Shuhet Demis Roussos, këngëtari që ishte i famshëm për këngët sa edhe për veshjet e tij

26 Janar 2015, 15:02Kulturë TEMA
Shuhet Demis Roussos, këngëtari që ishte i famshëm për

Këngëtari  i 60 milionë albumeve të shitura në mbarë botën Demis Roussos është ndarë nga jeta në moshën 68 vjeçare në një spitalin Hygeia në Athinë.

Këngëtari grek ishte i njohur për hitet e tij të viteve 1970-1980  ku përfshiehn këngë so Forever and Ever, Goodbye dhe Quand je t’aime.

Ai gjithashtu ishte pjesëtar i një grupi progreisv rroku “Aphrodite’s Child”.

Demis Roussos ishte i famshëm për veshjet e tij, sa edhe për muzikën që bënte.

Këngëtari grek  Nana Mouskouri duke përkujtuar artistin e famshëm në radion franceze RTL tha : “ Demis kishte një supervokal.. ai udhëtoi gjithë botën dhe bërio gjërat që dëshironte. Ai ishte një artist, një mik . Shpresoj të ketë shkuar në një vend më të mirë”.

Demis Roussos lindi në Artemios Ventouris Roussos në Aleksandri, Egjipt, në vitin 1946. Babi i tij ishte grek ndërsa nëna ishte egjiptiane me origjinë italiane.

Ai jetoi në Egjipt derisa prindërit e tij lëvizën për në Greqi në fillim të viteve 1960 gjatë krizës së Suezit.

Roussos efilloi karrierën e tij si këngëtar në moshen 17 vjeçare, ku iu bashkua një bande muzikore të quajtur  The Idols, në të cilën u njoh me shokun e bandës së ardhsme muzikore Aphrodite’s Child, Vangelis.

Roussos nisi të kishte një karrierë të suksesshme si artist solo, kur kryesoi top-listat muzikore në disa vende të Europës me këngën  e tij Forever And Ever në vitin 1973. Në vitin 1976 po me këtë këngë u bë shumë i fashmëm në Britani./j.h

 

17 komente në “Shuhet Demis Roussos, këngëtari që ishte i famshëm për këngët sa edhe për veshjet e tij”

    1. Era says:

      Faleminderit per videon, mendimi i lire. I paharruar kujtimi i tij.

  1. tfgs says:

    Kalo taxidi sto “Greek diamond” Demis Roussos (Artemios Ventouris)!

    1. arbereshi says:

      Nje diamand qe nuk mund te jetonte ne mut ne mes te pucove dhe munive. Bashke me Vangjeli PAPATHANASIU nje tjeter muzikant madheshtor i te njejtit grup i cili dha nje koncert ne greqi per promovimin e olimpiades 2004 i cili u transmetua direkt nga shumica e televizioneve te botes, te nesermen ne stacionet televizive greke tegjithe mizerjet qe mbartin mentalitetin mizerabel te xhelozise me Teodoraqin ne krye nuk thane nje fjale te mire per te madhin PAPATHANASIU.Por zotnia ngelet zotni, u largua duke thene” e bera per vendin tim jo per ju”..PUCOFAGO bashke me ate qelbesiren me lart mos shkruani me se edhe kur shkruani ju mban goja ere.

  2. Eri says:

    Ju preft shpirti ne paqe. Kengetar fantastik

  3. DinPaku says:

    Nje ze hyjnor, i paperseritshem dhe i paharruar. E quaj me fat veten time t’i perkas asaj gjenerate qe ka ushqyer dhe zbukuruar shpirtrat me kenget e Demis Roussos ne rinine tone te dikurshme.

  4. maqo pelivani says:

    E mbylli ciklin dhe nje uragan muzike , do kujtohet me respek si artist , nderime ne vdekjen Tuaj i Madhi Roussos sepse le zerin tend te embel si relike qe te te kujtojme perjete ,

  5. Ramy says:

    Kolo tarxidi tha mas leipeis megale

  6. Shqipja jone dykrenore,fron'e saj e ka ne Vlore ! says:

    Kengetar me origjine arvanitase,i perjetshem qofte kujtimi i tij.Eshte per tu theksuar,qe ka shume personalitete te fushave te ndryshme qe jane me origjine Arvanitase ,ne Greqi ku bie ne sy se fundmi edhe KRYE EPISKOPI JERONIMUS.

  7. piskuriqi says:

    Kam pasur fatin ta shohRoussos ne nje koncert. Per brezin tone te kasetave te kopjume kenget e tij ishin nje dritare reflektive ne te cilen gjenim qetesine e duhur per te gjykuar realitetin e deformuar te kohes ne te cilen jetuam.

  8. A says:

    Me erdhi keq mbi vdekjen e parakohshme te kengetarit me ze dhe vokal gjigant DEMIS RUSSOS. Para viteve 1990 ne Shqiperi kur ndigjoje dhe shikoje nga televizori duke kenduar kete kengetar te permasave me thellesi zeri te mbushte me optimizem. Ngushellime.
    Falenderoj komentuesin ELEY… qe na perrshendeti duke na kujtuar me nje kenge YouTube te madhit DEMIS RUSSOS. Gjithmone do kujtohet me nostalgji ky kengetar.

  9. Guardium says:

    Demis Roussos, i madh, i embel, romantik, i veçante, i paperseritshem.
    Kenget e tij shume melodioze dhe te bukura, kane perkulur dhe diktaturat me te medha te botes.
    I madh, shume i madh, si kengetar dhe njeri. “Fyti i arte” ishte nofka e tij artistike.
    We shall dance Demis in Rain and tears, in Time, with Maria, Madalena, Marlene, Eleni.
    Good bye my love, sepse ne momentet me te veshtira te diktatures dhe me pas, kenget e tij, zeri i tij ishin nje dashuri e madhe sheruese.
    Pushofsh ne paqe atje ku Zoti te thirri.

  10. Akilis says:

    Ze Perendie nga Olimpi
    I biri i Orfeos perendise qe bente pemet te mos leviznin dhe degjonin zerin e Tij.
    .Pellazge Greke Ilyre dhe Epirote ne jemi me hikstorine dhe bukurine e Diellit Mesdhetar qe na percane ne emer te Albanistanit te shteteve fashiste si Italia qe ne periudhene romes dhe Turqia.
    Kenga,vallet,dashuria bashkojne njerezit dhe jo Politika interesat dhe lufterat fete.

  11. Rajub says:

    U shua nje legjende …I lehte i qofte dheu ketij gjeniu te muzikes

  12. joel shkodra says:

    Nana Moskuri eshte kengetare greke, pra femer. Ju keni thene “kengetari”. Duhet “kengetarja”. Kujdes kur perktheni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje