thua një femre “Burrneshë”, siç përdoret shpesh tek ne kur duhet të vlerësohet pozitivisht nga një mashkull puna e një femre, është ofendimi më i madh që mund t’i bëhet asaj, sepse femra nuk ka nevojë të bëjë si burrë, për të arritur objektivat e veta. Mirëpo unë konstatoj se shoqëria jonë është shumë maskiliste dhe nuk i ofron shumë mundësi femrave, ndaj atyre jo rrallë i duhet të imitojnë burrat që të futen në konkurrencë me ta dhe ky për mendimin tim është shtrëmbërimi më i madh që mund t’i bëhet personalitetit të një femre. Ky është një motiv më shumë pse duhet parë ky film në Shqipëri dhe me çfarë syri duhet parë. Ai është një perfeksion i shprehisë artistike, me emocionin dhe mesazhin që përcjell.

 

Një pyetje që mundon sot dashamirësit e kinemasë shqiptare; ku dreqin nuk shkon puna që mungojnë jo vetëm filmat “popullorë”, por edhe cilësorë?

 
Nuk e di kë quani ju filma popullorë, filmat komerciale që ndiqen nga masa? Nëse e masni kështu “popullaritetin” duhet të shkoni të pyesni kinematë për numrat që bëjnë filmat shqiptarë kur ata shfaqen. Mua më rezulton se një film shqiptar kur del në kinema nuk është më pak i parë se një film amerikan, nuk po flas rastet e jashtëzakonshme, por po flas për një të mesme të përgjithshme. Apo filmat e kohës së realizmit socialist, ku problemi themelor ishte ndërtimi i Njëriut të Ri Socialist, i cili do të ishtë baza e ndërtimit të komunizmit? Sepse shpesh bëhet një krahasim krejt i pavënd me filmat e asaj periudhe që për mua nuk ekziston, sepse filmat e asaj periudhe nuk dilnin dot nga korniza poltike dhe në pjesën më të madhe të tyre të gjithë filmat ngjasonin me njëri-tjetrin, pavarësisht se ka pasur filma artistikisht shumë cilësorë. Dhe të mos harrojmë numrin e madh të prodhimit të tyre dhe kushtet në të cilat prodhoheshin, sepse propoganda merrte investimet më të mëdha nga shteti i asaj kohe.
Nuk di kë quani ju filma cilesorë, filmat që të mbërthejnë para ekranit? që besoj nuk mungojnë, filma që përcjellin mesazhe? që besoj nuk mungojnë gjithashtu, filma plot me ngjarje si telenovelat? Këta janë të rrallë, sepse kinemaja sot shkon në drejtim tjetër, pasi këta filma duhet t’i prodhojë televizioni. Apo filmat zbavitës? edhe këta duhet t’i realizojë televizioni, sepse ata kanë mundësi që të nxjerrin fitime nga këto prodhime.
Filmat që sot financohen nga QKK janë filma art për të cilat investohet gjithashtu Evropa, që synojnë ndërtimin e një stili të veçantë të filmit dhe shprehive të reja artistike.

Por në pyetjen tënde unë dalloj edhe një mënyrë tjetër perceptimi të filmit shqiptar nga njerzit dhe mediat tek ne, krahasimisht me atë që ka një publik i huaj i kultivuar, i cili i lexon krejt ndryshe filmat tanë. Duam s’duam sot filmi shqiptar nuk e ka luksin të prodhohet vetëm për publik shqiptar sepse i tillë nuk ka kurrfarë reantbiliteti pasi publiku shqiptar që shkon në kinema për një film qoftë edhe amerikan nuk e kalon shifrën e 20.000 vetëve, ndaj destinacioni kryesor i filmit shqiptar ngelen festivalet e huaja dhe shpërndarja e kulturës shqiptare në një kontekst shumë më të gjërë, se sa konteksti provincial i realitetit shqiptar. Në këtë mënyrë, ne do të mund të rentabilizojmë në maksimum investimin që bën shteti për kinemanë.

Dhe për të kuptuar këto që ju shkruajta hapni në internet në faqet e gazetave më prestigjoze të kinemasë si Variety, Indire Ëire, Cine Europa se çfarë është shkruar për filmat shqiptarë si: Parrullat, Letra ere, Tirana viti 0, Amnistia, Pharmakon, Gjalle, Bota apo Agon por edhe për të tjerë që mbase tani nuk më vijnë në mëndje…
Si përfundim nuk duhen ngatërruar, filmat komerciale, zbavitës, me filmat art që bëhen për të shprehur kulturën e një populli, filma që kanë një gjuhë pak më të komplikuar kinematografike dhe kërkojne impenjim për ti parë e kuptuar, këta janë filmat që ndiqen sot në Evropë.

 
Pse filmat tanë nuk flasin, nuk thonë asgjë, si mendoni?

 
Kjo pyetje ka nevojë për dialog, ju duhet të cilësoni se cilat janë ata filma që nuk shprehin asgjë dhe nuk mund t’i fusni të gjithë në një kallëp sepse nuk është kështu. Megjithatë unë mendoj se një pjesë e mirë e filmave tanë shprehin shumë madje, shpesh bërtasin në idetë e tyre. Sipas jush nuk shprehin asgje filmat që ju citova më sipër, apo edhe filmat e tjerë si Zonja Shnajder, i dashur armik, Ne dhe Lenini, Lindje perëndim lindje, Maya, Ballkan Pazar?

 

Vetëm lekët e bëjnë një film të mirë sot?

 
Jo, nuk e bëjnë lekët e para është ideja, talenti, puna dhe më pas vijnë financimet, por ato bëjnë diferencën, sepse ato krijojnë mundesinë e ndërtimit të një sistemi, të një industrie ku punohet vazhdimisht, ndërsa mund të ndodhë që një film të bëhet pa lekë dhe të ketë sukses, por kjo nuk përbën sistem, sepse nuk ka për të ndodhur më i njëjti sukses, dhe që të kesh sukses në kinema duhet të punosh vazhdimisht dhe jo part time siç mund të pretendohet aty këtu tek ne, për faktin e thjeshtë se kinemaja “është sport i vështirë” edhe për vendet më të zhvilluara dhe që ta bësh mirë duhet të stërvitesh përditë.

13 komente në “Robert Budina: Destinacioni i filmave shqiptarë janë festivalet ndërkombëtare, në Shqipëri s’ka publik”

  1. andromeda says:

    Ore toç kuklle, por nëse nuk ka publik në Shqipëri, përse dreqin i bën filmat me paratë e taksapaguesve shqiptar. O ‘regjisor’leshi, e si mund të presim një krijim nga ty që s’paske pikën e logjikës.

    1. eeeeej says:

      Natyrisht qe nuk ka publik! Per cfare te kete!? Publik per “filma” idioteske dhe “moderniste”! Natyrisht qe publiku mund te kenaqet duke pare “Beni ecen vete”,sesa shpifesirat e pas ’90-tes. As mos pretendoni te gjeni publik per pacavuret kinematografike qe prodhoni! Sepse prodhimi juaj eshte i markes MUT!

    2. c'a po thu mre says:

      Ju ende nuk keni kuptuar arsyen e mos-suksesit te “kinematografise” se sotme shqiptare! Eshte e thjesht,FABULAT JANE TE GENJESHTERTA ne gjithe prodhimet e pas ’90! Ndersa ky regjizoruci guxon te shpalle “filma qe flasin” ca idiotizma si “I dashur armik”,”Ne dhe Lenini”,”Zonja Shnajder”…
      Keshtu vazhdoni,se mut do hani! ?

  2. Pelasgian says:

    Enderroj 1 dite qe e gjithe bota te drejtohet nga GRATE . Te shikojme a do e ndryshojne boten apo jo se Mashkulli ka deshtu me kohe .

    PS – Grate Shqiptare sa “me burrnesha” te bohen aq me mire do jet sepse meshkujt Shqiptar jan “Burreca” ose ma mire ..Buburreca.

    1. Wendy-B says:

      Ta bofte Zoti endren realitet!!! Ato nuk dine Vetem “te fusin djallin ne shishe”…;-)

      1. tahipi says:

        wendy-b ke te drejt,dine te fusin dhe derrin ne kasolle me gjithe veshe.hahahahhahahahhahahh

  3. Bond says:

    Kinematografia shqiptare!!!! Hahahah….Besoj qe prej kohesh nuk ekziston me nje e tille! Bashke me sistemin qe shpartalluam me ndihmen e truthareve vendas dhe fqinjeve tane veriore e jugore, krahas fabrikave e ndermarrjeve, pyjeve e tokave bujqesore, u prish dhe kinematografia…Keto pseudo-filma te sotem jane kotesira pa asnje vlere dhe as qe mund te krahasohen me kryeveprat e kinematografise se dikurshme!

  4. Fotis says:

    Hajde thuaj atyre pseudo artistve qe duan te katalogohen dhe te rrijne si piktura fikse te shokut enver ,Duan onufrin shtetror shqiptar

  5. frank djali i kurves says:

    Kinematografia shqiptare vdiq ne 1990.

  6. i imi says:

    vetem ne Paris blihen lulet me para. ketu i hajne gomeret

  7. Rinia says:

    Renia e publikut ne kinemate tona ,tregon kulturen e dobet qe ka ky popull,
    i cili ka gjetur komoditetin duke pare filmat e huaj ne TV .
    Ne kete qytet ku une jetoj ne Europe jane disa kinema ,ku cdo nate mbushen
    me te rinj ,duke ndjekur cdo film qe del ,kjo nuk ndodh tek te rinjte tane,
    sepse luksi i tyre eshte tek kafenete dhe diskotekat .Rinia shqipetare eshte shume me e degjeneruar nga Rinia Europiane ne te gjitha drejtimet .

    1. koli says:

      E ke shume gabim. flas per veten se nuk kam zakon te pergjithesoj shtete e kultura, se iki ne kinema i/e dashur por jo per te pare pacavure, por filma per se mbari. Nuk besoj se ne ate qytetin europian pa emer qe permend ti, te rinjte e te moshuarit do shpenezonin kohe e para per te pare petulla me uje. Keta pseudo-regjisoert dhe pseudo-artistet tane kur nuk ia perfill njeri ato medikritet qe prodhojne me parate e taksave tona, na dalin me moralin se shqiptaret jane te pakulturar!

  8. legena says:

    Po pse ju po cani ne kinemate boterore? Sa eshte faturimi juaj ne kinemate e Europes. Sa tv jua blejne fikmin? Filmat jane te dobet fatkeqesisht …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje