Bashkia e Korçes ka pergenjeshtruar lajmin qe qarkullon per nje ankand te lirvae te Biblotekes thimi Mitko si abuziv, te pavrtet dhe te shperndare nga spekulant. “Qarkullon sot ne fb nje lajm i rreme ne lidhje me biblioteken e qytetit:
Lajmi eshte abuziv dhe jo i vertete!!
Behet fjale per nje ankand te nje sasie te vogel librash, fizikisht shume te demtuar apo jashte qarkullimit, te cilat jane perzgjedhur nga nje komision i vecante bazuar ne Ligjin per Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin. Ligji parashikon inventarizimin dhe seleksionimin e pervitshem te inventarit te cdo institucioni shteteror. Keshilli Bashkiak ne Korce, per mbarevajtjen dhe saktesine e ketij procesi, nuk e ka miratuar menjehere propozimin e Bibliotekes bazuar ne inventarin e bere, (proces qe seleksionoi librat jashte perdorimit), duke kerkuar nje riverifikim jo vetem nga komisioni i ngritur per kete qellim, por edhe nga nje tjeter komision me perfaqesues te Keshillit Bashkiak. Fondet (sado minimale) te nxjerra nga ky ankand do te perdoren per pasurimin e bibliotekes me tituj te rinj.
Biblioteka jo vetem qe pasurohet cdo vit me tituj te rinj, por shume shpejt fondi absolutisht i cmuar dhe i pacenueshem i saj do te kete nje ruajtje dhe menaxhim bashkekohor.”