Apeli: Ndërtimi i linjës së Interkonjeksionit po shkatërron qytetërimin arbëror të Komanit

22 Janar 2015, 13:46Kulturë TEMA

Qyteterimi arbëror i Komanit rrezikon sot të zhduket. Vendbanimi që i dha emrin një kulture të tërë mesjetare të Ballkanit Perëndimor, do të përshkohet nga linjat e interkonjeksionit, që do të kalojë përgjatë luginës e Drinit. Katër shtylla (AP17-AP20) do të vendosen thellë luginës në Koman, poshtë, në mes e paralel me kodrën e sitit arkeologjik. Vendimi i marrë në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë, i datës 12.12.2014, me nr. 367, nuk mori absolutisht parasysh kërkesën e Misionit arkeologjik drejtuar këtij Këshilli, për zhvendosjen e një segmenti prej katër shtyllash”.

Me këtë apel Forumi për Trashëgimninë Historike e Kulturore ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke i kërkuar Ministrisë së Kulturës që të rishikojë vendimin e marrë nga Këshilli Kombëtar i Arkeologjisë.

Sipas këtij forumi, ku bëjnë pjesë emra të njohur të gazetarisë, shoqërisë civile,  ngre shqetësimin, se në këtë mbledhje, nuk kanë marrë pjesë anëtarët arkeologë më në zë të këtij institucioni, duke mos u dhënë argumentat e duhura, historike e kulturore për mbrojtjen e këtij vendbanimi të lashtë.

Komani përfaqëson sot, Mesjetën shqiptare në Europë. Eshtë prezantuar në shumë vende, qendra studimore, universitete dhe jehona më e fundit dhe e rëndësishmja, iu bë në Akademinë Franceze të Letrave, në janar të 2013. Vitaliteti arkeologjik me të cilin përfaqësohet Shqipëria e Veriut, në modelin europian të formimit të shoqërive mesjetare, përbën një hallkë lidhëse të larmishme midis Perëndimit dhe Lindjes. Forumi për Trashëgimninë Historike dhe Kulturore sheh me shqetësim faktin se nëse zbatohet vendimi i marrë nga KKA, për vendosjen e segmentit prej katër shtyllash të linjës së tensionit të lartë mbi zonën B të vendbanimit, e gjithë kjo pasuri do të shkatërrohet në mënyrë të pakthyeshme. Kjo do të përbënte një skandal pa preçedentë në trashëgiminë kulturore kombëtare. Komani i ka kapërcyer përmasat kombëtare që në shekullin e XIX. Komani i përket Europës dhe të ndihemi fatlumë që e kemi”, thuhet në deklaratën e mbajtur sot për mediat.

Përfaqësia e Forumit për Trashëgiminë përbëhet nga Gjergj Bojaxhiu, Arben Biçoku, Etleva Nallbani, Erjon Tase dhe Anila Basha

11 komente në “Apeli: Ndërtimi i linjës së Interkonjeksionit po shkatërron qytetërimin arbëror të Komanit”

  1. Kominatsi says:

    Cinizem A KA NJE LIGJ PER OJQ QE SPONSORIZOHEN ME EURO NGA UDB ,etj erj

  2. Koli says:

    Ate qyteterim te lashte e moren austriaket gjate Luftes Pare Boterore. Cfare ka ngelur andej ?

  3. fshatari says:

    U mblodhen prape te korruptuarit e Sali shpelles

  4. kultura mesjetare says:

    Pike e zeze. Ky eshte nje nga krimet me te medha qe mund ti behet popullit shqiptar. Dihet mire nga te gjithe specialistet e fushes se Kultura e Komanit eshte pika lidhese e popullsise ilire me ate arberore dhe shqiptare. Eshte fakt historik qe per mese tre shekuj ka nje mungese te theksuar te burimeve dokumentare qe tregojne vijimesine iliro arberore. Por zbulimi i metejshem dhe me i thelluar i ketij vendbanimi tregoi dhe vertetoi ne syte e opinionit shkencor nderkombetar qe ne jemi pasardhesit e ilireve. Mire nje qytet si Durresi me pasuri te pallogaritshme arkeologjike u rrenua dhe bastardua per qellime perfitimi. Por te shkaterrosh vendbanimin e Komanit i cili eshte ndoshta pasuria jone me e madhe kombetare ( jo nga vlera e monumenteve apo objekteve ne te, por e asaj se cfare perfaqeson) per 4 shtylla tensioni dhe ne nje vend ku ke dhe hapesira te nevojshme per ti zhvendosur eshte per te kallur daten. Turp per ate palo Keshill Kombetar te Arkeologjise qe e paska miratuar, se vetem arkeologe dhe kombetare nuk jane ata legena kushdo qofshin.

  5. Zef Kallami says:

    Me informimin e nji fizikanti para 2 ditve ne njeren nga gazetat e vendit,deklaronte qe UFO-t do shkatrrojne boten sic kane shgaterruar planetin Mars.Me pretekstin si planet i zhurmshem se i bejme zhurme ne kohe zhegut,kur UFO-t duan te flejne,per te pushuar nga vizitat e lodheshme gjate kontrollit ne gjithe universin.
    Merreni dhe kete njoftim e vendosni:Duhet apo jo vendsoja e linjes te interkonjeksionit ne zonen B.

  6. Entela says:

    Ne ende e shohim te shkuaren ne perspektiven mitologjike. E ashtuquatjura ‘Kultura e Komanit’ eshte nje fabrikim nacionalisht pa ndonje lidhje me problematiken e vertete shkencore qe ngre nje sere pyetjesh te dimensionit, shoqeror, ekonomik, politik etj. Me termat e vazhdimesise Iliro-Shqiptare eshte e pamundur te spjegojme te shkuaren tone, e aq me pak eshte e mundur ta kuptojme ate ne thelb.
    Cka shoh te evokohet rendom ne kete rast eshte zeri i nje individi patetik si Etleva Nallbani – e shet veten si njeri te palodhur, pa bere asgje te jashtezakonshme: thjesht nje germuese qe i hyn puneve nallbance!!!

    Verej se fotot e publikuara te germimit jane teje problematike, nuk shoh ne asnje rast respektim te ligjit nr.1 ne arkeologjik pikerisht germimit ne menyre horizontale!!
    Sa prej punes se realizuar deri tani eshte publikuar nga Nallbani???
    Si e mbron Nallbani sitit pas mbarimit te sezonit te germimit?
    Pse, kur trumbetohet me te madhe neper portale online nuk ka qofte edhe nje website qe informon lidhur me ecurine e punes ne terren dhe te gjithe kontekstin e sitit? Kjo eshte nje prej menyrave me promovuese te nje projekti kerkimor shkencor ne arkeologji!!!
    Cilat jane te dhenat e vezhgimit sistematik siperfaqesor te kryer prej saj perreth varrezes se Komanit? Si mund te kerkosh vemendje nga media kur nuk ke nje studim sistematik shkencor qe e verifikon teresisht potencialin e zones B??!

    1. mallakastrioti says:

      Mund te na sqaroni ju lutem çfare eshte “igjit nr.1 ne arkeologji” dhe pikerisht “germimi ne menyre horizontale!!”?
      Faleminderit.

  7. liburn says:

    Jan mbledh higenat jashtqitjet e kombite per ta ber me njolle nje projet shum te rendesishem per shqiperin e kosoven.

    Nderkoh qe shqiperia ka qindra probleme tjera keto higena greko malazeze bejn propagande kompromentuse ndaj nje projekti kace te rendesishem.

  8. IFC says:

    Gjurmet e linjes te interkoneksionit jane projektuar qysh ne kohen e Bojaxhiut kur ka qene drejtor KESH-it.
    Si ka mundesi qe Bojaxhiu te sensibilozohet tani kur kete fakt e ka ditur me kohe?
    Linja eshte projektuar qysh ne kohen e Iftikar Khalilit te Bankes Boterore.

  9. liburn says:

    Qytetrimi arberor ka ngele te maloket ne komen ku ase dreqi vo nuk ban, Per koiqidenc ne viziten time te pare ne shqiperi me ka rastis te shkoje ne komone nje vende i humbure ne shqiperi , ndersa keta flasin per qytetrim arberor ne komon ku perrveqe disa kryqeve rruges ku e kishin lane koken disa marka gjona te izoluar nuk te shefe syri jete njeriu edhe aty ketu ndonje shtepi apo fshate dhe njerze ne nivelin e kohes se gurit, atje njerzit nuk e dinin ase qfare do te thote kilometer kam pyte disa fshatare sa kilometra ka prej ketu drei ne gjakove ata nuk e dinin qfare eshte kilometri disa ta kthenin duke te treguar me ore.

    Kjo eshte Propaganda e berishes me qytetrimin shpellare te komonit per ta penguar kete projekte ashtu si e pengoi per 8 vite.

  10. Arif Gjongjini says:

    Mendoj se, nese Rama do te informohet sakte do te nderhyje qe projekti te devijohet pa ndonje kosto te madhe por me nje perfitim te madh per ruajtjen e teritorit ku fle ajo kulture e lashte dhe e rendesishme.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje