Beyond Entropy Europe”, që është prezantuar në Bienalen e Venecias, nga artistët shqiptarë, Edi Hila e Adrian Paci, do të prezantohet edhe në “Lecture Hall” në AA School në Londër.
Dy artistët shqiptarë, Edi Hila and Adrian Paci shoqërohen edhe nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Gjatë këtij eventi do të ketë diskutime të hapura, dhe kryeministri shqiptar, do të jep kontributin e tij, edhe në cilësinë e artistit. Ky lajm konfirmohet edhe nga Kryeministri Rama, nëpërmjet rrjetit social Facebook.
“Në AA, galeria e famshme e Architectural Association në Londër, për riçeljen e ekspozitës së suksesshme shqiptare të Bienales së Venecias. Së bashku me Edi Hilen e Ardian Pacin për të rrëfyer përsëri, me fjalë e me vepra, Shqipërinë që ka nisur të njihet e shihet me sy tjetër.
“Shqipëria do të flasë përsëri me gjuhën e kulturës europiane në zemrën e një metropoli EU ku shpesh shqiptarët janë paragjykuar si keqbërës”, shkruan Rama
I ftuar në debatin mbi ekspozitën e artistëve shqiptarë do të jetë dhe Mark Cousins. Njohës i mirë i Shqipërisë, ai i ka kushtuar dhe një dokumentar.
Më 17 janar po në këtë sallë, Cousins do të ketë një leksion të hapur për studentët. “Beyond Entropy Europe”, është prezantuar në edicionin e 14 të Bienales së Venecisë.
Puna e Edi Hilës është pjesë e koleksioneve në Centre Pompidou, Ville de Paris e René Block ndërsa Paci ka marrë pjesë edhe më herët në Bienale.
“Potential Monuments of Unrealised Futures” tenton të sjellë analizë mbi artin bashkëkohor në Shqipëri, ndërsa eksploron se si moderniteti është absorbuar me anë të reflektimit të dinamikave sociale e kulturore.
Beyond Entropy Europe propozoi që Shqipëria të përfaqësohej me dy artistë, dhe jo arkitektë, në Bienalen e Arkitekturës në Venecia – duke u konsideruar një interpretim i gjetur i temës së kësaj ekspozite përcaktuar nga kuratori i saj, Rem Koolhaas, “Absorbing Modernity: 1914 – 2014” (“Absorbimi i Modernitetit: 1914 – 2014”), i cili ishte shprehur se: “Fundamentals” (titulli i ekspozitës që do të kurohet prej tij) do të jetë një bienale që do t’i kushtohej arkitekturës dhe jo arkitektëve.”
Adrian Paci prezanton video-instalacionin “Kolona”, një përrallë vizionare që flet për delokalizimin e punës, transformimin e traditave dhe ballafaqimin mes kulturave, një metaforë vizuale dhe enigmatike.
Edi Hila prezanton “Penthouse” (Shtesat) – cikli i tablove që sjellin një vështrim në urbanistikën “postmoderne” shqiptare. Në veprat e Hilës tregohen pallate të larta, nga ato që kanë mbirë kudo në Tiranë, mbi tarracat e të cilëve janë ndërtuar apartamente shtesë.
Edi Hila ka lindur në Shkodër në vitin 1944. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita ndërkombëtare, mes të cilave Bienale e Venecias (1999), “After the Wall” në Muzeun Modern Stokholm (1999), në muzeun Hamburger Bahnhof të Berlinit, në muzeun Ludwig të Budapestit (2000), “Blood and Honey – Future’s in the Balkans” në muzeun Essl të Vienës (2003), dhe në Bienalen e Liverpulit (2010). Veprat e tij bëjnë pjesë në koleksione të Qendrës Pompidou, Ville de Paris, René Block dhe në Galerinë Kombëtare të Arteve, Tiranë.
Adrian Paci ka lindur në Shkodër, Shqipëri në vitin 1969. Ka marrë pjesë në shumë ekspozita ndërkombëtare. Disa nga ekspozitat e tij personale më të rëndësishme mund të përmendim:
“Adrian Paci” PS1, MOMA, New York (2005); “Motion Picture(s)”, Kunsthaus Zurich (2010); “Lives in transit”, Jeu de Paume, Paris (2013); MAC, Musée d’art contemporain de Montréal, Montréal (2014). Ekspozita kolektive: Bienale e Venecias (2005); “Street and studio in urban history of photography”; Tate Modern, Londër (2008); “Unfinished Journeys”, National Museum of Arts, Oslo (2012); dhe “Neighbours”, Istanbul Museum of Modern Art, Istanbul (2014). Kuratorët që mbështesin pavijonin shqiptar “Beyond Entropy” është një agjenci kërkimi në arkitekturë, urbanizëm dhe në fushën e analizave kulturore, që përdor konceptin e energjisë si një mjet për të hartuar forma të reja të arkitekturës përtej retorikës së qëndrueshmërisë. /gj.k/
Sikur nuk shkon që kryeministri i një vendi me njëqindmijë halle të hardalloset nëpër ekspozita pikture të Europës.
Shkon shkon thjesht duhet te gjesh lidhjen, imazhi i shqiperise duhet te ndryshoje dhe kjo duhet bere me cdo mundesi qe jepet eshte shume e rendesishme ne te gjitha aspektet.
ke shume te drejte. une jetoj ne londer qysh prej 20 vjetesh. gjithmone kemi pasur imazh te keq ne shqiptaret ketu. Qysh kur ka villuar turizmin kryeministri ine i dashur, komshinjte na shikojne ndryshe.
ohh. ti je nga ai vendi i te gjatit me thone. kemi shume respekt per juve.
o militante idiote.
Qe ta dije ky popull qe nqs kryeministri do merrej tek e tek me hallet e popullit sdo ishte me kryeminister, kryeministri ka per detyre te organizoje administraten qe te funksionoje normalisht dhe ne te njejten menyre si te jet e si te mos jet kryeministri aty kshuqe mos u beni budallenj e mos komentoni kot se ne kte drejtim po ben nje pune te shkelqyer.
Me Edi Ramen reputacioni shqipetareve ne arene nderkombetare eshte rritur jashtzakonisht shume dhe ndjeshem madje, kjo eshte shum pozitive e per tu vlersuar e pa folur pastaj per cka bere brenda shqiperise,po tymnaja mediatike e krijuar ne 8 vite dhe e ushqyer nga PD tenton ta nxije ne cdo sekond pavarsisht se me shume nga te gjithe humbet populli, pra bejne luft ne emer te popullit duke vrar popullin.
Londra ecen ne baze marketingu per artin, Jo se erdhi Kryeministri. Dhe nuk i takon kryeministrit te promovoje artiste individuale sepse tingellon i njeanshem. Plus qe ky vend ka dhe subjekte te tjera. Do ishte shume interesante qe te dihej psh sae ka buxhetin Akademia e Sheknva dhe institucionet shteterore te shkences. Psh Galeria e Artve e ka buxhetin 20.000 E ne vit, qe eshte me pak se kostoja e nje dasme. Ketu duken gjertw. jo tek Qokat per ekspozit qe jane shteterore dhe qe paguhen nga taksat tona (sic paguhet bienalja e venecias)
Nje lutje per Mero Bazen : Meqe Edvini mund t’ja degjoje fjalen ti beje te ditur se ESHTE KRYEMINISTER dhe jo SHEF KATEDRE NE AKADEMINE E ARTEVE ( ose drejtor i Galerise Kombetare).
Nje zili qe kryesisht buron nga mediokriteti dhe mos kultivimi.Nuk ju njof dhe nuk dua por ne dy fjali te shkruara kupton se cfare instiktesh ka dhe mendin se si njerzit nuk arijne te kontrollojne balancen midis vetes.A thua se jane vajza te plakura qe nuk kane bere kure dashuri (jo SEX ) sepse askush nuk eshte interesuar kure per te??????????
Kur te behen zgjedhjet e ardheshme,fol me VOTEN TENDE KUNDER!
Deri atehere e “VUME PRIFT,POR MOS T’IA RRUAJME MJEKRREN”!!!
keshtu asht kur ky popull budall voton per shqiptaret! shkojme e prezantohemi ne Londer me do njerez si ketu te na nuk i njeh kerkush!
Te ishte sa-leh berisha kryeminister,tjeter paraqitje do te kishim ba ne Londer.Nen tingujt e muzikes se bujar qamilit,sinan hoxhes,artjola toskes e me modelet tona te famshme ne te gjithe boten si jozefina,ciljeta,greta koci,adelina ismajli,bleona,jemin gjana,shkendije muja,dhe me ushqimet tona si bakllava,mish dashi,hashure,raki e turshi,dhe nen siglen e PD,atehere do e kishim tund Londren!
me ne fitojne te tane!