Tempujt “mëkatarë” të Shqipërisë

3 Shkurt 2015, 10:12Kulturë TEMA

Të vetmet objekte kulti që i mbijetuan viteve të socializmit ishin ato që kategorizoheshin si monument kulture. Sot, ato gëlojnë në të gjithë vendin, madje në vende jo të duhura. Shumë syresh vërtetë janë në trojet e dikurshme, por jo rrallë u ndërtuan mu në mes t’lulishteve dhe hapësirave publike. Në kryeqytet, në pak qindra metra katror, në vend të lulishteve historike dhe hapësirave publike, kemi xhami, katedrale, tyrbe, teqe etj. Paçka pretendimeve të drejta të klerit, qeveria shqiptare e dy krahëve politikë duhej t’i shpëtonte disi kompleksit të tepruar ndaj religjionit…

Nga Ben Andoni*

 

Tirana e shekullit XXI ka aguar me një mpleksje të tillë objektesh kulti të katër religjioneve, saqë ka të ngjarë të përbëjë një prej qyteteve me dendurinë më të madhe të objekteve klerikale në botë. Si zakonisht, të etur për ekstreme, shqiptarët nga vendi i vetëm ateist i botës, shkuan në një drejtim krejt tjetër. Të gjitha kultet fetare në vend, përveç bektashinjve (që për shkak të dogmës së tyre, duhet të prehen larg qendrave), kanë marrë territore të tëra në qendra qyteti, rëndom mbi hapësira publike (dikur lulishte ose sheshe lojërash). Që do të thotë se p.sh. në pak qindra metra katror në Tiranë kemi tre xhami (bashkë me të renë) dy katedrale, kisha, teqe, tyrbe, aqsa shtangesh. Ndoshta inercia lidhet me vitin 1967, kohë kur religjionet në Shqipëri morën dërrmën përfundimtare nga shteti i vetëm ateist i Botës. Ishte koha kur vetëm një i çartur do mund të mendonte se ato do të mund të riktheheshin sërish me shkëlqimin e dikurshëm. Paçka se atëkohë, ato ishin tkurrur në atë nivel, saqë të vinte keq për perfomancën, hierarkinë dhe grigjën e tyre që ishte larguar pak nga pak. Ky trend, pjellë e politikës së shtetit-parti pas Luftës së Dytë Botërore, nuk u mjaftua me kaq. U mori dalëngadalë shkollat bazike, u preu financimet, u kufizoi shkollimet e jashtme, u zvogëloi pronat e me radhë. Megjithatë problemi i tyre me ndërtesat, të shprehemi qendrore, ishte i kahershëm. Të gjitha religjionet i kishin parashtruar interesat e tyre për zgjerim qysh në vitet ’30. Por, qëllimit ia arritën vetëm dy kishat kristiane. Kurse myslimanët, edhe pse u përpoqën, nuk mundën të ndërtonin një xhami të madhe, ashtu si edhe bektashinjtë mbetën me teqen e tyre të vogël në periferinë e Tiranës.

Në fakt, një mënyrë disiplinimi e tyre, mund të kish qenë llogaritja e ngrehinave të kërkuara në hartimin e Planit të Përgjithshëm Rregullues, që në vitet e pushtimit italian bazohej në parametra të legjislacionit të tyre modern. E Shqipëria mund të përfitonte pasi ishte pjesë e kurorës së Savojës. E ashtuquajtura Zyrë Qendrore e Edilicjes dhe Urbanistikës në krye të së cilës u vu arkitekti i ri fiorentin Gherardo Bosio me një përvojë projektimi në Afrikën Orientale mund t’i jepte një zgjidhje me oportune dhe më të disiplinuar oreksit të religjioneve shqiptare. Kjo s’ndodhi edhe pse falë tij kemi Piazza “Littorion” (sheshi “Nënë Tereza” sot), që mbajti meshën e Papës Françeskut.

 

Rikthimi

Rikthimi i trojeve dhe lejet për ndërtimet e katedraleve dhe xhamijave ishte një nga rebuset më të vështira të qeverive demokratike dhe një nga aktet e para të kthesës politike të Shqipërisë. Rikthimi, po ku? Ekuacioni, që duhej të zgjidhnin politikanët shqiptarë, s’ishte aspak i lehtë. Kuptohet se ata i ranë shkurt. U bënë qejfin të gjithëve. Çështja e sotme, që lidhet me trojet, ku janë ngritur objektet e kultit nis prej nga viti 1991, kohë kur zyrtarët e shtetit shqiptar u gjendën para kërkesës për të dhënë leje për ndërtimet e kultit. Atëkohë, kur u lejuan, ishte normale që të katër religjionet të kërkonin veç objekteve të zakonshme të kishin edhe një objekt në rang republike. Kjo përpjekje kish filluar në kohën e Zogut, kur të katër kultet i ribënë, nisën ose planifikuan nga një objekt kulti kryesor në Tiranë. Të vetmit, bektashinjtë nuk e kishin shumë problem. Iu rikthyen Kodrave të Tiranës, atje ku dikur ishte një teqe e vockël, që shërbente edhe si seli e kryegjyshatës Botërore. Komuniteti mysliman nuk arriti edhe pse e kishte në ide dhe nevojë një objekt të tillë. Katedralja katolike moderne u ngrit në Rrugën e Kavajës. Kurse grigja ortodokse i kryente shërbesat në katedralen, ku sot ngrihet Hotel “Tirana”.

 

Kleri katolik

Pas rënies së komunizimit, nuk mund t’mjaftonin gjithsesi. Në vitin 1991, përpjekjet e para realisht të forta për zgjerimin erdhën prej komunitetit katolik. Kisha katolike ia doli, kuptohet pas disa vitesh, që veç objektit të saj te Rr.Kavajës, të kërkonte një më të madh dhe plus kësaj të kishte pranë edhe selinë e duhur të arqipeshkvit, sipas rangut që i takonte. Vendi u gjet më mirë sesa mendohej. Ai u përfundua tek ish-Pallati i Pionerëve, që më parë kishte qenë pronë e Toptanasve, por edhe kishte shërbyer si rezidencë e Zogut. Kërkesa dhe leja ishin aq precise dhe të kujdesshme, por edhe diplomatike, saqë nuk mund të kundërshtoheshin. Jo thjesht në justifikimet para fëmijëve, që në Shqipëri nuk është se ka aq shumë kujdes, por për pronarët e vërtetë. Çështja u zgjidh, në kurriz të njërës prej hapësirave që edukoi breza të tërë fëmijësh. Goja iu mbyll shpejt kritikëve prej ngarkesës së madhe emocionale, që përcjell hierarkia e veprimeve të klerit katolik.

…“Bana gadi shpejt çka i kishte shpëtue kontrolleve dhe sekuestrimeve në shtëpinë time gjatë 26 vjetëve: Mesharin latinisht, nji stolë, nji kelk, nji purifikues, nji korpiral dhe nji kryq. Kur mbrrijta ndër vorre, Marku solli nji tavolinë të zakonshme e nji shtroje, mbi të cilën vendosa çka nevojitej për Meshë të improvizueme. Para 300 vetve të ndodhun ndër varreza, për nji Meshë të pasigurt, ma tepër për lutje e divocjone personale tue pastrue barna e tue përkdhelë banesën prej dheut nga ku do të ngjallemi nji ditë me të dashtunit dhe të paret tonë” kujton në varrezat e Rrmajit në Shkodër, Dom Simon Jubani teksa mbante meshën e parë pas ndalimit të fesë në 4 nëntor (Muaj më parë). Jo shumë larg, komunitetet e tjera do të mbanin shërbesat e tyre, për ta futur vendin në një hulli normale. Kjo s’mjaftonte, edhe pse pushteti do t’u njihte edhe legjitimitetin e munguar prej dekadash. Ani, s’ishte aq e lehtë. Në Shkodër katedralen e kishin kthyer në Pallat Sporti të Lojrave me dorë, kurse në Tiranë myslimanët kishin xhami të tëra të prishura, komunitetit kristian i mungonin në inventar kisha të tëra të rrënuara dhe dervishëve po ashtu, u kishin përcëlluar teqe pafund. Në këtë hulli, kisha katolike ishte komode, pasi e kishte ngrehinën e saj te Rruga e Kavajës! E megjithatë, katedralja u re u arrit të bëhet në fund të vitit 2001, si ndër më impozantet në vend. Emri i saj ngjall kujtimin e Apostullit Pal si ungjillizuesin e parë të trojeve shqiptare, mu në vitin 52 pas Krishtit. Në librat e shenjtë, në letrën drejtuar romakëve, Shën Pali deklaron se “.. ka çuar fjalën e shenjtë deri në Iliri.” Në brendësi të Katedrales ndodhet monumenti i Nënë Terezës dhe i Gjon Palit të Dytë. Pa asnjë mëdyshje katedralja e Shën Palit, për nga stili arkitektonik, ishte më modernia. Pjesa ballore ruan formën e kapelës, që mban ipeshkvi me kryqin në majë. E ndërtuar në 2002, tek ajo mbizotëron elementi dru dhe bardhësia. Ajo që e bën të veçantë nga ndërtimi është hapësira e pamatë që shfaqet pas altarit, në një mur tejet të lartë, në të cilin qëndron i varur Jezu Krishti në kryq, në një pozicion tejet të përkorë. Hapësira e Pallatit të Pionerëve kishte dhënë shpirt…

 

Ortodoksit dhe…

Pak qindra metra më tutje, komuniteti ortodoks kishte kohë, që bënte përpjekjen e vet vetmitare. Piketat ishin hedhur në një nga lulishtet më të bukura të Tiranës, që ishte pranë ish-ministrisë së Mbrojtjes, por që vitet e tranzicionit e kishin kthyer në një vend plot me kioska dhe tepër të pavlerë. Ishte pikë takimi i drogaxhinjve të rinj, por edhe një nga vend-takimet sekret të homoseksualëve. Duhej pak më shumë vullnet, që kjo lulishte të shpëtohej. Thjesht, nëse bashkia e qytetit do gjente gjuhën me pushtetin qendror, Tirana do kishte një mjedis të gjelbër më shumë. Si për ironi, vetëm pak metra më tutje gjendet selia e Partisë Socialiste, paraardhësit e të cilëve i telendisën dhe i shkatërruan, ndërsa zyrtarët e ditës, që mund të gjenin në këtë rast një zgjidhje më elegante nuk u ndjenë. Njësoj dhe myslimanët, prej vitesh po hallakateshin në probleme pa fund për një pronë të tyre. Duket se fati i bashkoi në një ditë të dy komunitetet dhe vendimi për ngritjen e objekteve kryesore të tyre u mor në të njëjtën ditë nga Këshilli Kombëtar i Rregullimit të Territorit. Kompleksi i Katedrales së re të Tiranës “Ngjallja e Krishtit”, kërkoi me ngulm dhe ia arriti të merrte qendrën e kryeqytetit, në një truall që u dha gradualisht nga autoritetet shtetërore (2001-2005) në kompensim të truallit të kishës së vjetër katedrale të Tiranës, e cila u shkatërrua po më 1967. Ndërsa kisha ortodokse, nga ana e saj, e bleu truallin dhe punoj menjëherë për paraqitjen e projektit, që të merrej leja e ndërtimit nga KRT-ja e Bashkisë së Tiranës, komuniteti mysliman vuajti shumë. Së pari nga përçarjet brenda dhe pastaj nga mosgjetja e gjuhës me pushtetin. Gjithsesi ortodoksit pas 8 vjetësh punime sollën një nga katedralet më të mëdha në Ballkan.

Me një sipërfaqe të truallit rreth 5 mijë metra katror, ku vetë kisha zinte plot 1660 metra katror, përurimi përkoi me 20-vjetorin e Anastas Janullatos, si Kryepeshkop në Shqipëri, njërit prej personazheve më të përfolura të çerekshekullit të fundit në vend…Lulishtja tani i përket historisë.

 

…myslimanët

Njësoj me reagimin e komunitetit ortodoks ishte edhe prona e dhënë për komunitetin mysliman në ndërtimin e xhamisë pranë Kuvendit. Ajo ishte te Namazgjaja, një vend që përkonte me një nga fushat më karakteristike të Tiranës, ku dihet se myslimanët kanë falur namazet me rastin e bajrameve. Disa nga pemët, që gjenden ende aty, shërbejnë si dëshmitarë për lashtësinë e saj. Mes komunitetit të tyre, ka zëra patetikë që shkruajnë se ajo është e vjetër sa vetë Tirana dhe ishte caktuar atje nga Sulejman Pasha, që ndërtoi xhaminë me të njëjtin emër dhe që banorët autoktonë të Tiranës e njihnin si “Xhamia e Vjetër”. Ky objekt nuk ekziston më. Për të qenë afër të vërtetës, shqetësimi i komunitetit mysliman daton që nga viti 1938, kur edhe është bërë kërkesa për një xhami të madhe, pasi besimtarët i kryenin, si edhe vazhdojnë t’i kryejnë ritet e tyre fetare në rrugë, në shi e në mes të vapës përvëluese. Edhe pse Tirana në vitet ’30 numëronte 27 xhami vetëm në qytet, sërish Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në vitin 1938 kërkonte ndërtimin e një xhamie të madhe, e cila mendohej të ndërtohej në një sipërfaqe prej 700 metrash katrorë. Më në fund, myslimanët e arritën qëllimin vetëm në vitin 2013, kur inauguruan punimet e xhamisë, që u stopuan pas shumë problematikave. Kjo zgjati pak muaj, pasi kreu i ri i myslimanëve shqiptarë mori në dorë përfundimisht lejen nga kryeministri Edi Rama, që tashmë ua la vetë në vullnetin e tyre ekzekutimin e projektit. Llamarinat që e rrethojnë sot na tregojnë se kemi në inventar edhe në një lulishte më pak…

 

… Bektashinjtë

Ata i kanë soditur të gjitha nga larg. Në kongresin e tyre të parë kombëtar, që u mbajt në Prishtë të Skraparit në janar 1922, bektashinjtë e shpallën veten të divorcuar përfundimisht nga Turqia. Shteti turk ua ktheu me elegancë duke i ndaluar të gjitha tarikatet e dervishëve në Turqi. Ndaj, në vjeshtën e vitit 1925, bektashinjtë turq e shpërngulën selinë e tyre botërore dhe e prunë në Tiranë. U vendosën larg në një bashkësi, që sot gjendet afër Shkozës. Edhe ata, megjithëse e patën më mirë me komunistët, për shkak të marrëdhënies së Shqipërisë me disa vende, ku dervishët kishin pushtet, viti 1967 rezultoi fatal dhe për ta. E morën veten më 27 janar 1991, kohë kur në Tiranë u ngrit një komitet i përkohshëm për ringjalljen e bashkësisë së bektashinjve. Ndryshe nga të tjerët, ata u morrën me qeverisjen e punëve të tyre. Teqeja dhe, njëkohësisht, selia botërore në Tiranë, u rihapën më 22 mars 1991 me rastin e Nevruzit. Për të treguar se funksiononin edhe institucionalisht, kongresi VI kombëtar i bektashinjve u mbajt në korrik 1993. Ata kanë nisur një konstruksion të madh të teqesë së tyre, që vazhdon sot e kësaj dite,  dhe Kryegjyshi Haxhi Baba Edmond Brahimaj, ka marrë garanci për mbështetje prej kryeministrit Rama për ta mbaruar objektin gjigand, i cili përmban një sallë pritjesh, një sallë kongresesh dhe një sallë faljesh për të gjithë besimtarët. Projekti, në mjediset e jashtme, përfshin edhe sipërfaqe të gjelbra, një shatërvan, sipërfaqja e brendshme e të cilit ndërthuret me hapësira të mbjella me lule të ndryshme. Një oaz, në varfërinë e zonës së ish-Poligrafikut, që po zgjerohet pak e nga pak dhe po zë një hapësirë shumë të madhe, e cila kontraston frikshëm. Për bektashinjtë ka edhe një simbolikë ky vend, pasi është tyrbja e parë që është prishur nga komunizmi dhe e vetmja gjë që ruhet nga ajo kohë është një selvi që, sipas Baba Edmond Brahimajt, i rezistoi komunizmit.

 

Në vend të epilogut

Megjithë respektin për komunitetet fetare në vend, një element që të trishton është se të gjitha objektet e kultit, përveç atij bektashian (nuk mund t’i thuash gjë se ka qendrën në Shqipëri), në ndërtimet e tyre as nuk i ruajnë fare kanonet e objekteve fetare vendase. Është e vërtetë se të dy katedralet janë zgjidhur në mënyrë shumë moderne, por ato nuk kanë asnjë lidhje me objektet e kultit kristian në vendin tonë. Po kështu mund të thuash dhe me xhaminë e re, që nuk i ngjan tipologjisë klasike të xhamisë, që gjendet në Shqipëri.

Një element që i bashkon sërish është madhësia e frikshme e tyre. Edhe pse e justifikojnë me mbledhjet e komuniteteve të tyre në rastet e festave, nuk mund t’u kujtosh se hapësira dhe vëllimi ka lidhje disi edhe me devocionin e komuniteteve. Sa më të devotshëm të jenë besimtarët shqiptarë, aq duhet të bëheshin dhe ato. Kjo çalon disi.

Por, nga ana tjetër, problem janë edhe financimet e tyre. Duhet të ishin vetë besimtarët shqiptarë, që të hidhnin para për to dhe jo të pritej nga donacione dhe ndihma të huaja. Në një farë mënyre donacioni tregon edhe atributet dhe përkushtimet e komuniteteve.

Tirana e dikurshme ishte e këndshme me ato objekte që ishin. Katedralen, xhamitë, tyrbe, teqenë, pak më tutje katedralen katolike. E sotmja mund të ishte disi më e kursyer.

Në një farë mënyre, qendra e një kryeqyteti, është fytyra e vërtetë e qytetit, por edhe pasqyra më e drejtë për vendin, një kartë që kryeministri Edi Rama, e luajti shumë bukur si Ministër i Kulturës në vitet 1998-2000, kur ai filloi projektin “Kthimi në identitet” për qendrën e Tiranës dhe që e ndihu, të katapultohej në zgjedhjet vendore të vitit 2000. Kartë, që ai, paraardhësit dhe pasardhësi i tij, nuk e ruajtën dot për fytyrën e Tiranës sonë. Tirana jonë sërish ka dhënë, pa marrë pas asgjë…

21 komente në “Tempujt “mëkatarë” të Shqipërisë”

  1. te shkarkohet menjehere nishanui says:

    Feja e shqiptari
    eshe shqiptaria

    Ps: te pakten keshtu duhej t’ishte

    1. Mbreti i Epirit says:

      Enveri mir ua beri, se jeni dushmane te njeri tjetrit!!!!

      1. adriatik says:

        Bektashinjte e shkrete, nje komunitet paqesor qe nuk kerkoi asgje.

        Shpejt do kemi ne mes te Tiranes nje superxhami me minare qe duken si raketa….ashtu si do baba erduan.

        1. Doules yeeftos says:

          Do ta bejne vetem qe te kete janulla ku te kruaj bythen. Gojet e liga thone qe gishti nuk i mjafton

  2. coli says:

    kto jane armatimi i shqipetareve keto 25 vjet jem shtet i forte me molitikat qe na i sollen duke ju shkateruar trunin njerezve duke braktisur shkollat e te jetojme me dua me fry syt prej qielli me na i fal pasuri e begati tuj nejt e popull injorat u bame qorra e sakata pa ner pa atdhe pa flamur te kish me fry suri e mos me na lan mbi ket toke jem ba te ter njelloj

    1. Dardha says:

      Mos pergjitheso. Shiko mire se kush solli drite dhe kush solli erresire.
      Komunitetet e krishtera hapen shkolla laike, klinika laike, universitete laike. Ne to jepen dije shkencore dhe akademike bashkekohore dhe kurohen njerezit me metodat me bashkekohore.
      Nese pastaj e ke fjalen per medresete e ku di une, eshte pune tjeter.
      Kisha Ortodokse ka vetem nje Akademi ne Shen Vlash ku pergatiten klerike nen kujdesin e nje stafi akademik shume te pregatitur. Kurse te gjitha institucionet e tjera akademike te ngritura nga Kisha jane te gjitha laike dhe kane te njejtat programe si shkollat publike, bile kane cilesi me te larte.
      Merrni informacion dhe pastaj flisni. Jeni ngritur kunder besimit fetar dhe nuk e kuptoni se mungesa e besimit gjithe vitet e diktatures e shnderroi njeriun shqiptar ne qenien qe eshte sot, shkaterroi ndergjegjen e tij, shkaterroi vlerat, virtutet, moralin.
      Dhe ti o Mero e ke bere si zakon, te pakten nje here ne muaj duhet t’u biesh feve. Edhe aty ku nuk ka ngjarje mundohesh te sajosh lajm. Edhe aty ku ka thjesht thashethem mundohesh ta besh lajm te dores se pare.

      1. Elona, psikologe, specialiste arsimi says:

        E po disa si ty kane fe ate katoliken, disa te tjere kane fe gjelberimin. Kemi te drejte secili te zgjedhin fene tone apo jo?

        1. Dardha says:

          Mos kundershtoj gje kete une ne komentin tim?

          Sa per gjelberimin une jam rritur ne lulishten ku eshte sot Katedralja Ortodokse. Por e di fare mire qe po te mos ishte katedrale, do te ishte ndonje shumekateshe qiellgervishtese. Nuk e linte njeri lulishte ate vend. Keshtu qe preferoj me mire Katedralen qe kultivon virtutin sesa nje shumekateshe me bare dhe kazino qe kultivon vesin.

  3. mono says:

    Ne aspektin e ndertimit objektet e kultit nuk i shpetuan dot menyres se pergjithshme te ndertimit ne Shqiperi. Objektet ortodokse dhe katolike gjithsesi jane munduar qe te jene estetikisht te pranueshem.

  4. spartaku says:

    Jame shume dakord me komentuesin COLI,qe thote se,keto kulte shkaterruan trurin e njezeve dhe braktisen shkollat.
    kultet fetare ne shqiperi kaluan nga ektremi ne ekstremin tjeter.Ne rendin socialist ato uzhduken krejtesisht,dhe populli u shlirua nga predikimet fetare anakronike,dhe filloi edukimi i njerzeve,veçanerishte femijve neper shkolla,se, evetmja qenje, eshte zote vete njeriu,dhe çdo gje behet nga dora e njeriut.Ka vetem nje zote per te gjithe sektet njerezore.Por ja se çfare ndodhe;Sote neper xhamit e vednit,thirren njerez ne xhami,dhe edukohen me ndjenjat e fese myslimane.Mire bejne,se kjo eshte natyra e punes se tyre,por une jame ne kundreshtim se femijeve u behet nje edukim i ngurt,meskine,paprioritet te zhvillimit te shoqerise njerezore.Me e keqja eshte se ata edukojne duke i dhen nje edukate kundra sektit fetar te katolikeve apo te otodokseve,duke bere ca paranojka te papranuesheme,se gjoja feja myslimane eshte me e laret se feja krishtere,dhe se feja krishter nuk eshte aq e paster sa ajo myslimane.Ky lloje edukimi nuk bene gje tjeter veçse ndan dhe perçane popullin shqipetare apo dhe ne vendet e tjera te botes.Per kete shqipetaret shikojne njeri tjterin shtrember dhe me urrejtje.Sa do sote ne shqiperi,fal mirkuptimit te krereve fetare, dhe politikes,ekziston nje bashkejetese paqesore,dhe eshte per tu lavderuar,por nqs bene vaki,prishet pak ekuilibri,atehere midis komuniteteve fetare kercet lufta.Kesaj i thon me njeren dore ne qafe,dhe me doren tjeter me thike fshehur pas shpine.

  5. Dardha says:

    Ceshtja u zgjidh ne kurriz te hapesires qe edukoi breza te te femijesh ???!!!!

    Pse nuk thua te verteten?
    Pse nuk thua qe u shplau trurin brezave te tere te femijeve?
    Pse nuk thua qe indoktrinoi me nje doktrine te frikshme breza te te femijesh?
    Pse nuk thua qe u shkaterroi ndergjegjen, u shkaterroi ndjenjat, u shkaterroi miresine brezave te te femijesh?
    Dhe keta femije jane ata qe kur u rriten shkaterruan Shqiperine dhe vazhdojne ta shkaterrojne.

  6. Andreas says:

    Ne ishim komunista
    shoke te Enverit
    Partia na kaliti
    besnike ne rruge te nderit!!!

    bravo o Ben pordha bravo! je krijesa tipike e rregjimit ateo-komunist!

    1. frank aderfia says:

      sa mire qe e ditke kengen e partise o andreas pederasti. do kesh qene ndonje fuks ne kohen e xhaxhit

      1. Andreas says:

        Ata qe ishin fuksa ne kohen e xhaxhit, sot shkruajne artikuj te kitij lloji si Ben Andoni. Ndersa pederast, pyet mos ka qene jot eme ?

        1. EleΥΘeriskeΨi says:

          mire e ka, dobiç fuksi qenke

    2. GAMORI says:

      Njeriu Besimtar kurre nuk flet me kete Gjuhe te piset ,por perdor Fjale te Urta dhe Bindese! KE TREGU ORIGJINEN TENDE DHE NUK DUAM FARE TE TE NJOHIM!

  7. hej says:

    .
    poltika SERBE ka ber vite me pare ne kosove per kolonizimin e kosoves heqjen e shqiptarve prej trojeve kosovarve e me tutje dhe eshte fakt se jane 2MILION e gjysem ne turqi nga shperguljet masive lexoni historine e kosoves , e maqedonis, shpergulja nga serbet dhe politikat serbe per heqjen e shqiptarve prej trojeve te tyre dhe konvertimi i ture ne turq arab dhe tokat e tyre me vone ti zenin te tjeret etj dhe sot ne turqi jane mbi 2 milon shqiptar ne fakt TURQ me prejardhje SHQIPETARE dhe kjo poltike e SERBIT vazhdon dhe sot ndertime xhamish pa fund kudo kthimi i kosovarve ne islamik marveshje te fsheta me turkun arabet etj per vendosjen e tyre ne turqi siri arabi shkolla turke arabe kudo dhe kte pas ktyre vendeve maqedoni kosov po ben dhe shqiperi kudo xhami pa fund shkolla arabe turke bursa studimi ne turq filma turk arab pa fund para nen dore per te shkuar ne siri
    DHE PERFUNDIMI SHUME KOSOVAR DHE SHQIPTAR TE SHQIPERIS QE S MENDOHEJ KURRE PASARDHSIT ILIRE PELLAZG DHE T GJERGJ KASTRIOTIT DHE RILINDASVE TE MEDHENJ QE THON QE FEJA SHQIPTARIT ESHTE SHQIPTARIA te shkojne te luftojne si kafshet ne siri dhe te bejne dhe shfaqjete turpshme ne yotube e internet qe bejne xhiron e botes me kta parahistorik me vrasje si ne kohen e mijra viteve epoka gurit TURP ASGJE ME SHUME per kta qe vetem shqiptaro ilire s jane kurre
    ka ardh koha qe shqiptaret e veret ata pak qe kan ngel sepse pjesa me e madhe kane ikur dhe ne trojet shqiptare kan ngel nje ne 2 veta apo me pak nuk jane shqiptar ne ADN por jane turq jevgj gabel magjym dhe kjo dihet nga te gjithe mos tna vi keq SERBI JA KA ARRIT QELLIMIT KOLONIZIMI E TOKAVE SHQIPTARE KA DHEN FRUTET E VETA JEMI MINORANC NE tokat tona ILIRET E LASHTE SOT JANE ARABET TURQIT QE KOMANDOJNE KETE VEND DHE SERBI QE I INVESTON,DHE PUNON PA PUSHIM PA DAL NE SKENE CVET NE HIJE ME SHEBETORET E TIJ NE SHQIPEWRI KOSOVE MAQEDONI QE I SHERBEJNE ME DEVOTSHMERI .
    KU ESHTE KJO LEVERDI E SERBIT DO THONI JU?
    DUHET TE JESH NAIV TE MOS E KUPTOSH TA MERR KALANE NGA BRENDA THOT POPULLI DHE DUKE NA PARAQIT GJITHMON NE SI VEND MYSLIMAN DHE KTO RASTE I BOTON NE FAQE T PARA GAZETASH AI HEDH MILIARDA DOLLAR DHE TREGON SHQIPTARET KAFSHE NE SY TE BOTES DHE E DI QE AMERIKA DHE EUROPA SI DO MYSLIMANET I DHE SKA PARA NDIHMA DHE INVESTIME PER NE SHQIPTARET ASNJE INVESTITOR I MADH EUROPIAN AMERIKAN SDO TE HEDHI PARA NE NJE VEND ISLAMIK NE MES EUROPES DHE SHPERBLIMET LEKET NDIHMAT INVESTIMET I MERR SERBI QE E HEQ VETEN NJE FAMIJE ME TA KURSE NE NA QUAJNE JEVGJ ZINGAR QE T JEMI TE PERBUZUR DHE TE SHIKOHEMI SHTREMBER QE KEMI PASURI PA FUND DHE JEMI ME MIRE SE ZVICERA NGA PASURIT E BREGDETI POR KTO JANE PASOJAT E GREKVE DHE SERBIT NE VECANTI QE PUNOJNE NE KURRIZ T SHQIPRISE
    PER TJA MBYLL GOJEN NJE HERE E MIRE FQINJVE TANE DHE NJE HERE E MIRE E PERGJITHMON DUHET URGJENT QE TE GJITHE SHQIPTARET TE KTHEHEN NE ADN E TYRE PELLAZGE ILIRE KULTURA ME E VJETER E BOTES DHE EUROPES TI THEMI BOTES QE JEMI ILIRE .
    ISLAMIK S JEMI KURREEEEEEEEEEE ME TE MADHE SNA LIDH ASGJE ME KETE FE MYSLIMANE JEMI EUROPIANEEEEEEEEEEEEEEEEE DHE PJES E EUROPES DHE JO TURQIS DHE ARABIS..S JEMI TE SKARTIS EZMER ,JEVGJ, SI PO NA PARAQESIN POR TE BARDHE ME TE BARDH SE DHE VET EUROPIANET.
    HISTORIA NA KUJTON QE KTA FQINJE KANE VRARE DHE KANE BER GJIOCID SHFAROSJE MASIVE TE SHQIPTARVE DHE SI LE PAK DHE BOTA SE DHE SOT GATI JANE PRAP TE NA ZHDUKIN SI RACE KJO NUK DUHET ARUAR KURRE SI BEN NE CAMERI QE DUKE I KTHYER CAMET NE MYSLIMAN I PJES DHE I SHFAROSEN DHE EUROPA HESHTI PO KESHTU DHE KOSOVE E FRESKET FARE LAN CDO GJE KOSOVARET DHE JA MBATHEN RRUGVE TE BOTES PER TI SHPETUAR SHFAROSJES dhe ndodhi NE KOHET ME MODERNE TE BOTES SU MENDONTE KURRE DHE PLOT U VRANE DHE U PERDHUNUAN GRA FEMIJE PLEQ ETJ NGA SERBI E MAGJYMET. PARAQITJA SI MYSLIMAN NDIKOI ME SHUME NE URREJTJEN E SHFAROSJEN E KOSOVARVE NGA SERBI. .
    PRA TREGOHUNI NJE HERE TE ZGJUAR NE HISTORINE TUAJ MIJRA VJECARE KENI QYTERIM PARA KRISHTIT QYTETE ILIRE QE NJE PLLEMB VENDAQ SHUME QYTETRIM ANTIK DHE AQ YTETE ILIRE SI KA PAS KURRE ASNJE VEND I BOTES FISET ILIRE PELLAZGET E kaonet ,taulantet moloset epirotet feonet ,dardanet etj QYTETE , BUTRINTI ,ORIKU ,AMANTIA, ANTIGONA, BYLIS , APOLLONIA, DURRAHUETJ etj MBERTI ILIRE GENTI, MBRETERASHA TEUTA AMITEATRE ANTIKE SI I DURRSIT (APOLLONIS ),ANIGONES .(AMANTIA VLORE) BYLIS ETJ ME KULTUR ROMAKE MIIJRA VJECARE ,PERSE SHTYPI ,TV ,SOT HESHTIN DHE S FLET KURREEE PER ILIRINE DHE ADN TONEILIRE DHE PER KULTUREN TONE DHE QYTETET TONA ILIRE A E DI DIKISH PSE KJO HESHTJE DHE MBULIM ERRESIRE I ILIRIS SONE ? perse heshtin te gjithe perse nuk behen me detyrim qe te gjitha shkollat cikli ulet dhe i shkollat e mesme te shkojne me detyrim ne qytet ilire antike dhe tju tregohet nxensve dhe femijve?kujt i nterson kjo gje qe te mos behen kto gjera? pse flitet kaq pak ose aspak.SHUME E THJESHTE TA KUPTOSH .NJE POPULLI PO I HOQE HISTORINE KULTUREN AI VDES ,DHE KTE PO BEN SERBI. DHE E FUNDIT MOS HARONI QE KEMI GJUHEN ME TE LASHTE TE BOTES DHE KULMI ESHTE HOXHA FLET ARABISHT SOT DHE MYSLIMANET RRUGVE TE TIRANES DHE KOSOVES PERSHENDETEN MES TYRE ARABISHT ,E TURQISHT KULMIIIIIIIIIIIIIIIIIII VRISNI VETNE SI POPULL OSE NDRYSHONI DY RRUGE KENI ZGJIDHNI E MERRNI.
    .NEQOFTESE JENI SHQIPTAR SPO FLAS PER JEVGJIT, MAGJYMET ,GABELET,etj KTHEHUNI URGJENT NE FENE E TE PARVE BEHUNI CDO GJE POR MYSLIMAN ISLAMIK JO KURRE SEPSE PREJ KSAJ GJEJE E KA TREGUAR GJITHMO HISTORIA QE NE SHQIPTARET NA KANE POSHTERUAR,PERBUZUR,URRYER , DHE KEQTRAJTUAR FQINJET E EUROPIANET . KJO ISHTE NJE PJES E VOGEL SE TE FLASESH PER ILIRINE TONE DUHEN MIJRA LIBRA PA FUND THERISNI MENDJES O NJEREZ SE JENI EUROPIANE .SHQIPTAR DHE JO TURQ E ARAB.

    1. frank says:

      Te mira ato qe thua,po pse nuk na sqaron se pse shqipoturqit qe gjoja i ktheka serbi ne turq nuk i thone jo serbit dhe nuk kthehen ne fene e tyre kristiane apo pagane???? ne shqiperi dhe kosove ka komplet komb tyrk ore mik dhe shqiptaret puro shtypen nga qafirat kane 600 vite.aty qelbet era islam ti na permend antigonen dhe lashtesine.juve nuk po hyni ne evrope por po hyni ne mesjete.te vetmet gje evropiane ne albanania jane objektet grekoromake,se sa per qynefet ata na lane me kanale muti dhe me 70% te kombit kopila turq.

  8. Shpiragu says:

    Ti Andreas shko pirdhu ne Greqi. Ben Andoni nuk shkruan gje tjeter vecse nje te vertete te madhe qe te gjithe e shohim, objektet kryesore te kultit te ndertuara ne Tirane dhe jo vetem ne Tirane, kane zene territore ku me pare kane qene lulishte. Ndersa se kush eshte krijese tipike e rregjimit ateo-komunist ska nevoje per koment se i ditke dhe i recitoke bukur vjershat per partine.

  9. frank says:

    Kombi qe eshte 70% tyrk dhe hiqet si shqiptar qe ka 600 xhami ne 24 vite dhe qe shqeteson edhe gomaret nga britmat arabe me autoparlant,ky komb hiqet edhe komb evropian.vreoust kologyftoturki.vraponi per ne siri more qafira se ju japin edhe shtepi falas se na qelbet keni 600vite.

  10. dani says:

    Bektashinjt jan kulti me origjinal SHQIPTAR,nuk ndikohen as nga arabia si synitet, as nga greqia si kaurret dhe as nga vatikani si katoliket, jan drejtuar dhe drejtohen vetem nga SHQIPTAR patriot prandaj jan i vetmi kult ne shqiperi qe u lidhen me luften kunder nazifashizmit, kjo esht dhe arsyeja pse PPSHja e shikonte me me simpati kte kult kta jan kyçi harmonis fetare ne vendin ton jan kulti me liberal nga katoliket kaurret dhe myslymanet synit, besimi natyres.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje